Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Flamurtari dhe Kamza humbasin miqësoret në Antalia, turqit dalin të fortë

Postuar: 13/01/2018 - 10:01

Skuadrat tona të Kategorisë Superiore po vijojnë fazën përgatitore në Turqi, ku synojnë të rrisin kapacitetin e tyre fizik dhe tekniko-taktik, me objektiv përmirësimin e performancës së tyre gjatë pjesës së dytë të sezonit. Natyrisht, ndeshjet miqësore që zhvillohen në këtë periudhë ndihmojnë trajnerët e skuadrave tona të shohin nga afër gjendjen e futbollistëve dhe të marrin masat e duhura për të harmonizuar lojën në tërësi dhe të përzgjedhin grupet e duhura që do të përballojnë pjesën e sezonit në vazhdim. Ndërkohë, krahas Partizanit dhe Skënderbeut, dje luajtën duele miqësore edhe skuadrat e Flamurtarit dhe të Kamzës, por të dyja i humbën ndeshjet e tyre. Kështu, në testin e parë të zhvilluar në tokën turke, vlonjatët e drejtuar nga Shpëtim Duro humbën 1-0 përballë modestëve të Erzurumspor. Për skuadrën që militon në kategorinë e dytë turke, goli i fitores u realizua nga Osman Shahin në minutën e 81-të. Ekipi i Erzurumspor-it ishte i favorizuar në këtë sfidë mbi të gjitha nga fakti se kishin më tepër kohë që përgatiteshin dhe me miqësoren ndaj kuqezinjve i dhanë fund mini-fazës dimërore. Ndërkohë, te Flamurtari trajneri Duro i provoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion. Nga afrimet e merkatos së janarit, në formacionin titullar u aktivizua Nedeljkoviç, ndërsa i shumëprituri Muarem Muarem u aktivizua gjatë lojës. Miqësorja e radhës për vlonjatët do të jetë ajo përballë kazakëve të Aktobes. Humbje minimale pësoi edhe Kamza, në ndeshjen e luajtur përballë ekipit të Superligës turke, Alaniaspor. Miqësorja u vendos nga goli i realizuar nga Isak Sackey në minutën e 33-të. Pavarësisht zëvendësimeve dhe mundësisë së dhënë për disa lojtarë, ekipi i Ndreut provoi të barazonte shifrat, por nuk ia doli. Kjo ishte humbja e dytë për Kamzën në testet e zhvilluar në Antalia, pas disfatës 4-1 të pësuar në ndeshjen e parë përballë Gençlerbirliği./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 31

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 07:51

Shqiptari Xherdan Shaqiri rezultoi deciziv dje në fitoren e madhe të Liverpulit.

Postuar: 23/09/2018 - 07:49

Java e 5-të e Kategorisë Superiore kulmoi dje në mbrëmje me kryendeshjen e kësaj xhiroje, atë mid

Postuar: 23/09/2018 - 07:46

Mundja është një prej sporteve me taban në Shqipëri, një sport me traditë, me arritje dhe natyris

Postuar: 22/09/2018 - 18:55

Sot u zhvilluan disa nga ndeshjet e javës së gjashtë në kuadër të Premierligës angleze, ku Liverp

Postuar: 22/09/2018 - 18:08

Pas problemeve shëndetësore, trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson të cilin R

Postuar: 22/09/2018 - 17:45

 Parma udhëheq ndaj Cagliarit me rezultatin 2-0.

Postuar: 22/09/2018 - 17:23

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish portierit Armir Grima,