BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

Flamurtari kapet nga eksodi i radhës, Alla dhe Torasa përfundojnë në ligën e dytë kineze

Flamurtari kapet nga eksodi i radhës, Alla dhe Torasa përfundojnë

Në Vlorë klubi i Flamurtarit po zien. Shkak është eksodi që ka mbërthyer ekipin që nga ditët e para të janarit. Janë larguar shumica e lojtarëve titullarë dhe skuadrën po e mbajnë në këmbë të rinjtë. Kanë mbetur shumë pak futbollistë që janë cilësorë, ndërsa të huajt po “zhduken” dita-ditës, duke mos mbetur thuajse asgjë nga kualiteti i ditëve të para të sezonit. Shkak është bërë gjendja e rëndë financiare, me paga të padhëna (të paktën kështu pretendohet nga të larguarit, ku një pjesë si braziliani Danilo Alvesh etj, edhe pse e nisin me kuqezinjtë në Vlorë, kanë firmosur me skuadra të tjera dhe vijojnë karrierën gjetkë). Klubi pretendon se është në rregull, por pranohet gjerësisht se asgjë nuk po shkon si duhet në kampin vlonjat. Skuadra mori një fitore me vlerë në fundjavën që lamë pas kundër Skënderbeut, por kjo fitore erdhi ndaj një ekipi që është gjithashtu në krizë. Në këto rrethana, gjendja në kampin kuqezi mbetet e paqartë, sidomos pas dy largimeve të fundit nga mbrojtësi Albi Alla dhe mesfushori Agustin Torasa. Të dy lojtarët kanë lënë mesazh në rrjetet sociale që po tërhiqen nga klubi vlonjat për të vijuar karrierën në një vend të madh aziatik dhe bëhet fjalë për kampionatin kinez. Natyrisht, jo në ligën e parë kineze, por në kampionatin e ligës së dytë.

Situata dhe largimet

Sikurse raportohet nga burimet pranë klubit vlonjat, vazhdon “eksodi” i lojtarëve kryesore te Flamurtari për shkak të pagave të prapambetura. Pas Bushiçit dhe Danilo Alveshit, nga klubi vlonjat janë larguar edhe mbrojtësi Albi Alla e mesfushori Agustin Torrasa. Konfirmimi vjen nga vetë futbollistët në fjalë nëpërmjet postimeve në rrjetin social “Instagram”. “Që sot nuk do të jem më pjesë e Flamurtarit. Falënderoj çunat e ekipit për këto 6 muaj të kaluara në mënyrë të shkëlqyeshme së bashku. Një grup shumë i fortë që do e mbaj mend gjatë. Falënderoj drejtuesit e klubit për mirëkuptimin dhe presidentin Sinan Idrizi për mbështetjen e tij në lidhje që karriera ime futbollistike të ecë përpara dhe duke mos më krijuar asnjë lloj pengese. Do t’ju jem gjithnjë mirënjohës, qytetit të Vlorës dhe “Flotës”, shkruan mbrojtësi. Edhe Torasa ka falënderuar grupin e lojtarëve me një postim të shkurtër për aventurën e tij te Flamurtari. Dy futbollistët pritet që karrierën e tyre ta vazhdojnë në kampionatin kinez ku kanë pasur ofertë nga një skuadër e kategorisë së dytë. Janë dy largime me peshë nga Flamurtari që ndikojnë drejtpërdrejt në rënien e cilësisë së grupit. Sidomos Torasa ka qenë një futbollist lider në mesfushë, së bashku me Bathën, ku argjentinasi shquhej për inkursionet e tij sulmuese, si lojtar mjaft teknik dhe që bën diferencën. Largimi i tij dhe i mbrojtësit Alla hap probleme në qendër të mbrojtjes dhe kjo është mjaft e rëndë.

E ardhmja

Pas largimeve të fundit, ku dy kualitete nuk janë më pjesë e grupit, Flamurtari është në hall serioz. Skuadra nuk e ka më cilësinë me të cilën mund të bëjë diferencën. Edhe pse e nisi sezonin si pretendent për titull, Flamurtari ka gjasa që për pak javë të bjerë në zonën e ftohtë të renditjes, kiu të rivalizojë për mbijetesë. Largimi i lojtarëve kualitativë do të sjellë rënien e cilësisë dhe për pasojë mungesën e rezultateve të dëshiruara, gjë kjo evidente që në këtë moment, pasi ecuria e skuadrës në këto katër ndeshje të para të fazës së tretë, pra nga janar e deri më tani, ka qenë aspak pozitive. I gjendur në kuotën e 33 pikëve, po kaq sa Skënderbeu i vendit të pestë, Flamurtari ndihet për momentin në pozita të mira në mestabelë, pore nëse Tirana fiton dy ndeshjet e radhës atëherë vihet në rrezik dhe kalon në grupin e ekipeve që luftojnë për mbijetesë. 

Adriatik BALLA