BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Flamurtari s’ka revolucion, Idrizi “bekon” grupin edhe për sezonin tjetër

Flamurtari s’ka revolucion, Idrizi “bekon” grupin edhe

Flamurtari është skuadra që ka zhgënjyer më shumë këtë sezon. Kjo pasi në verë dhe në dimër bëri blerje shumë cilësore në emra, por blerjet nuk dhanë efektin e tyre pozitiv. Sidomos blerjet e dimrit ishin të dështuara, pasi ai që konsiderohej edhe si blerja më e shtrenjtë, Muarem Muarem, ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm në ndeshjen e fundit kundër Teutës, por për muaj me radhë ishte në hije. Edhe blerjet e tjera nuk kanë dhënë efikasitetin e pritshëm, ndërsa zhgënjimi në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë solli dhe largimin e trajnerit Shpëtim Duro. Tashmë vlonjatët kanë vënë në krye të ekipit dyshen Behari-Ruci, të cilët duhet të konsolidojnë ekipin për këto javë të mbetura, për të bërë maksimumin dhe për të marrë pikë të mjaftueshme që ta ngjisnin skuadrën vlonjate në vendin e tretë, pozicioni i fundit që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Europës. Duke bërë një rezyme të ngjarjeve që kanë prekur klubin vlonjat muajt e fundit, por edhe pritshmëritë në këto javë të fundit të sezonit, mund të thuhet se kupa ka ikur nga duart e bashkë me të pas asaj përmbysjeje nga Skënderbeu dhe Shpëtim Duro nga stoli. Europa gjithsesi mbetet aty, objektiv për tu kapur nga Behari me stafin e tij, jo vetëm matematikisht, por i realizueshëm nëse skuadra ecën si duhet. Gjithsesi, sido që të shkojnë gjërat, ky është një sezon ku Flamurtari ka fituar diçka jo pak të rëndësishme: stabilitetin. Administratori Sinan Idrizi është i bindur, gëzon grupin e futbollistëve më korrektë në epokën e tij në drejtim të klubit, ndërsa shprehur dhe qëllimin për të nisur rinovimin e kontratave me fokus sezonin e ardhshëm. Baza do të ruhet, dhe për Flamurtarin është një lajm që merr kuptim të veçantë. Këto 4 vjet Sinan Idrizi ka shpenzuar si pak të tjerë në Superiore, Flamurtari i tij ka qenë i vetmi klub që ka ndërtuar dy skuadra në çdo sezon, një në verë dhe një në janar, emra pa fund futbollistësh e trajnerësh të afruar tanimë të mbuluar nga pluhuri i harresës, asnjë sukses pavarësisht milionave të investuara. Emëruesi i përbashkët i këtyre viteve të Idrizit është pikërisht ai i shpenzimeve të mëdha dhe mungesës së stabilitetit me shumë emra që kanë kaluar në skuadrën vlonjate pa mundur të lënë gjurmë. Këto 4 vite për Flamurtarin kanë qenë një histori e ngjashme me pëlhurën e Penelopës, gjithmonë viti zero, ky aktuali të paktën mund të konsiderohet baza për të ndërtuar të ardhmen, gjithmonë pa harruar që Europa është aty, 4 pikë larg, distancë plotësisht e rikuperueshme në 6 ndeshjet e mbetura. Kampionati ka ende gjashtë javë deri në përfundimin e tij, por enigma për titullin nuk ka, pasi Skënderbeut i duhet edhe një fitore në gjashtë takime të mbetura që të sigurojë matematikisht titullin kampion, gjë që mund ta sigurojë nga dueli i radhës me Kukësin këtë fundjavë. Dilema në të vërtetë ka vetëm për grupin e skuadrave që synojnë pjesëmarrjen në Ligën e Europës, si dhe atyre që luftojnë për mbijetesë. Në grupin e parë bëjnë pjesë Kukësi i vendit të dytë, Luftëtari i vendit të tretë, Partizani i vendit të katërt, Flamurtari i vendit të pestë dhe Laçi i vendit të gjashtë. Diferenca me pikë midis skuadrave të vendit të tretë dhe të gjashtë është vetëm 4 pikë dhe kjo e bën garën të paktën për vendin e tretë mjaft rivalizuese. Ndërsa vendi i dytë që mbahet nga Kukësi është më i shkëputur dhe verilindorët shihen më pramë këtij suksesi. Sa i takon grupit të mbijetesës, Lushnjën e rënë një kategori më poshtë do ta shoqërojë njëra prej tri skuadrave që rivalizojnë fort për të qëndruar në kategori. Është Kamza, Vllaznia dhe Teuta. Kamzalinjtë kanë 37 pikë, kurse Vllaznia e Teuta kanë nga 33 pikë. Duke pasur parasysh duelet direkte midis tyre, mund të thuhet se Kamza ka një kalendar më të vështirë dhe rrezikon, por edhe Teuta me Vllazninë janë në fije të perit./ Adriatik BALLA