BREAKING NEWS

VIDEO/ Banorët në rrezik? Artan Hoxha plas deklatratën ‘bombë’: Kompania që ka dhënë ekskluzivitetin kërkoi mbylljen e ‘Big Brother VIP’

VIDEO/ Banorët në rrezik? Artan Hoxha plas deklatratën
x
BREAKING NEWS

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113
x
BREAKING NEWS

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e
x

Sport

Florent Hasanaj zbulimi i sezonit, sulmuesi i Tiranës favorit për “Këpucën e Artë”

Florent Hasanaj zbulimi i sezonit, sulmuesi i Tiranës favorit për

Tirana dhe Partizani shfaqen si dy skuadrat favorite për të fituar titullin kampion këtë vit në Kategorinë Superiore. Natyrisht që në lojë janë edhe Vllaznia, Egnatia dhe Erzeni, por dy kryeqytetaset kanë grupin, staturën në tërësi të ekipeve të qëndrueshme për të arritur tek objektivi madhor sezonal. Përtej kësaj, tek Tirana ka dhe lojtarë me ambicie të veçanta e një prej tyre është kosovari Florent Hasani, i cili ka objektiv që krahas titullit kampion me skuadrën e tij të fitojë edhe “Këpucën e Artë”. Nuk do të jetë e lehtë, por dygolëshi që shënoi së fundmi në kampionat kundër Laçit dëshmon se ai ka bërë diferencën dhe pret ta thellojë epërsinë e krijuar e që ta fitojë çmimin e goleadorit më të mirë.

Statistikat e Hasanit

Sulmuesi Florent Hasani shënoi dy gola në ndeshjen e fundit ndaj Laçit, duke i hapur udhë suksesit të kampionëve, të cilët triumfuan 3-2 ndaj kurbinasve. Ky ishte dygolëshi i dytë për 25-vjeçarin dardan, i cili ka arritur në kuotën e 11 golave në Superiore gjate këtij edicioni. Hasani është shënuesi më i mirë i kampionatit, teksa ka barazuar ish-shokun e skuadrës Redon Xhixhën. Ai kaloi edhe ish-sulmuesin e Partizanit Xhuljano Skuka që para se të largohej në janar nga Superiorja kishte shënuar 10 gola. Futbollisti i lindur në Vushtrri, tani synon që të fitojë dhe “Këpucën e Artë”. Pas tij, pa përfshirë Xhixhën dhe Skukën, ndodhet Patrik Nonato i Erzenit me 9 gola. Më pas vijnë Duamena i Egnatias, Kahrimanoviç i Erzenit dhe Kallaku i Teutës me nga 7 gola. Hasani është kthyer në pikë referimi për Tiranën. Bardheblutë mbajnë vendin e parë në kampionat me 43 pikë, ndjekur nga Partizani me dy pikë më pak. Vendi i tretë ndahet mes Vllaznisë me Egnatias (37).

Përgatitjet e Tiranës në kupë dhe në kampionat

Ndërkohë, Tirana vijon përgatitjet për ndeshjet si në kupë dhe në kampionat. Fillimisht do të luhet dueli në Kupën e Shqipërisë, ku Tirana e ka hedhur thuajse një hap të sigurt përpara nga takimi i parë, por kujdesi duhet gjithsesi, ndërsa në fundjavë do të përballet me Bylisin, në kuadër të javës së 26-të. Bylis është në pozitë të vështirë dhe ka premtuar se do të luajë të gjithë potencialin e tij në këtë ndeshje. Në fakt, Bylisi fill pas sfidës në Kukës nuk ka bërë pushim, por tërë grupi ka udhëtuar direkt drejt Ballshit, ku edhe menjëherë të shtunën kanë zbritur në fushën e stërvitjes dhe kanë nisur përgatitjet për një tjetër betejë shumë delikate, pasi në Ballsh do të jetë mysafire skuadra e Tiranës. Mallakastriotët në këtë ndeshje, ndryshe nga takimet e tjera, do të jenë më të plotë për faktin se nuk kanë lojtarë të pezulluar apo dhe të dëmtuar ashtu si në Kukës apo dhe 3-4 takimet paraardhëse. Xhoele Maçolli është i pezulluar, ndërsa Kote po shkon drejt rikuperimit. Në klub ende nuk e kanë marrë një vendim nëse do ta paguajnë dhe ta konvertojnë me shumë monetare, pasi Maçolli ka edhe një ndeshje pezullim pas incidentit që ndodhi në ndeshjen me Erzenin dy javë më parë në Ballsh. Gjithsesi, Tirana mbetet favorite për ndeshjen e radhës në kampionat.