BREAKING NEWS

(FOTOT) Vjen lajmi fantastik/ Familjet shqiptare në kampin e ISIS po i dorëzohen autoriteteve shqiptare, riatdhesohen gra e fëmijë

(FOTOT) Vjen lajmi fantastik/ Familjet shqiptare në kampin e ISIS po i
x
BREAKING NEWS

“I pashpirt dhe i poshtër”, Romeo Kara del me paralajmërimin ‘bombë’ për Sali Berishën: Tani jetojmë vetëm për të parë fundin tënd! (VIDEO)

“I pashpirt dhe i poshtër”, Romeo Kara del me
x
BREAKING NEWS

“Krenar për fitoren e thellë”/ Mjeku i njohur Petrit Vargu që u shkarkua nga detyra jep lajmin fantastik: Së shpejti...

“Krenar për fitoren e thellë”/ Mjeku i njohur Petrit Vargu
x
BREAKING NEWS

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e menjëhershëm, ja çfarë përcakton VKM-ja

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti tragjik iu merr jetën dy të rinjve. Policia zbardh detajet e rënda

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti
x
BREAKING NEWS

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat Bashës për të spastruar partinë nga mbetja e fundit e komunizmit në Parlamentin e ri

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend, në 30 vite ka pasur vetëm përplasje me Uashingtonin

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend,
x

Sport

Franca mbetet e pamposhtur, “gjelat” mundin Gjermaninë në Mynih, Ronaldo i dhuron fitoren Portugalisë

Franca mbetet e pamposhtur, “gjelat” mundin Gjermaninë në

Franca zbriti në fushë mbrëmë si pretendente absolute e këtij aktiviteti, nisur nga “yjet” e shumtë të formacionit të saj, dëshmuar me vlerën më të madhe të lojtarëve në treg ndër të gjithë përfaqësueset pjesëmarrëse. Mund të thuhet me plot gojë se faza e parë e ndeshjeve në grupe u mbyll në mënyrën më spektakolare pasi si Franca dhe Gjermania dhuruan një futboll fantastik. Ndeshja u mbyll me fitoren e francezëve, duke treguar se ata janë kampionët e botës në fuqi. Sfida u zhbllokua në minutën e 20-të, ku Humels shkaktoi autogol, pas topit të harkuar nga Hernandez. Dy minuta më pas Gjermania provon të kundërpërgjigjet me Myler, tentativa e tij me kokë brenda zonës, shkon jashtë kuadratit. Gjatë pjesës së parë francezët dominuan totalisht duke krijuar raste dhe kontrolluar rezultatin. Me fillimin e pjesës së dytë pati një shans të artë për Francën. Rabio godet shtyllën brenda zonës. Gjermania kundërpërgjigjet me Gnabrin, që provon fluturimthi brenda zonës, por gjuajtja e tij shkon fare pranë traversës. Në minutën e 66-të Mbape gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Gjermania sulmon, por Franca duke përdorur kundërsulmet shënon në minutën e 85-të, pas një koordinim perfekt mes Pogab, Mbape dhe në fund Benzema. Por pas konsultimit me sistemin Var goli anulohet sërish për pozicion jashtë loje. Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0.

Hungari-Portugali                                                                                              Hungaria është konsideruar si një prej skuadrave më interesante të këtij Europiani, nisur nga fakti se ka vite që investon tek moshat dhe ka mundur të krijojë një grup cilësor me elementë të rinj e që po rritet cilësisht. Grupi është arma më e fortë e kësaj skuadre dhe grupi hungarez rezistoi dje përballë Portugalisë plot 85 minuta, por portugezët e udhëhequr nga Ronaldo e shkatërruan Hungarinë në 5 minutat e fundit në ndeshjen e parë të grupit F. Fillimisht shënoi Guerreiro në minutën e 84-t, më pas Ronaldo me penallti në minutën e 87-të, e sërish Ronaldo për të “vulosur” fitoren 3-0 në minutën e 92-të. Një kontribut në fushë dha sidomos Silva, i cili asistoi në dy nga golat e Portugalisë. Sa i takon ndeshjes, “luzitanët”dominuan në të gjithë treguesit, sidomos me aksione sulmuese (167-65), përqindjen e mbajtjes së topit (61%), goditjet nga këndi (6-0), goditjet për gol (7-3), pasime totale (690-316) dhe pasime të kompletuara (596-230). Pra fitorja 3-0 plotësisht e merituar dhe portugezët hedhin një hap përpara drejt kualifikimit.