Foto e postuar e faqes së Champions League në Facebook zbulon shortin e çerekfinaleve përpara se të hidhej

Postuar: 18/03/2018 - 18:07
Tifozët e futbollit kanë dyshime se shorti i çerekfinaleve të Champions League është trukuar, dhe kjo nuk është një teori konspirative pa baza pasi nuk është hera e parë që ka dyshime të tilla.Tani, të paktën kemi një fakt të pakontestueshëm, pak a shumë të paktën.
Plot 24 orë përpara se gogla e parë të dilte nga vazo në shortin e orës 12 të paradites të së premte, UEFA ka postuar një foto të dyshimtë në faqen zyrtare të Champions League…
Shikoni dhe gjykoni vetë, por në mënyrë të habitshme duelet e çerekfinaleve duken të vendosura që një ditë përpara. në pamje të parë, ata që e kanë hapur foton përpara shortit nuk kanë menduar asgjë përveçse skuadrat që janë kualifikuar në çerekfinale.
Por një ditë më pas gjithçka duket sikur ishte vendosur me paramendim në atë mënyrë. Roma dhe Barça së bashku në mes, City dhe Liverpool poshtë dhe dy sfidat e tjera në anësore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/