BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

Frank Riberi-Bajern i Mynihut, “dashuri” e madhe që nuk shteron kurrë

Frank Riberi-Bajern i Mynihut, “dashuri” e madhe që nuk shteron

Bajerni i Mynihut është skuadra që ka dominuar e vetme gjatë vite të fundit kampionatin gjerman dhe pas shumë vitesh rikthehet në skenë si favorite Borusia e Dortmundit, e cila këtë edicion është në vend të parë dhe shpreson të rrëmbejë titullin, i cili për disa vite rresht ishte bërë “pronë” e klubit bavarez. Madje shtypi sportiv europian me ironi thoshte se trofetë e Bundesligës ishin bërë “kapicë” në magazinat e Bajernit e ngjanin si metale pa vlerë. Këta trofe të shumtë, kryesisht nga titujt kampionë, nuk erdhën rastësisht. Bajerni ka afro një dekadë që sundon Gjermaninë dhe rivalizon me gjigandët europianë, ku ka fituar në vitin 2013 dhe një trofe të Ligës së Kampioneve. Në këta vite, skuadrën e kanë nderuar lojtarët e mirë që ka pasur në përbërje, ku veçohet edhe Frenk Riberi, “burri me shenjë”, që shkroi faqe të mëdha suksesi me klubin bavarez, madje për shumë analistë e specialistë ai, dhe jo Kristiano Ronaldo, e meritonte “Topin e Artë” në vitin që Bajerni fitoi Champions. Edhe pse vitet ikin, Riberi vijon të jetë pjesë e pashkëputur e kampionëve të Gjermanisë dhe së fundmi vjen dhe lajmi që francezi është pranë rinovimit me klubin bavarez, një rinovim që do ta lidhte Riberinë përjetësisht me Bajernin. Fundja, mes tij dhe klubit ka një dashuri të pakushtëzuar. Kështu, me lamtumirën e sigurt të Roben dhe Rafinjës, të dy në prag të skadencës së kontratave respektive, francezi Frank Riberi është i vendosur të arrijë rinovimin e kontratës aktuale me Bajernin e Mynihut, klub në të cilin impenjohet që 2007. “Këtu kam shpenzuar dy të tretat e karrierës time, kjo mes nesh është një histori e madhe dashurie dhe nuk dua të përfundoj,” u shpreh 35-vjeçari francez.

Në të vërtetë, klubi gjerman është duke përjetuar një ndryshim brezash. Kampionët e Bundesligës janë të impenjuar në riorganizimin e organikës për sezonin e ardhshëm. Pas Robenit dhe Rafinjës projektohen për t’u larguar edhe Humels me Boateng. Por ai që nuk ka ndërmend të heqë dorë nga fanella e kampionëve të Gjermanisë dhe duke sfiduar edhe vitet është Riberi, që kërkon më ngulm tashmë rinovimin e radhës, që nëse do të konkretizohet do të ishte i treti në tre vitet e fundit. “I jam shumë mirënjohës këtij klubi që më pranon pa kushte. Nuk do ta tradhtoja kurrë Bajernin, duke zgjedhur një klub tjetër,” deklaron ai. Riberi në të vërtetë e ka treguar se pavarësisht viteve në kurriz është ende ne gjendje të luajë në të tilla nivele. Muaji dhjetor u mbyll me një bilanc prej 4 golash në tre takime të Bundesligës. Riberi mbërriti te Bajerni në vitin 2007 dhe përgjatë viteve duket se është shkrirë më klubin dhe tifozerinë. Polemikat nuk kanë munguar lidhur me emrin e tij, gjithsesi ai mbetet një prej ikonave të klubit gjerman. Nëse do të arrijë rinovimin, atëherë Riberi ka gjasa ta mbyllë përfundimisht karrierën e tij me gjigandët e futbollit gjerman, një karrierë e spikatur e një lojtari të spikatur dhe mjaft energjik. Bajerni dhe Riberi janë të lindur për njëri-tjetrin.

Adriatik BALLA