Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Franca me armatë “yjesh” kundër Shqipërisë, vjen edhe Kilian Mbape

Postuar: 08/11/2019 - 07:19

Shqipëria do të presë mbrëmjen e 17 nëntorit në “Arena Kombëtare” në Tiranë përfaqësuesen e Francës, në ndeshjen e fundit në grupin H kualifikues për Kampionatin Europian të vitit 2020. Praktikisht kuqezinjtë nuk kanë asnjë shans kualifikimi, por një rezultat pozitiv ndaj francezëve mund të shërbente në dy drejtime: së pari synohet një vend i tretë në grup, pozicion që aktualisht e mban Islanda, dhe, së dyti, inaugurim me rezultat pozitiv të stadiumit të ri kombëtar në kryeqytet, “Arenës Kombëtare të Tiranës”. Pra dueli me Francës nuk është i zakontë, ai është një takim i pazakontë për rëndësinë jashtë rezultatit, që do ta bëjë me vlerë edhe rezultatin. Në kuadër të këtij takimi, trajneri i Francës, Didier Deshamps, i ndjeshëm për se kualifikimi nuk është siguruar ende matematikisht, por edhe me ambicie për të pasur vendin e parë në grupin H, do të sjellë në Shqipëri “yjet” e futbollit francez dhe për këtë zbardhi dje listën e lojtarëve të tij në kuadër të dy sfidave të radhës. Kështu, tekniku i “gjelave” shpalli dje listën e lojtarëve për ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Shqipërisë, ku bie në sy rikthimi i bujshëm i sulmuesit Kilian Mbape, që mungoi në ndeshjen e parë kundër kuqezinjve për shkak dëmtimi. Në fakt, lista e Francës është e mbushur me “yje”. Kështu, në sfidën e 17 nëntorit ndaj kuqezinjve, Franca do të ketë në organikën e saj lojtarë si Mbape, Varan, Kante, Matuidi apo Grizman. Ndërkaq, jashtë skuadrës mbetet mesfushori Pol Pogba, i cili është i dëmtuar dhe nuk mund të jetë i gatshëm. Po ashtu jashtë liste ka mbetur edhe mesfushori i Juventus, Adrien Rabiot. Mesa duket minutat me italianët nuk i kanë mjaftuar Rabiotit të merret në konsideratë nga trajneri Deshamp. Pas publikimit të listës, në konferencë për mediat ka dalë trajneri Didier Deshamp i cili ka analizuar listën e futbollistëve dhe rikthimet e shumta ku padyshim spikat Mbape dhe Kante. “Mendi? U rikthye nga një dëmtim dhe do të luajë më shumë. Është një zgjedhje për ta parë sërish pasi është i rëndësishëm për eksperiencën që ka. Më tërheq ideja e një skuadre me praninë e tij”, tha që në fillim Deshamps. Më pas ai komentoi sulmuesit Oliver Zhirud dhe Antuan Griezman, që janë forca e parë e Francës në duelin kundër Shqipërisë. Zhiru ka minuta dhe është i rëndësishëm. Situata nuk ka ndryshuar mirë për të por shpresoj që klubi të bëjë më të mirën për të sepse ka nevojë që të ketë më shumë hapësirë në fushë. Grizman? Nuk shqetësohem shumë sepse është te Barcelona, aty ku ka talent dhe kualitet. Duhet të mësohet me të rinjtë dhe taktikat. Ai nuk e zgjodhi Barcelonën për lehtësi sepse është i madh por për të treguar vlerat”, nënvizoi më tej Deshamps. Më pas tekniku i “gjelave” francezë foli për mesfushorin Kante, i cili është pikë e fortë në mesfushë dhe një rikthim i bujshëm për kombëtaren franceze. “Ai është rikthyer. Duhet të vlerësojmë mirë situatën dhe ende nuk kam folur me Lampard. Normalisht duhet të jetë pjesë e jona. Është lojtar të cilit i besoj dhe e ka treguar veten në çdo ndeshje”, shtoi ai. Në fund vjen komenti për ndeshjen e 100-të të tij në krye të pankinës së kombëtares franceze, ku ka mundur të regjistrojë shumë suksese si kampion bote, por ka pasur në përbërje një skuadër me lojtarë të nivelit shumë të lartë. “Ndeshja e 100- ndaj Moldavisë? Është diçka e bukur. E kam provuar ta arrij si futbollist dhe jam shumë krenar që po e arrij edhe si trajner sepse varet nga rezultatet dhe performanca e skuadrës”, përfundoi Deshamps. Ndeshja me Shqipërinë do të luhet në orën 20:45 të mbrëmjes së 17 nëntorit në Tiranë, në stadiumin e ri kombëtar që do të presë duelin e parë ndërkombëtar pikërisht Francën e Didier Deshamps. Kurse dueli me Andorrën do të luhet në “Elbasan Arena” mbrëmjen e 14 nëntorit. Për kuqezinjtë janë dy sfida në shtëpi që duhen fituar dhe trajneri Edi Reja i ka gur prove për rinovimin e kontratës së tij./Adriatik BALLA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 18:02

Të dielën, më 17 nëntor, do të mbahet ceremonia e përurimit të stadiumit të ri Arena Kombëtare, ku djemtë e kombëtares do të ndeshen me skuadrën franceze, kampione e botës në fuqi.

Postuar: 15/11/2019 - 17:21

Franca dhe Turqia janë dy kombëtaret që kanë prerë tashmë biletën për në Euro 2020 nga grupi H ku

Postuar: 15/11/2019 - 15:37

“Air Albania Stadium” do të inagurohet të dielën kundër Francës.

Postuar: 15/11/2019 - 09:16

Stadiumi i ri Kombëtar duket se është gati për ndeshjen me Francën, pasi tashmë i është vendosur

Postuar: 15/11/2019 - 07:21

Vite më parë ai ishte një nga sulmuesit më të shpejtë e më të mirë në qarkullim.

Postuar: 15/11/2019 - 07:19

Në një rrëfim emocionues për “Corriere dello Sport”, gardiani kuqezi Tomas Strakosha

Postuar: 15/11/2019 - 07:18

Andorrra ul me këmbë në tokë Shqipërinë, duke barazuar me shifrat 2-2 në “Elbasan Arena&rdq