BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Flamurtari thyen Tiranën dhe u bashkohet kryesuesve, Daja mund Memën

Flamurtari thyen Tiranën dhe u bashkohet kryesuesve, Daja mund Memën

Flamurtari mori një fitore të çmuar 1-0 mbrëmjen e djeshme në Vlorë përballë Tiranës, në një takim ku cilësia linte për të dëshiruar, ndërsa trepikëshi shkoi si “mrekulli” për vlonjatët pasi Tirana gaboi në një moment duke e dhuruar golin. Në të vërtetë, këtë ndeshje e dominoi Tirana me lojë dhe aksione sulmuese, por një gabim në mbrojtje në një moment shpërqendrimi bëri që skuadra të pësonte gol në pjesën e dytë dhe fitues të dilte Flamurtari me autor të golit Danilo Alvesh në minutën e 72-të. Kjo fitore e ngjit skuadrën vlonjate në kuotën e 14 pikëve, po kaq sa Teuta e vendit të 5-të. Kurse Tirana mbetet në vend të shtatë me 8 pikë, tashmë e pozicionuar në grupin e ekipeve të fundtabelës. Nga ana tjetër, dueli i mbrëmshëm në Vlorë ishte i veçantë pasi përballej trajneri Ilir Daja me ish-ndihmësin e tij Ardian Mema. Fitoi Daja, një duel shumë domethënës midis tyre, ku Mema i Tiranës i luajti të gjitha kartat por nuk ia doli ta nisë aventurën e tij të re në krye të bardhebluve me fitore.

Ndeshja

Përplasja e dy teknikëve “të njëjtë” bëri që dueli i djeshëm në Vlorë të startonte me skema të njëjtra taktike dhe njëherësh me përqendrim maksimal të grupeve, sidomos në fazën difensive, nxitur dhe nga përbërja e skuadrave dhe niveli jo shumë i kënaqshëm i futbollistëve në dispozicion. Tirana ishte në pjesën dërrmuese të kësaj ndeshje në sulm, kurse Flamurtari zgjodhi të luajë kundërsulmin. Në mungesë të sulmuesve të mirëfilltë, atyre që janë goleadorë, të dyja skuadrat përpiqeshin të gjenin skemën e duhur për të nxjerrë të lirë edhe mesfushorët, ose të përfitonin nga goditjet standarde. Në 20 minutat e para Tirana iu afrua tri herë golit, me Turtullin dhe Grecën, por goditja e tyre la për të dëshiruar. Vlonjatët e vizituan portën e Tiranës pas 23 minutash lojë, kur Bushiç përfitoi nga një gabim i Turtullit, dhe u shfaq i rrezikshëm në zonë, por gjuajtja e tij është e lehtë dhe Lika priti me qetësi. Pas këtij aksioni, Tirana dominon lojën për minuta të tëra, ku Hasani fillimisht, e më pas Greca dhe Asion Daja tentojnë të çojnë topin në rrjetë, por nuk kanë saktësinë e duhur e në ndonjë moment fati është me Flamurtarin që devijon në sekondën e fundit. Duhej të vinte minuta e 45-të që Flamurtari të shkonte dhe një herë në portën e kryeqytetasve, por pas një goditje këndi topi i gjuajtur nga Hyseni përfuindon jashtë kuadratit. Pjesa e parë mbyllet pa gola 0-0 dhe ata pak tifozë që u ndodhën në stadium u zhgënjyen tërësisht nga loja e Flamurtarit. Në pjesën e dytë ndeshja u balancua tërësisht, me një Tiranë që kishte më shumë përpjekje, por Flamurtari vijoi strategjinë e kundërsulmit që në këtë fraksion loje i dha fitoren. pas një rasti të mirë të Grecësz që shpërdoroi që në startin e pjesës së dytë, për 20 minutat në vijim Flamurtari dominoi mbajtjen e topit, duke e qarkulluar dendur atë dhe duke krijuar dy raste shënimi, por pa probleme për portierin Lika. Pas minutës së 65-të loja merr edhe karakter agresive me ndërhyrje të forta e të panevojshme, por edhe vonesën e lojës nga vendasit. Megjithatë, kulmi i ndeshjes do të vinte në minutën e 72-të, ku Flamurtari gjen golin e fitores. Pas një gabimi në prapavijën bardheblu, ku Tirana i “dhuron” topin ekipit mik, Hyseni shfaqet para Likës. Ky i fundit ndal mesfushorin, por topi shkon te Alvesh i cili gjuan me shpejtësi në portën e boshatisur dhe kalon ekipin e tij në avantazh. Në minutën e 77-të Tirana krijon rastin më të mirë, por gjuajtja e Dajës përfundon jashtë, duke zhgënjyer edhe shokët e skuadrës. Për minuta të tëra lojtarët e Flamurtarit vonojnë lojën në maksimum, duke u shembur në fushë e duke mos u ngritur pas çdo dyluftimi fizik. Për pasojë Tirana nuk mundi të organizohet dot, pavarësisht se trajneri Mema bëri disa zëvendësime për t’i dhënë përparësi fazës sulmuese. Si përfundim, fitoi Flamurtari 1-0, i cili i largohet krizës dhe i bashkohet grupit të skuadrave të kreut, kurse Tirana mbetet në vend të shtatë me 8 pikë të grumbulluara, pra më pak se një pikë për ndeshje, që do të thotë se me këtë ecuri është për mbijetesë e jo për trofe.

Adriatik BALLA