BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Sport

Franca i mbyll derën Zidanit, kontrata me Deshamps e mban “Zizunë” larg “gjelave”

Franca i mbyll derën Zidanit, kontrata me Deshamps e mban

Franca është një prej skuadrave favorite për të fituar titullin europian, nisur nga gjendja shumë e mirë e grupit, cilësia e lojtarëve dhe përvoja e tyre. Por francezët aludojnë se marrja e pankinës nga Zinedin Zidane mbetet vazhdimisht një opsion dhe se ish-tekniku i Realit e dëshiron drejtimin e “gjelave”. Por a ka shanse që për së afërmi Zidane të marrë drejtimin e përfaqësueses së Francës. Referuar analizave që sjellin media të ndryshme, duket se shanset janë zbehur mjaft, pasi trajneri aktual, Didier Deshamps, ka një kontratë të “qepur” mirë me federatën franceze të futbollit, ndaj ardhja e Zidane mund të vonojë edhe shumë kohë. Kështu, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Filipe Diallo, ka hedhur poshtë mundësinë e angazhimit te Zinedine Zidane te Kombëtarja e Francës. Sipas tij, kjo nuk do të mund të ndodhë të paktën deri në vitin 2026, kur edhe i skadon kontrata trajnerit aktual të “Gjelave”, Didier Deshamps. Duke folur në një intervistë për “Le Figaro”, Diallo siguroi që pavarësisht performancës së Francës në Kampionatin Evropian “Euro 2024” të kësaj vere, puna e Deshamps është e sigurt. Deshamps kishte nënshkruar rinovimin e kontratës pas Kupës së Botës 2022, pas dakordimit me presidentin e atëhershëm të FFF-së, Noel Le Graet, i cili ishte larguar pastaj nga ai post. Megjithatë, largimi i tij nuk ka cenuar autoritetin e Deshamps dhe as sigurinë e tij në pozitën e selektorit në ekipin kombëtar. Zidane e ka kërkuar prej kohësh rolin e Deshamps dhe rreth kohës së rinovimit të Deshamps u fol për ardhjen e tij. Megjithatë, Diallo e ka mbyllur derën, të paktën tani për tani. “Zinedine Zidane është një nga monumentet e futbollit francez, kjo është gjëja e parë, që është të tregosh mirënjohje për gjithçka që i ka sjellë popullit francez. Por, pastaj është gjëja tjetër, që është se ne kemi trajnerin më të mirë në futbollin francez deri në vitin 2026. Kjo është gjithçka që duhet thënë”, deklaroi Diallo. Zidane është pa skuadër që nga viti 2021, kur vendosi të largohet nga Reali i Madridit. Që atëherë ai ka pasur një objektiv të vetëm: të marrë drejtimin e kombëtares franceze. Por kjo nuk ka ndodhur pasi Franca arriti të shkonte deri në finalen e Botërorit. Dhe do të duhet një zhgënjim i madh në Europian që Deshamps të tërhiqet e Zidane të mendojë për të drejtuar gjelat. Pra shanset e “Zizusë” pakësohen vazhdimisht.