Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë, Leo Messi jep sinjalin që i tremb të gjithë

Postuar: 02/12/2019 - 22:54

Lionel Messi ngjitet sërish në çatinë e botës së futbollit duke fituar për të 6-tën herë.Paraqitje që u shpërblyen mbrëmjen e sotme, me Messin që fitoi garën më prestigjoze për futbollistë, "Topin e Artë", i cili akordohet nga "France Football" dhe FIFA.

Por edhe pse e bën për herë të gjashtë në karrierë, Messi nuk heq dorë nga ëndërra për të luajtur sa më shumë futboll. Pas tërheqjes së çmimit, Messi tha se e shijon çdo moment në fushë, edhe pse e di se koha e tërheqjes është afër.

"Do ta shijoj me familjen time. Nesër, ne do të duhet të përqëndrohemi përsëri në objektiva të tjerë. Tashmë jam i përqendruar në të ardhmen. Topi i gjashtë i Artë është një krenari e madhe, më jep shumë forcë për të vazhduar punën time. Është absolutisht e paimagjinueshme. E mbaj mend shumë mirë kur mora trofeun e parë të "Topit të Artë", por asnjëherë nuk jam ndalur të ëndërroj dhe të shijoj futboll si kur isha fëmijë. Shpresoj të kem më shumë vite për të shijuar, megjithëse jam i vetëdijshëm se sa i vjetër jam. Gjithçka ndodh shumë shpejt dhe e di që momenti i tërheqjes (pensionit) po afron," tha Messi. 

Në garën për këtë trofe, argjentinasi i Barcelonës la pas Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldon. Ndërkohë, Messi u bë i pari lojtar që fiton 6 herë këtë titull, duke lënë pas Cristiano Ronaldon me 5.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 05/12/2019 - 12:06

Racizmi është një nga problemet më të mëdha që ka futbolli në Itali dhe debatet kanë qenë të shumta si të ndalohet ky fenomen.

Postuar: 05/12/2019 - 07:24

Trajneri Karlo Ançeloti po kalon momente të vështira tek Napoli, megjithëse dje presidenti Aureli

Postuar: 05/12/2019 - 07:23

Lojtarët e përfaqësueses kuqezi po kalojnë momente të mira me ekipet e tyre në kampionatet e ndry

Postuar: 05/12/2019 - 07:21

Në fundjavë Teuta do të presë në Durrës skuadrën e Skënderbeut, në kryeduelin e javës së 14-të të

Postuar: 04/12/2019 - 22:47

Trajneri portugez Jose Mourinho ka provuar sonte humbjen e parë si trajner i Hotspur, duke

Postuar: 04/12/2019 - 22:12

Tani po zhvillohet ndeshja midis Junatid dhe Totenhemit në këto momente, e vlefshme për javën e 1

Postuar: 04/12/2019 - 17:57

Futbollistit të Teutës, Arbër Çyrbja i është dëmtuar rëndë banesa prej tërmetit, megjithatë ai ka