BREAKING NEWS

Ja se si nobelisti Montagnier po hedh në erë Big Farmën dhe po zbardh veprimet kriminale me covid 19

Ja se si nobelisti Montagnier  po hedh në erë Big Farmën dhe  po
x

Sport

Flet Zidane: Eliminimi i Realit në kupë i dhimbshëm, por jo i turpshëm

Flet Zidane: Eliminimi i Realit në kupë i dhimbshëm, por jo i

Reali i Madridit mbetet një nga klubet më të mira në botë dhe nuk është rastësi që ka fituar 13 tituj të UEFA Champions League, më shumë se çdo skuadër tjetër. Por ndodh shpesh që edhe Reali zhgënjen, sikurse ndodhi ditët e fundit me eliminim nga kupa. Por tekniku francez, Zinedine Zidane, nuk e bën dramë eliminimin e Real Madrid nga raundi i 1/8-ave i Kupës së Mbretit nga skuadra e kategorisë së tretë Alkojano që edhe pse me 10 lojtarë mposhti me rezultatin 2-1 “Los Blancos” pas kohës shtesë. Në intervistën pas ndeshjes numri 1 i stolit të Realit e cilësoi si të dhimbshëm këtë eliminim por jo të turpshëm, pasi në futboll ka shumë të papritura dhe shumë surpriza. Zidane dha një përgjigje edhe në lidhje me besimin që kanë futbollistët e tij tek ai. “Të gjitha humbje janë të dhimbshme. Sa mua dhe as lojtarëve nuk na pëlqen humbja. Po luanim kundër një skuadre të Segunda B dhe duhet të kishim fituar, por ky nuk është një turp. Mund të ndodhë. Janë gjëra që ndodhin në karrierën e një lojtari. Është e vështirë, por ne nuk do të çmendemi. Do mundohemi të punojmë më shumë. Unë jam trajneri i ekipit dhe përgjegjësia është e imja. Do e pranoj. Ajo që duhet të ndodhë, do të ndodhë. U përpoqëm dhe mendoj se lojtarët dhanë gjithçka në fushë. Kishim raste shënimi dhe nuk i shënuam e ndodhi ajo që ndodhi. Në futboll duhet të shënosh. Portieri i tyre bëri disa pritje dhe u duk sikur goli i dytë s’donte të hynte. Është moment i vështirë, jemi jashtë Kupës së Mbretit, por lojtarët u përpoqën. A kanë besim te mua lojtarët? Mendoj se po. Pyesni ata. Kemi bërë gjëra të mira, edhe pse më pak kohët e fundit. Tani të mendojmë për La Liga dhe Champions League”, përfundoi Zidane. Skuadra që e eliminoi Real Madridi ka buxhet prej vetëm 700 mijë eurosh. Alkojano – skuadra e kategorisë së tretë – e cila shkaktoi tronditje duke e eliminuar Real Madridin nga Kupa e Mbretit, ka buxhet më të vogël se një milion euro. Edhe një mrekulli tjetër ndodhi në Kupën e Mbretit këtë sezon, këtë herë në Alkoj, njërin prej zonave të goditura më së rëndi nga koronavirusi në provincën Alicate në juglindje të Spanjës. Të mërkurën në mbrëmje, Alkojano – i cili bën pjesë në Segunda B – edhe pse me 10 lojtarë në fushë dhe me një buxhet prej vetëm 700.000 eurosh, e eliminoi Real Madridin dhe e arriti çerekfinalen në Kupën e Mbretit. Pavarësisht se Juanan e shënoi golin e triumfit të paimagjinueshëm në kohën shtesë, kur skuadra e tij kishte mbetur me një lojtar më pak në fushë, ishte dikush tjetër që mori vëmendjen dhe shkëlqeu. Jose Juan, portieri 41-vjeçari, i cili përkundër moshës e bëri paraqitjen e jetës me pritjet e tij madhështore. Real Madridi i hodhi në fushë yjet si Karim Benzema, Eden Hazard, Toni Kros, Asensio, Kasemiro dhe të tjerë, por prapëseprapë s’i mjaftoi për ta ndalur Alkojanon. Këngët e kënduara në zhveshtore pas ndeshjes u dëgjuan jashtë stadiumit dhe e mërkura e 20 janarit 2021, është një natë që ky klub nuk do ta harrojë kurrë.