Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Formacioni i shekullit XXI, dominon Barcelona

Postuar: 21/11/2017 - 07:49

Gjashtë lojtarë të Barcelonës dhe tre të Realit të Madridit janë përfshirë në 11-shen më të mirë të shekullit të 21-të. UEFA ka zbuluar formacionin më të mirë këtyre 17 viteve të fundit në futboll dhe ndër të përzedhurit e tifozëve të cilët me votat e tyre kanë zgjedhur 11-shen më të mirë, spikasin Barcelona dhe Reali i Madridit, me ekipin blaugrana që bën ligjin me plot 6 lojtarë. Në portë është zgjedhur Iker Kasijas për atë çfarë ka dhënë me Realin e Madridit pasi aktualisht gardiani spanjoll është pjesë e Portos. Mbrojtja përbëhet nga ish-kapiteni i Bajernit, Filip Lahm, ish-qëndërmbrojtësi i Barcelonës Karles Pujol por edhe nga dy më të mirët e momentit në pozicionet e tyre, Gerard Pike dhe Serxhio Ramos. Kabina e regjisë në mesfushë i përket një ish-katalanasi, pikërisht Ksavi Hernandezit, i mbështetur mbështetur nga Andres Iniesta dhe Stiven Xherard. Në sulm përkrah Mesit dhe Ronaldos, fansat që kanë marrë pjesë në votim kanë preferuar edhe francezin Thierry Henri, i cili më shumë sesa për paraqitjet e tij me Barcelonën, është vlerësuar për periudhën fantastike të karrierës së tij me Arsenalin. Pra, jashtë dy emrave të mëdhenj të futbollit spanjoll, janë përfshirë vetëm dy lojtarë, mesfushori Xheard i Liverpulit dhe sulmuesi francez Tierri Henri i Arsenalit. Në fakt, përzgjedhja ka shkaktuar debate, pasi janë jashtë listës lojtartë si Pirlo, Zidane, Ronaldinjo etj, që të gjithë lojtarë klasi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 22

Lajme nga e njejta kategori

Shorti i Europa League: Milan-Arsenal, finalja e parakohshme…

Postuar: 23/02/2018 - 15:45

Është hedhur sot në Lyon të Francës shorti për 1/8-t e finaleve të Europa League, në qytetin ku do të luhet edhe finalja e këtij edicioni të “kupës së vogël”.
Bilbao, një polic i vdekur dhe përplasje të përgjakshme mes tifozëve të Athletico-s dhe Spartak Moska

Postuar: 23/02/2018 - 15:41

Qyteti i Bilbaos ishte dje skena e një përleshje të ashpër mes tifozëve të Athletico Bilbao-s dhe Spartak Mosca.
 

Postuar: 23/02/2018 - 09:01

Mauro Ikardi do të largohet në verë nga Interi dhe besohet se Paris Saint Germain dhe Reali i Madridit janë në garë për shërbimet e tij.

Postuar: 23/02/2018 - 08:58

Skënderbeu do të presë të shtunën Partizanin, në kuadër të javës së 21-të të Kategorisë Superiore, një ndeshje që konsiderohet edhe si vendimtare për Partizanin dhe objektivat e

Postuar: 23/02/2018 - 08:54

Mërgim Mavraj është mbrojtësi kryesor i kombëtares tonë dhe pas tërheqjes së Lorik Canës nga futbolli i luajtur, ai është shndërruar në pikën referuese në qendër të mbrojtjes, d

Postuar: 22/02/2018 - 22:12

Pasi trajneri i Vllaznisë, Ernes Gjoka, u sulmua me thikë nga një person me kapuç, ka reaguar edhe klubi i Partizanit.

Postuar: 22/02/2018 - 21:05

Trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka, ka dhënë dëshminë e tij në polici në lidhej me ngjarjen.