
Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

“France Football” vesh Mesin me fanellën e Paris San Zhermen

Shkruar nga Adriatik BALLA 10 Shkurt 2021

Çdo ditë që kalon shtohen zërat që e shohin Lionel Mesin larg Barcelonës. Për të ka zëra seriozë që do të shkojë në një klub sheikësh, pra ose Paris San Zhermen, ose Mançster Siti. Por dje pati lajme surprizë në lidhje me të. Pra, e ardhmja e Lionel Mesit është e destinuar të jetë një nga temat më të diskutuara nga tani deri në verë, kur skadon kontrata “faraonike” që e lidh atë me Barcelonën. Javët e fundit, thashethemet e kanë afruar “Pleshtin” me Paris Saint Germain dhe “France Football”, revista prestigjioze franceze që jep “Topin e Artë”, ka arritur deri aty sa ta vendosë “yllin” e Barcelonës në faqen e parë, të veshur me uniformën e PSG-së, me sfond stadiumin “Parc des Princes”. Një shenjë se gjërat po lëvizin në atë drejtim. Në letër, Mesi tashmë mund të nënshkruajë një marrëveshje me parizienët gjatë muajve të ardhshëm dhe në Francë janë të sigurt se po bëhen të gjitha manovrat për ta bindur atë të pranojë propozimin e Al-Khelaifi. “Asi nën mëngë”, që PSG po përpiqet të luajë, mund të gjendet te disa elementë: nga njëra anë ka kolegë si Di Maria, të cilët do të ishin të kënaqur të qëndronin me kampionët e Francës nëse do të vinte Mesi, por është edhe Nejmar, me të cilin Leo është në kontakt të vazhdueshëm. Sipas “France Football”, braziliani po punon shumë për t’i treguar harmoninë që mbretëron në dhomat e zhveshjes së Parisit. Nga ana tjetër, është trajneri Mauricio Pochettino, i cili gjithashtu është formuar në shkollën Neëell’s Old Boy dhe që pa dyshim do të ishte i gatshëm të luante të gjitha kartat për të stërvitur një nga futbollistët më të mirë të historisë. Megjithatë, ekziston çështja ekonomike: Mesi ka një kontratë kolosale, me vlerë mbi 70 milionë euro neto në sezon, por duke marrë parasysh moshën e tij (ai do të mbushë 34 vjeç në qershor) dhe krizën ekonomike në mbarë botën e futbollit , ai do të duhet të bëjë kompromis në mënyrë të pashmangshme, qoftë me Barcelonën ashtu edhe me një klub tjetër, nëse do të ndryshojë ambient. Sipas skenarit të “France Football”, PSG mund të provojë një manovër të stilit “Beckham”, duke ia plotësuar pagën “faraonike” me lloje të tjera shpërblimesh dhe me projekte pas karrierës. E gjitha kjo, natyrisht, nëse Mbappé do të qëndrojë. Në të kundërt, pra në rast të transferimit të “yllit” francez në një klub tjetër, do të ishte më e lehtë për të përmbushur kërkesat e Leos. Projekti i Pochettinos dhe perspektivat e klubit duhet të ndryshojnë rrënjësisht. A do të ishin të gatshëm klubi, dhe posaçërisht tifozët, të bënin një sakrificë të tillë? Ndërkohë, për Mesin ka thurur elozhe edhe trajneri Roland Kuman, i cili e ka vlerësuar atë shumë lart. “Gjithmonë është e vështirë ta thuash, sepse ka futbollistë të mëdhenj në epoka të ndryshme, por ajo që ka bërë Messi është diçka e pabesueshme. Numri i golave, i titujve. Unë nuk e ndoqa Super Boulin, sepse nuk jam adhurues i televizorit, por Mesi është më i madhi në futboll. Është e vështirë të krahasohet me Krujf, Pele dhe Maradonë, por ajo që kam parë në 15 vitet e fundit me Mesin është madhështore”, theksoi Kuman.
Më të lexuarat


"Është fundi i një historie tragjike"/ U akuzua për ngacmim seksual, vetëvritet ish-trajneri i njohur, reagon prokurorja

Sensacion në atletikën botërore, amerikani Hollouej thyen rekordin e 60 metrave me pengesa pas 27 vjetësh

Bregu sheh Teutën për titull, Josa frenon euforinë e Kukësit

Reja tek Napoli është opsion, por Duka ia pret “rrugën” trajnerit të Kombëtares

E RËNDË/ Babai i portierit të njohur gjendet i vdekur në një liqen. Zbardhen detajet e forta

Siti bën “detyrën” ndaj Gladbahut, Atalanta me 10 vetë humb ndaj Realit në minutat e fundit

Hidhet shorti i Kupës, Olsi Rama: S’është sekret, Partizani i do të dy trofetë

Izmir Smajlaj sërish i artë në Beograd, Olimpiada tani një formalitet

Izmir Smajlaj sërish i artë në Beograd, Olimpiada tani një formalitet (VIDEO)

Bajerni shkatërron Lacion dhe sheh nga çerekfinalja, Çelsi i jep “leksione” Atletikos brenda në Madrid
