Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Fotokopje” e Lionel Mesit, tifozi iranian përfundon në komisariat pas kaosit në Moskë

Postuar: 13/06/2018 - 17:07

Një lajm i çuditshëm vjen nga Moska, një ditë para fillimit të Botërorit. Policia ruse është detyruar të arrestojë iranianin Reza Parastesh… se ngjan shumë me Lionel Mesin.

Iraniani është një “fotokopje” e mirëfilltë e argjentinasit dhe shumë shpesh njerëzit e ngatërronin edhe në vendlindjen e tij me yllin e Barcelonës.

Por me sa duket në Rusi njerëzit nuk mendonin se do të shihnin në rrugët e Moskës një kopje aq origjinale dhe dje, kur ai është shfaqur në Sheshin e Kuq me fanellën e Barcelonës, është krijuar aq kaos, sa u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Me qindra tifozë e kanë rrethuar menjëherë duke kujtuar se është origjinali për të bërë foto me të duke krijuar një situatë kaotike dhe policia e ka parë të arsyeshme që të shpërndante turmën dhe të shoqëronte në komisariat iranianin.Ky i fundit më pas ka bërë një postim në rrjetet sociale duke ecur përsëri në rrugët e Moskës, por duke mbajtur një maskë në fytyrë. Sipas miqve të tij që shpërndanë pamjet, këtë kërkesë ia kishte bërë policia ruse, pasi e kishte të pamundur të kontrollonte kaosin që shkaktohej kur kishte shumë tifozë rrotull.

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2018 - 23:09

Mauro Icardi ishte heroi i Interit në derbin e Milanos, pasi një gol i tij në kohën shtesë i dhuroi fitoren zikaltërve, në një ndeshje që deri në momentin e golit nuk dhuroi shumë emocione.

Postuar: 21/10/2018 - 12:38

Interi dhe Milani do të përballen me njëra-tjetrin sonte në mbrëmje duke filluar prej orës 20:30.

Postuar: 21/10/2018 - 12:25

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka përveç se një futbollist i madh, ka treguar se është

Postuar: 21/10/2018 - 08:53

Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme sonte ndaj Sevillas me rezultatin e përgjithshëm 4

Postuar: 21/10/2018 - 07:57

Humbja e djeshme me Levanten ka thelluar më tej krizën e Realit të Madridit dhe ka vënë para përg

Postuar: 21/10/2018 - 07:56

Mesfushori i skuadrës tonë përfaqësuese, Emanuele Ndoj, ndihmoi dje Breshian të marrë një pikë me

Postuar: 21/10/2018 - 07:55

Kategoria Superiore luajti dje dy ndeshjet e para të javës së nëntë të saj, ku nuk munguan surpri