BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Sport

Fitore morali, kuqezinjtë mposhtin Kazakistanin, luajnë kreun e grupit me Bjellorusinë

Fitore morali, kuqezinjtë mposhtin Kazakistanin, luajnë kreun e grupit

Shqipëria mori tri pikë dje në përballjen e parafundit në grupin e katërt të Divizionit C në Ligën e Kombeve, duke iu afruar ndjeshëm objektivit final për marrjen e kreut të grupit në xhiron e fundit të ndeshjeve të kësaj faze. Kuqezinjtë e trajnerit Edi Reja triumfuan mbrëmë jo pa vështirësi ndaj Kazakistanit, me rezultatin 3-1, në një duel nervash, por edhe force, ku padyshim fitorja ishte e merituar dhe njëherësh me shumë vlera për ecurinë e skuadrës dhe objektivin e saj final. Mbetet që në ndeshjen e fundit në grup, atë ndaj Bjellorusisë, e cila do të luhet në të njëjtin stadium, të korret i njëjti sukses e Shqipëria ta përfundojë grupin në vend të parë. Që të ndodhë kjo duhet me patjetër fitorja ndaj “rusëve të bardhë”, sepse ata për momentin ndodhen në krye me 10 pikë, kurse Shqipëria renditet momentalisht e dyta me 8 pikë.

 Ndeshja

Trajneri Reja e nisi ndeshjen e djeshme kundër kazakëve me një formacion pikant 3-4-1-2, pra ngjeshje e mesfushës por me lojtarë të karakterit sulmues. Kjo dha efikasitet në pjesën e parë të takimit, pasi kuqezinjtë arritën shpejt të gjejnë dy herë rrjetën, duke flakur kështu tej tersin që i kishte ndjekur deri tani, pasi nuk shënonin prej tre takimesh. Sulmuesit kishin qenë në krizë, por me rikthimin e Cikalleshit si titullar duket se skuadra funksionon. Në shërbim të ekipit, trajneri veteran italian ktheu në mesfushë pas shumë kohësh vlonjatin Ledian Memushaj, lojtar i sprovuar në të dy fazat e lojës dhe me eksperiencë të madhe. Dhe futbollisti i Peskarës ia doli mbanë mirë të administronte, bashkë me veteranin tjetër, Abrashin, lojën dhe të ndihmonin së bashku fazën ofensive për të mbajtur epërsinë në lojë e rezultat ndaj kundërshtarit. Futja e veteranëve si Berisha, Gjimshiti, Abrashi, Veseli, Memushaj e Cikalleshi, u kombinua me të rinjtë Ismajli, Kallaku, Uzuni dhe Manaj. Pas disa përpjekjesh nga krahët, në të 16’, një krosim në zonë nga Memushaj u shfrytëzua me kokë nga Cikalleshi që shënoi golin e parë, i cili pati vlerë morale për grupin. Në minutën e 22-të, pas një rrëmuje në zonë dhe krijimin e një boshllëku, topi që përfundon tek këmbët e Ismajlit goditet nga ky i fundit topazi dhe saktë dhe rrjetë. 2-0 dhe ka qetësi. Por rinisja e lojës nga mesfusha tronditi ekipin tonë, pasi Abiken, me prekjen e parë, me një gjuajtje të saktë e të befasishme shënon eurogol, ndoshta më të bukurin në Ligën e Kombeve. Pjesa e parë mbyllet 2-1, por ekipi ynë vuan jo pak. Gjithsesi, në pjesën e dytë e administron epërsinë në rezultat, duke qenë më i kujdesshëm. Kazakët shfrytëzojnë kundërsulmin, kurse tanët teknikën. Në minutën e 63-të, Abrashi fiton me zgjuarsi penallti, e cila shndërrohet në gol nga Rei Manaj. Trajneri Reja ndërhyn në formacion, duke kthyer Hysajn në pozicionin natyral, angazhon Albi Dokën në vend të Uzunit dhe Gjasulën në vend të Kallakut. Ka saktësi në veprime dhe skuadra e ruajti deri në fund epërsinë, duke fituar me meritë 3-1 dhe duke siguruar një trepikësh që e mban në valle për objektivin final, që është vendi i parë në grup.

Bjellorusia mundi Lituaninë dhe mban kreun e renditjes

Bjellorusia arriti mbrëmë të fitonte ndaj Lituanisë, një kundërshtari direkt, me rezultatin 2-0, fitore që e ndihmoi ekipin bjellorus për të mbajtur kryesimin me 10 pikë në klasifikim, duke nxjerrë kështu jashtë loje përfundimisht lituanët që shpresonin gjithashtu për një vend të parë në grup. në këto rrethana, pas xhiros së parafundit, kreu i renditjes do të diskutohet midis Shqipërisë dhe Bjellorusisë. “Rusëve të bardhë” u duhet dhe një barazim që të realizojnë objektivin, kurse kuqezinjve u duhet medoemos fitorja për të marrë vendin e parë dhe që të ngjiten në Ligën B, e të kenë një shans nëpërmjet “play-off”-it për të shkuar në Europianin e vitit 2024. Problem për kuqezinjtë janë mungesat e shumta, sidomos në mesfushë, por tekniku Reja duket se i beson Qazim Laçit dhe Klaus Gjasulës për duelin e fundit ndaj bjellorusëve, pasi Abrashi, ky element që jep garanci, do të mungojë për shkak kartonësh.