Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Flamurtari mbyll merkaton me Erjon Vucaj

Flamurtari mbyll merkaton me Erjon Vucaj

Postuar: 13/08/2014 - 08:59

Merkato e Kategorisë Superiore ka hyrë në fazën e saj finale dhe klubet po nxitojnë të bëjnë blerjet e nevojshme brenda afati zyrtar që është data 31 gusht. Natyrisht kjo datë është afat përfundimtar për regjistrimin lojtarëve në federatë, por se klubet blerjet e tyre i konkretizojnë ditë më parë, për më tepër që kampionati kombëtar i Superligës këtë herë do të nisë në mesin e muajit gusht dhe klubeve u duhen përforcimet ende pa ardhur fundi i muajit. Pas ardhjes dhe prezantimit të brazilianit Gilberto, një sulmues cilësor e me potencial që i jep vlera skuadrës vlonjate të Flamurtarit për sezonin e ri, në Vlorë do të prezantohet edhe Erjon Vucaj, një nga futbollistët cilësorë të kampionatit tonë, që ka luajtur për disa vite me Laçin dhe ka spikatur si një lojtar me potencial të madh. Me ardhjen e Vucajt Flamurtari rrit vetvetiu shanset për titull, sidomos për të fituar Superkupën e Shqipërisë përballë Skënderbeut javën e ardhshme.
 
Lëvizja
 
Flamurtari bën goditjen e radhës, duke afruar në skuadër kapitenin e Laçit, Erjon Vucaj. Vlonjatët kanë arritur të afrojnë në gjirin e tyre një nga futbollistët më të mirë të kampionatit shqiptar në vitet e fundit, duke mbuluar në këtë mënyrë boshllëkun e lënë nga largimi i ish-kapitenit Hair Zeqiri në drejtim të Kukësit. Në këtë mënyrë kuqezinjtë kanë përmbushur dhe një dëshirë disa vjeçare të tyre, pasi emri i Vucajt me klubin e Flamurtarit është lakuar gjithmonë në periudhat e transferimeve. 23-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, termat financiarë të së cilës nuk bëhen të ditur, edhe pse mendohet që shkodrani të përfitojë dyfishin e shumës që merrte në sezon tek klubi kurbinas. Me bardhezinjtë e Laçit, Vucaj fitoi statusin e heroit dhe beniaminit të tifozerisë, duke qenë inspiruesi kryesor në arritjet historike të klubit, siç është fitimi i Kupës së Shqipërisë në 2013, por edhe sigurimi i pjesëmarrjes në Europa League dy sezone, falë pozicionimit në vendin e tretë në kampionat. Pas aventurës Europiane me Laçin, Vucaj tentoi kalimin në Poloni tek Ruch Chorzov, transferim që u sfumua në mënyrë të papritur vetëm pak përpara firmës në kontratë. Me afrimin e Vucajt, tashmë Flamurtari sistemon përfundimisht repartin e mesfushës, që ashtu si sezonin e kaluar mbetet arma më e fortë e tyre, duke pasur në përbërje emra si Telushi, Lena, Muzaka dhe Gilman Lika. Burime brenda klubit bëjnë të ditur se afrimi i Vucajt mbyll merkaton në hyrje, duke larguar çdo thashethem transferimi tek kuqezinjtë. Adriatik BALLA
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 24

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2018 - 11:31

Skuadra e Interit po kalon momente të mira këtë sezon në garat si brenda Italisë ashtu edhe ato europiane.Verën e ardhshme mendohet se klubi zikaltër do të  bëjë përforcime në portë.

Postuar: 23/10/2018 - 10:37

Cristiano Ronaldo doli dje në një konferencë për shtyp para mediave, ku foli për sfidën e ditës s

Postuar: 23/10/2018 - 07:37

 Lionel Messi pritet të jetë jashtë fushave rreth tri javë pasi ka thyer bërrylin gjatë ndes

Postuar: 23/10/2018 - 07:18

Ylli brazilian i Paris Saint Germain, Nejmar, mësohet se kishte kërkuar të rikthehej në Barcelonë

Postuar: 23/10/2018 - 07:17

Flamurtari mori një fitore të çmuar 1-0 mbrëmjen e djeshme në Vlorë përballë Tiranës, në një taki

Postuar: 22/10/2018 - 22:56

 Akuzat për përdhunim duket se nuk kanë ndikuar aspak në humorin e Cristiano Ronaldos.

Postuar: 22/10/2018 - 17:12

Neymar po përflitet shumë kohët e fundit për një rikthim te ish-skuadra e tij, Barcelona.Lid