BREAKING NEWS

“Jo vetëm Rama”/ Gazetari plas deklaratën e bujshme: McGonigal ka takuar edhe politikanë të tjerë, mes tyre edhe...

“Jo vetëm Rama”/ Gazetari plas deklaratën e bujshme:
x
BREAKING NEWS

Luftë në kufi më Shqipërinë? Ish-kryeministri bullgar bën paralajmërimin e fortë dhe zbardh planin e presidentit rus: Putin po përgatit një konflikt të frikshëm në...

Luftë në kufi më Shqipërinë? Ish-kryeministri bullgar
x
BREAKING NEWS

"Është një kërcënim global"/ Ngrihet alarmi: Një ngjarje katastrofike do të godasë botën në 2 vjet

"Është një kërcënim global"/ Ngrihet alarmi:
x
BREAKING NEWS

“Ka surpriza”/ Gazetari plas deklaratën ‘bombë’: Rama nuk pritet më zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë

“Ka surpriza”/ Gazetari plas deklaratën
x
BREAKING NEWS

U prangosën për trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë, GJKKO konfirmon masat e sigurisë për 15 të arrestuarit. Zbardhet vendimi

U prangosën për trafik droge mes Shqipërisë dhe
x
BREAKING NEWS

Kërcënohet me jetë Artan Hoxha pasi nxori audio-përgjimin nga masakra e “21 janarit”, gazetari zbulon prova të reja, rëndohen pozitat e Sali Berishës

Kërcënohet me jetë Artan Hoxha pasi nxori audio-përgjimin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po e pret Ramën? Skandali ‘McGonigal’, zbulohet lëvizja e minutave të fundit nga grupi i Alibeajt (Foto)

Çfarë po e pret Ramën? Skandali ‘McGonigal’,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha kërkon të kthejë ’97, ja 4 dosjet që do çojnë pas hekurave të gjithë bandën që shkaktuan vrasje, vdekje dhe grabitje masive në Shqipëri

Sali Berisha kërkon të kthejë ’97, ja 4 dosjet që do
x

Sport

Flet pedagogu i sporteve në Vjenë, Dritan Baholli: Ky Botëror i jashtëzakonshëm në termat fizikë

Flet pedagogu i sporteve në Vjenë, Dritan Baholli: Ky Botëror i

Kupa e Botës në Katar ka mbyllur ndeshjet në grupe dhe në 1/8 e finales dhe janë përcaktuar 8 ekipet çerekfinaliste, por nuk kanë munguar edhe surprizat e mëdha, sikurse është eliminimi që në grupe i Gjermanisë dhe padyshim dalja jashtë e Spanjës nga Maroku. Për momentin, ekipet pretendente duket të jenë Franca, Anglia, Portugalia dhe Argjentina. Por deri në fund, “Katar-2022” mund të ketë surpriza të tjera të shumta. Duke analizuar këtë Botëror, pedagogu i Universitetit të Sporteve në Vjenë, Dritan Baholli, theksoi se nga ndeshjet e deritanishme janë konstatuar elementë të jashtëzakonshëm progresivë në përgatitjen fizike por edhe në disiplinimin taktik, duke i bërë elementët sportivë të këtij Botërori të pakrahasueshëm me të tjerët para tij. Për Bahollin ky element i përgatitjes fizike nuk është shfaqur vetëm në ekipet e traditës, por tek të gjitha skuadrat pjesëmarrëse, përfshi dhe ekipin më modest pjesëmarrës, Katari. Në këtë intervistë për gazetën “SOT”, Baholli analizon momentet kyçe të Kupës së Botës deri në këtë fazë dhe pritshmëritë rreth fituesit. Ai sheh Portugalinë si një skuadër mjaft të përgatitur dhe të aftë të fitojë Botërorin.

- Janë luajtur dy faza të Botërorit e për të shkuar deri në finale janë dhe dy faza të tjera, natyrisht vendimtare. Në pikëpamjen tuaj, si është paraqitur gara deri tani?

bërë një analizë të ndeshjeve, do të thoja analizë shkencore të lojës së këtij Botërori, për më tepër që deri në këtë moment janë luajtur 85% e ndeshjeve. Mund të them se është konstatuar një shpejtësi e paparë e lojtarëve në këtë aktivitetr, diçka krejt e veçantë e këtij Botërori. Këtë tregues e kishin të gjithë ekipet, përfshi dhe Katarin që u shfaq si skuadra më e dobët. Ekipi më i dobët i kishte elementët e shpejtësisë deri në 32 km/h, që është jashtëzakonisht mirë dhe progresive. Këtë element e patën në shkallë sipërore jo vetëm ekipet e mëdha e të traditës, por siç thamë edhe ekipet relativisht më të dobëta si Katari, Ekuadori, Arabia Saudite. Shpejtësia e elementëve në këto skuadra shkoi 32, 33 e deri në 35 km/h. Ne dimë që Mbape është një lojtar mjaft i shpejtë dhe që e ka të lartë këtë tregues, por me shpejtësinë e tij në këtë Botëror u paraqitën shumë lojtarë të ekipeve të lartpërmendura, duke e bërë Botërorin mjaft interesant për ata që analizojnë përgatitjen fizike.

-Futbolli është sport mjaft dinamik dhe me të papritura, ku përgatitja fizike gërshetohet me teknikën e taktikën. Trajnerët shpesh aplikojnë strategji me lojën sa në qendër aq dhe në krah. Si u paraqitën këta elementë?

- Po, keni shumë të drejtë, por edhe këta elementë të organizimit të lojës ishin në shkallën më të lartë. Lojtarët e krahut këtë herë ishin në qendër të vëmendjes, për cilësinë dhe rolin e tyre. Unë s’kam parë ndonjëherë lojtarë kaq të shpejtë në krah, në asnjë Botëror të mëparshëm. Ishin fasho të shpejtë dhe të fortë. Por edhe qendrat ishin shumë lart këtë herë, gjë që dukej me sulmin me 4-5 lojtarë në boks (brenda zonës). E thënë ndryshe, ky Botëror në shumë elementë fizikë e tekniko-taktikë ishte shumë më i avancuar se kampionatet e mëparshme.

- A ka ndonjë skuadër që të ka lënë përshtypje?

 Nga analiza juaj, kë do të evidentonit? - Portugalia më ka mahnitur, ajo po i kalon limitet. Unë mund të them se me këtë fuqi fizike që ka a do të mund t’i përballojë Brazili dhe skuadrat e tjera. Një skuadër e furishme, me elementë të nivelit shumë të lartë si në përgatitjen fizike ashtu dhe teknike.

 - Ju niseni nga fitorja e fundit e saj me Zvicrën…

- Jo, aspak, e shoh në tërësi. Ne në universitet e kemi analizuar atë, lojën e saj, dhe na del që Portugalia është shumë lart në parametrat sportivë. Të dy fazat e lojës së saj funksionojnë shkëlqyeshëm. Kurse për Zvicrën mund të them se i ndodhi një “black out”. Kjo ndodhi kur rezultati shkoi në 3-0, ku praktikisht ajo ishte e “fikur” në fushë. Ndoshta Zvicra nuk e meritonte këtë, për nivelin që ka, por fajin e humbjes e mori trajneri Jakin, i cili luajti me 3 mbrojtës, diçka e gabuar kur përballë ke Portugalinë. Domethënë, strategjia që zgjodhi Zvicra ishte e gabuar dhe këtë e pranoi vetë trajneri, që mori edhe përgjegjësinë e humbjes dhe të eliminimit.

 -A nuk është Spanja zhgënjimi më i madh i këtij Botërori? Të imagjinosh këtë skuadër që luan një futboll mjaft teknik e të shpejtë të humbasë në këtë fazë të kampionatit?

- Spanja është një skuadër e madhe, por unë zhgënjimin e saj e shoh tek trajneri Luis Enrike. Pse e them këtë? Nisem nga prepotenca e tij, mendjemadhësia. Një trajner nuk mund të tregohet kaq arrogant, duke e besuar lojën e Spanjës vetëm tek të rinjtë. Në fakt, të rinjtë kanë vlerë, por duhen dhe lojtarët me përvojë. Po ju jap një shembull, Pepe i Portugalisë, eksperienca dhe qartësia e tij po e ndihmon ekipin portugez në repartin e mbrojtjes. Edhe tek Brazili Dani Alvesh, Silva e të tjerë. Gërshetimi i të rinjve me veteranët ka shumë rëndësi. Trajneri i Spanjës me arrogancë e neglizhoi këtë element.

 -Edhe Gjermania ishte zhgënjim në këtë Botëror, çfarë po ndodh me gjermanët?

- Eliminimi i saj nuk ishte kaq i papritur, pasi skuadra gjermane u shfaq pa strukturë në këtë Botëror. Nuk them se Gjermania s’ka talente, përkundrazi, ata kanë talente, por Gjermania u shfaq në këtë Botëror me një mbrojtje të shthurur. Kanë talente por ata nuk janë vendosur në një strukturë funksionale dhe Gjermania po kalon një rrezik të madh. Ajo synon të tregohet një skuadër që di të japë spektakël, falë talenteve që ka, por është shumë larg për ta bërë këtë spektakël. E njëjta gjë ndoshta vlen dhe për Belgjikën, e cila u shfaq mendjemadhe dhe u eliminua prej kësaj mendjemadhësie.

 - Cila skuadër do ta fitojë këtë Botëror? Cilën shihni favorite absolute?

- Unë jam me Portugalinë, në sensin e asaj çfarë kam parë dhe analizuar deri tani. Në pikëpamjen time është ekipi më kompakt në të gjitha repartet. Natyrisht nuk është pretendentja e vetme, pasi në lojë është dhe Franca e të tjerat, por portugezët kanë shpejtësi dhe kualitet që i sigurojnë harmoni dhe pretendime. E shoh si një skuadër që mund të marrë realisht titullin botëror.

- Duhet thënë se ky Botëror ka pasur mjaft të veçanta, një ndër to edhe mungesa e individëve që spikasin, sepse Botërorët e mëparshëm kishin një Maradona, një Ronaldo (fenomeni), një Zidan etj, në këtë Botëror ka rënë miti i individëve, apo jo? Ndoshta Mesi është përjashtim tek Argjentina...

- Po, e drejtë, nuk është Botëror individësh, edhe pse në shumë skuadra ata kanë peshën e tyre. Ky është Botërori i skuadrave që kanë forcë grupi. Shihni Marokun, i fortë dhe i disiplinuar. Luajti me një 4-4-2 fantastik që e ruajti me fanatizëm gjatë gjithë ndeshjes dhe ia doli të kualifikohet. I bëri ballë Spanjës, kur dihet që Spanja, me atë lojë që bën, të nxjerr nga rreshtimi taktik pasi bën lojë me pasime të shpejta e të sakta. Por Maroku i rezistoi dhe këtu merr vlerë që grupi është mbi individët e mbi kualitetet. Sa i takon Argjentinës, edhe ajo mirë është paraqitur, kuptohet Mesi ka shumë ndikim në grupin e saj, por vetë Argjentina ka luajtur si grup.

 - Në këtë Botëror po shohim shumë minuta shtesë, diçka e panjohur më parë…

- Është një tjetër element i veçantë i këtij Botërori. Për mua surprizë janë elementët e shpejtësisë, por në këtë Botëror nuk janë 90 minuta lojë, por 100 minuta. Sa i takon VAR-it ka shfaqur shumë defekte, nxori jashtë Uruguajin, por edhe në këtë drejtim ka vend për të diskutuar.

- A ka ndonjë element të ri që të ka mbetur në mendje në këtë Botëror?

-Musiala është një prej talenteve më të mëdha nga grupi i të rinjve, me siguri që në të ardhmen do të jetë një lojtar si Mesi, Ronaldo e Mbape, në këto nivele qëndron. Ai lojtar nuk i përmbahet skemës dhe jam i sigurt se do të sjellë ndryshimin në vitet në vijim. Atë që kanë bërë të mëdhenjtë do t’i bëjë edhe ai.

 - Ju keni një emër tani në fushën sportive akademike në Austri, ku keni dhënë mendimet dhe skemat tuaja sa i takon përgatitjes fizike. Në Austri ju njihni dhe lojtarët shqiptarë që aktivizohen herë pas here atje. A kemi ndonjë element shqiptar për momentin në akademitë e klubeve austriake?

- Mund të përmend një emër tani për tani. Është djali i Igli Tares, i cili stërvitet me Rapidin e Vjenës. Është sulmues U-19, por me pritshmëri shumë të mëdha, sepse ka elementë mjaft të spikatur. Së shpejti do ta shohim me ekipin e parë të Rapidit. Nuk i di projektet e së ardhmes të këtij djaloshi, por një sulmues që të marrë formën e duhur përgatitore dhe të ruajë stabilitet duhet të shkojë 22 ose 23 vjeç. Unë mendoj se do të bëhet lojtar shumë i  mirë dhe për të ka interesim në rritje.