BREAKING NEWS

12 orë në humnerë/ Zbardhen detajet e rënda, nxirret efektivi i Policisë që ra gjatë kontrolleve për kanabis. Pritet helikopteri për ta sjellë me urgjencë në Tiranë. Ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

12 orë në humnerë/ Zbardhen detajet e rënda, nxirret
x
BREAKING NEWS

“Elsën e ‘dogjën’ në Romë”/ Frrok Çupi zbardh zhvillimet më të fundit për ngjarjen që bëri bujë dhe tregon me çfarë po merret këngëtarja: Ja VENDIMI i Gjykatës së Romës për Elsa Lilën. Ky është lajmi, por askush nuk e publikon...

“Elsën e ‘dogjën’ në Romë”/ Frrok
x
BREAKING NEWS

“Nuredin Dumani vriste për... ”, Sali Berisha plas deklaratën 'bombë'

“Nuredin Dumani vriste për... ”, Sali Berisha plas
x
BREAKING NEWS

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së dhe bën deklaratën e fortë

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen
x
BREAKING NEWS

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc Çapja, Klodiana Lala zbulon çfarë i pret 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim: Pas një muaji do të...

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc
x
BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi
x
BREAKING NEWS

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët
x
BREAKING NEWS

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive
x

Sport

Françesko Toti ndez finalen e Conference League: Mbështes Romën në “Air Albania” të Tiranës më 25 maj

Françesko Toti ndez finalen e Conference League: Mbështes Romën

Finalja e Conference League, e planifikuar të zhvillohet në “Air Albania” të Tiranës më 25 maj shënon një prej kulmeve futbollistike të sezonit aktual, e para finale që luhet në kryeqytetin tonë dhe e para historike dhe për vetë UEFA-n, pasi është një aktivitet që aplikohet për herë të parësi format. Kjo i ka dhënë përparësi dhe në mediat sportive europiane i mëshohet faktit se Tirana ka një stadium të ri ultramodern, por ata kanë shprehur pakënaqësi për kapacitetin e impiantit, vetëm 22 mijë vende. Kjo ka bërë që tifozët e Romës dhe të Fejnordit që do të jenë në finale, të mbeten të pakënaqur sepse nuk ka biletë për të tërë dhe kësisoj lufta për të siguruar një biletë është e madhe. Gjithsesi, në këtë mbrëmje magjike të futbollit europian, në Shqipëri vjen një ikonë e Romës. Kështu, legjenda e Romës, por edhe kombëtares Italiane, Françesko Toti, do të jetë në Tiranë mbrëmjen e 25 majit. Duke folur për mediet për humbjen 2-0 të Romës kundër Fiorentinës, përveç faktit se kritikoi vendimet e gjyqtarëve të kësaj sfide, Toti theksoi se Roma ka kohë pa ngritur një Kupë dhe në Tiranë do ishte momenti i duhur. Më tej ish-mesfushori, ikonë e klubit të Romës, foli edhe për merkaton dhe theksoi se sipas tij tekniku portugez është mjaft i zoti kur bëhet fjalë për të zgjedhur talente. “Do të jem në Tiranë. Ne nuk kemi luajtur një finale për një kohë të gjatë, është thelbësore për ne që të ngremë një trofe dhe ne do të shkojmë atje me dëshirën për të luftuar deri në fund. Roma mund të përmirësohet me blerjet e synuara. Aty është një nga trajnerët më të fortë në botë, i cili di të drejtojë dhe kë duhet të blejë”, deklaroi Françesko Toti.

Priten 90 mijë vetë në Tiranë

Finalja e Conference League, kompeticionit të UEFA-s që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj pritet të sjellë deri në 90 mijë tifozë që do të vijnë nga Italia dhe Holanda. Drejtuesi i projektit të UECL, Kejdi Tomorri, tregoi në “Top Channel” se pas kontakteve me UEFA-n, numri i personave që do të vizitojnë Shqipërinë më 25 maj është rritur rreth 3 herë më shumë pas përcaktimit të finales Roma – Fejnord. Tomorri thekson se pritja dhe organizimi i një finaleje të tillë në Shqipëri ka ardhur falë lobimit të fortë të FSHF-së dhe stadiumit “Air Albania” që ka “mundur” edhe disa vende të tjera aplikante për të pritur këtë finale të parë të këtij kompeticioni.

Çmimet e biletave, UEFA zbulon sa përfitojnë klubet

Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen finale të Conference League që do të zhvillohet më datë 25 maj në stadiumin “Air Albania” mes Romës dhe Fejnord. UEFA bën të ditur në faqen zyrtare se në dispozicion të tifozëve janë vendosur 16.500 bileta nga 20.000 që është kapaciteti i stadiumit në Tiranë. Ndërkaq, secili prej klubeve do të ketë në dispozicion nga 4.000 bileta ndërsa 8.500 të tjera do të vendosen në dispozicion të fansave asnjanës ndërkohë që pjesa e mbetur e biletave është për UEFA-n, për partnerët komercialë dhe transmetuesit. Sakaq, biletat janë të ndara në katër kategori dhe bileta më e lirë nis nga 25 euro teksa çmimi më i shtrenjtë kap shifrën e 125 eurove.