Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Floreninto Perez lëshon "bombën": Cristiano Ronaldo do kthehet në Madrid

Postuar: 25/09/2018 - 17:47

“Cristiano Ronaldo do të kthehet një ditë në Madrid”.Është kjo deklarata e Florentino Pérez dhënë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA, zhvilluar mbrëmjen e së hënës. I pyetur nga gazetarët, presidenti i “Los Blancos” ka lartësuar figurën e portugezit dhe ka vlerësuar kontributin e tij dhënë për këtë ekip për nëntë vite me radhë. Madje Perez ka shkuar deri aty sa e ka krahasuar me një nga figurat më të rëndësishme të klubit, siç është Alfredo Di Stéfano, duke hedhur poshtë të gjitha dyshimet për një hatërmbetje të mundshme mes tyre.

“Nëse Ronaldo do të ishte këtu do t’i kisha dhënë atij një përqafim. Ne jemi krenar që e kemi pasur në skuadër, ai është pasuesi i denjë i Di Stefano. Një ditë do të rikthehet në Real”, u shpreh Pérez.

Cristiano Ronaldo u largua nga Madrid këtë verë drejt Juventus. Fituesi i katër herë i titullit të Champions League është golashënuesi më i mirë në historinë e “Los Blancos”, ku në 292 ndeshje të luajtura ka shënuar 311 gola. Ai u largua nga klubi madrilen në kërkim të një aventure të re drejt Juventusit për 112 milion euro.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 23:12

Më në fund, trefeu i Kupës Libertadores ka njohur sot zyrtarisht fituesin.

River Plate ka mposhtur 3-1 në "Santiago Bernabeu" Boca Juniorsin duke u shpallur fitues i këtij turneu madhështor.

Postuar: 09/12/2018 - 22:17

Në “Santiago Bernabeu” po zhvillohet “Superclassico” në finalen e dytë me

Postuar: 09/12/2018 - 21:31

Po luhet në Bernabeu finalja e Copa Libertadores.

Postuar: 09/12/2018 - 09:33

Sonte në mbrëmje në orën 20:30 luhet finalja e Kupës Libertadores mes River Plate dhe Boca Junior

Postuar: 09/12/2018 - 07:25

 Në kuadër të javës së 16-të të Premier League në Angli, Çelsi i trajnerit Mauricio Sarri ar

Postuar: 09/12/2018 - 07:23

Partizani u frenua dje në Durrës nga Teuta, në një barazim 1-1, në një takim ku pavarësisht terre

Postuar: 09/12/2018 - 07:20

Atletika Shqiptare ka kaluar peripecitë e saj, me shumë sfida dhe pengesa, por ajo mbetet ende nj