Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Flamurtari mposht Vllazninë me rezultatin 2-0

Flamurtari mposht Vllazninë me rezultatin 2-0

Postuar: 20/09/2015 - 21:44

Flamurtari ka mundur ta mposhtë Vllazninë me rezultatin 2-0. Ndeshja nisi me Flamurtarin më agresiv.  Vlonjatët mundohen të ushtrojnë presion që në minutat e para, por pa mundur t’i afrohen portës. Pas minutës së 7, ritmi i lojës bie ndjeshëm deri në minutën e 18 ku vjen edhe goli që zhbllokon sfidën. Është Flamurtari që shënon me Bedi Grecën.
 
Krosim nga Ylli Hoxha në krahun e majtë, Chadadze e kontrollon në qendër të zonës dhe mundohet të krijojë hapësirën për të gjuajtur, aty pranë ndodhet Greca që nuk mendohet dy herë dhe godet duke e dërguar topin në rrjetë. Në avantazh vlonajtët dhe sfida bëhet më e bukur. 
 
Kuqezinjtë e Levit fillojnë të kërkojnë edhe golin e dytë duke qenë ata zotër të fushës. Në minutën e 42-të realizon sulmuesi Chadadze. Aksion i shpejtë i vlonjatëve dhe topi shkon në krahun e djathtë, Telushi përpiqet ta kontrollojë, por vjen me shpejtësi Idrizaj që e kroson drejt zonës, Chadadze gjendet krejtësisht i lirë në zonë dhe godet bukur me kokë duke e dërguar në rrjetë. Dyfishon rezultatin Flamurtari duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin 2-0.  
 
Në pjesën e dytë ka rënë një rrebesh shiu i madh. Ndeshja ka vijuar me disa raste sporadike, por se rezultati ka mbetur i pandryshuar. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 53

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2018 - 23:23

Shqipëria  u mund në një mënyrë katastrofike sot në shtëpi ndaj Skocisë, me shifrat 0-4, ndërsa në stadium sot ishte edhe ish-tekniku i Kombëtares, ganni De Biasi.

Postuar: 17/11/2018 - 22:58

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Eros Grezda, është shprehur shumë i zhgënjyer pas humbjes së the

Postuar: 17/11/2018 - 22:55

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, për Supersport deklaroi pas ndeshjes:

Postuar: 17/11/2018 - 22:33

Kombëtarja shqiptare mbrëmjen e sotme ka luajtur përballë Skocisë.

Postuar: 17/11/2018 - 22:16

Skocia po bën çfarë të dojë me mbrojtjen kuqezi ndërsa lojtarët shëtisin bluzat në fushën e lojës

Postuar: 17/11/2018 - 21:20

Sikur të mos mjaftonte goli që pësuam që në fillim, Shqipëria ngelet dhe me 10 lojtarë.

Postuar: 17/11/2018 - 21:03

Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare dhe ekipit të Tiranës, Indrit Fortuzi, u largua n