BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Sport

Franca thyen Spanjën në finale dhe fiton Ligën e Kombeve, Italia e treta

Franca thyen Spanjën në finale dhe fiton Ligën e Kombeve, Italia

Mbrëmë u luajt finalja e Ligës së Kombeve, aktivitet i organizuar nga UEFA, ndër veprimtaritë më të reja të këtij organizmi, futur në veprim vitet e fundit. Ky edicion kulmoi me finalen e madhe, midis Spanjës dhe Francës. Takimi u luajt në stadiumin “San Siro” të Milanos, nën arbitrimin e anglezit Enthoni Tejlor. Duhet thënë se u përplasën në finale dy skuadrat më të mira të Europës, madje dy ekipe që gëzojnë formë të mirë dhe kanë yje në radhët e tyre. Gjithsesi, pjesa e parë nuk dhuroi ndonjë emocion të veçantë, pasi pati pak raste për shënim nga të dyja skuadrat, kjo edhe për shkak të lojës së kujdesshme dhe pa shumë vrull në vijën ofensive. Në fakt, Spanja luajti më mirë, dominoi kontrollin e lojës me mbajtjen mbi 60% të topit, goditi më shumë drejt kuadratit dhe dominoi në tërësi statistikat e ndeshjes në këtë fraksion loje. Përveç dy korneve dhe një tentative nga jashtë zone, Franca nuk bëri asgjë në këtë pjesë loje. Pjesa e dytë ishte tjetër gjë, pasi skuadrat u treguan më agresive. Spanjollët shënuan në minutën e 64-t me anë të Ojarzabal pas asistimit të Buskets. Por Franca barazoi shpejt shifrat, pikërisht me anë të Karim Benzema, në minutën e 66-të, i asistuar nga Mbape. Loja bëhet e bukur dhe të dyja skuadrat luajnë shanset e tyre. Në pjesën e dytë ishin francezët më kërkues, por Spanja, e ardhur në formë të mirë, falë edhe lojës së saj me shumë pasime, u tregua efikase në menaxhimin e ndeshjes. Në minutën e 80-të, Kilian Mbape realizoi golin e dytë për Francën pas asistimit të Hernadez. Me shifrat 2-1 fitoi Franca, e cila mori trofeun e Ligës së Kombeve. Ndërkohë, në duelin për vendin e tretë, Italia mposhti Belgjikën 2-1 dhe siguroi një vend në podium, duke marrë medaljet e bronzta. Ndeshja u luajt në “Allianz Stadium” dhe ishte më emocionuese se finalja, pasi fitorja luhatej deri në momentet e fundit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa me të filluar takimi pas pushimit, Nikolo Barella me vollej-gjuajtje, shënoi për mrekulli në portën e portierit Thibaut Kurtua. Në minutën e 65-të, Federiko Kieza fitoi penallti pasi në të, në mënyrë të palejuar, ndërhyri Timothi Kastanje, që u ndëshkua me karton të verdhë. i saktë nga pika e bardhë ishte Domeniko Berardi. Belgjika e ngushtoi epërsinë me mesfushorin Çarls de Ketelaere, por nuk doli të jetë gol i kthesës për belgët. Trajneri i italianëve, Roberto Mançini, u bë trajneri që arrin 30 fitore nën drejtimin e Italisë. Belgjika mbetet pa fitore edhe pas ndeshjes së gjashtë kundër Italisë në evenimentet e mëdha. Por për të ishte meritë që arriti deri në katërshe.