Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Flet prurja e re e Kombëtares, Kamberi: Hoqa dorë prej Kosovës e Zvicrës për Shqipërinë

Postuar: 13/11/2019 - 07:22

Kombëtarja është grumbulluar dhe po vijon përgatitjet për ndeshjet e fundit në grupin H eliminator të Euro-2020, pikërisht ndaj Andorrës dhe Francës, takime që vlejnë jo vetëm për një përmbyllje sa më dinjitoze të këtyre kualifikueseve, or njëherësh për të lakmuar vendin e tretë në grupin H, pozicion që momentalisht e mban Islanda, por ishullorët kanë një pengesë të fortë në sfidën e radhës, Turqinë. Ndërkohë, në kuadër të duelit të radhës, në konferencën e zakonshme për shtyp që organizoi përfaqësuesja, para gazetarëve u paraqitën dy futbollistë të rinj, konkretisht mbrojtësi Hysen Memolla, si dhe sulmuesi i ftuar për herë të parë, Florian Kamberi, i cili ka pasur një progres të madh me skuadrën e tij, Hibernian, në Skoci, por në të njëjtën kohë është futbollist me pritshmëri të mëdha dhe në ekipin kombëtar. Ai foli për grumbullimin, trajnerin Reja dhe skemat e tij taktike, si dhe për vendosmërinë që kishte treguar për të zgjedhur ftesën e Shqipërisë para asaj të Kosovës dhe të Zvicrës, në një kohë që kërkohej nga tri federata. Për Kamberin, është e pafalshme të refuzosh ngjyrat kuqezi, kështu që ai ndihet krenar për zgjedhjen që ka bërë dhe uron të jetë në fokus të trajnerit për të marrë sa më shumë minuta në sfidat e ardhshme. Janë vetë mediat sportive në Shqipëri, Kosovë dhe Zvicër, që e cilësojnë Florian Kamberin si risi të Kombëtares Shqiptare për grumbullimin për ndeshjet e fundit eliminatore të Euro 2020-ës, ndaj Andorrës dhe Francës. Sulmuesi që luan për Hibernian në Skoci, zgjodhi të përfaqësojë pra kuqezinjtë, para Zvicrës dhe Kosovës, ndërsa në konferencën e djeshme për shtyp të ditës së djeshme tregoi edhe arsyet e këtij vendimi. “Çunat më kanë pritur shumë mirë dhe seancat stërvitore kanë shkuar vërtetë mirë. Kuptohem mirë me të gjithë dhe më kanë qëndruar pranë e mbajtur afër. Kam pasur kontakte me Shqipërinë, Kosovën dhe Zvicrën, por kuqezinjtë janë treguar më të interesuar dhe e kam pasur të lehtë që të zgjedh ata”, u shpreh Kamberi. Më pas ai sqaroi situatën me ftesat që i kishin bërë Kosova dhe Zvicra dhe se si i kishte refuzuar federatat e tyre, por këtë ai e lidhi me faktin se Shqipëria kishte bërë ftesë e para. “Unë e pata sqaruar që në fillim, se pikë së pari dua që të stabilizohem në një klub dhe pastaj do zgjedh, ndonëse isha i hapur për të tre opsionet. Pasi kalova një vit te Hibernian, pashë që Shqipëria u interesua më shumë dhe vendosa të zgjedh kuqezinjtë”, shtoi ai. Më pas Kamberi tregon për gjendjen sportive dhe mundësinë e aktivizimit, si dhe përshtatjen me skemat e trajnerit Edi reja dhe specifikisht me modulin taktik 3-5-2 që trajneri veteran italian i qëndron besnik. “Jam gati dhe në formë mjaft të mirë. Shpresoj të luaj në këto takime. Me dokumentet merren njerëz të tjerë, unë përgjigjem vetëm në fushë dhe jam në formë. Nuk kam folur akoma me Rejën dhe do ta bëj këtë më vonë, por ai luan me 3-5-2 dhe unë ndihem më mirë me skemën me dy sulmues përpara”, përfundoi në qëndrimet e tij sulmuesi më i ri në Kombëtare, Florian Kamberi. Nuk është i pari nën drejtimin e Rejës që vjen në Kombëtare. Edhe pse me një ritëm të zbutur, tekniku 74-vjeçar ka sjellë shumë të rinj në grup, duke u besuar sidomos atyre që përshtaten mirë me skemën e tij taktike dhe pëlqehen nga grupi për kreativitetin në lojë dhe dy të tillë janë Keidi Bare dhe Klaus Gjasula, pa harruar edhe veprimet në rritje në fazën ofensive të lushnjarit Rei Manaj. Padyshim, Ndoji, Kumbulla, e ndonjë tjetër të ardhur muajt e fundit janë dëshmi se trajneri po punon fort që të kompletojë grupin e lojtarëve që do t’i duhen për eliminatoret e ardhshme. Këto lëvizje të teknikut italian janë dëshmi që ai ka arritur me presidentin e FSHF-së Armand Duka marrëveshje për zgjatjen e kontratës. Dhe akordi paraprak është arritur në parim, gjë që është pranuar nga palët, por mbetet që të mbyllen ndeshjet eliminatore që të vendosen për kushtet financiare dhe zgjatjen e kontratës. Padyshim, Reja kërkon rezultat maksimal në këto dy ndeshje që të ketë “gojë” të rrisë kërkesat financiare, gjë që është momenti i duhur për ta bërë. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 23:36

Lazio ka arritur të mposhtë me përmbysje skuadrën e Juventusit.

Postuar: 07/12/2019 - 17:13

Totenhemi është duke luajtur ndaj Bërnleit në shtëpi e vlefshme për xhiron e 16-të në Premier Lig

Postuar: 07/12/2019 - 07:22

Trajneri i Juventusit Mauricio Sarri, në një dalje për mediat ditën e djeshme tha për gazetarët s

Postuar: 07/12/2019 - 07:20

Partizani do të luajë këtë javë në Ballsh, përballë Bylisit, duke pasur objektiv trepikëshin që d

Postuar: 07/12/2019 - 07:18

Kombëtarja nuk i realizoi objektivat e saj në kualifikueset e Kampionatit Europian të vitit 2020,

Postuar: 06/12/2019 - 23:28

28-vjeçari elbasanas Armando Sadiku i ka dhënë fitoren skuadrës së tij me dopietën e reali

Postuar: 06/12/2019 - 23:19

Sulmuesi Vedat Muriqi u ngjit në krye të renditjes së golashënuesve në kampionatin turk, pasi s