Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Frenk Lampard një hap larg pankinës së Çelsit, Derbi Kaunti pranon transferimin e trajnerit

Postuar: 26/06/2019 - 07:21

Në Premier League pritet të ndodhë së shpejti një lëvizje e fortë që ka të bëjë me një emër të spikatur të futbollit ishullor, tashmë i tërhequr nga futbolli i luajtur. Është fjala për ish-mesfushorin e Çelsit, Frenk Lampard, i cili kishte nisur karrierën e trajnerit në krye të skuadrës së njohur angleze në Championship, konkretisht me Derbi Kauntin, por që tani është pranë një lëvizje surprizuese për të ardhmen e karrierës së tij teknike. Është vetë klubi i vet ku ka luajture si lojtar, Çelsi, që e ka në planet e së ardhmes, një lëvizje që mund të ndodhë nga ora në orë. Në të vërtetë nuk është aq e lehtë, megjithëse të gjitha palët e dëshirojnë një afrim të tillë. Sikurse shkruajnë mediumet sportive angleze, hidhet një tjetër hap i rëndësishëm që Frank Lampard të marrë drejtimin e Çelsit në Premier League. Klubi i Derbi Kauntit, me të cilin 41-vjeçari ka kontratë, ka dalë me një qëndrim zyrtar, duke njoftuar se i ka dhënë leje ish-mesfushorit të bluve të Londrës të nisë bisedimet për të marrë vendin e lënë bosh nga Maurizio Sarri, që tashmë drejton Juventusin. Legjenda e Çelsit, Frenk Lampard, është konsideruar që në fillim favoriti i madh të për zëvendësuar italianin. Në deklaratën e lëshuar nga Derbi Kaunti këtë të martë, shkruhet: “Derbi Kaunti mund të konfirmojë se i ka dhënë leje Çelsit për të biseduar me Frank Lampard për pozicionin vakant menaxherial në “Stamford Bridge”. Shpresojmë që bisedimet të përfundojnë sa më shpejt, pasi sezoni i ri po afron.” Lampard përjetoi një sezon të parë të suksesshëm në krye të Derbit, duke e çuar në finalen e “play-off”-it, kundër Aston Vilës në “Ëembley”. Dhe kjo duket se do të jetë e mjaftueshme për pronarin e Çelsit, Roman Abramoviç, që të paguajë 4 milionë paundë, që Lampard të prishë kontratën e tij me Derbin. Frank Lampard konsiderohet legjendë e bluve të Londrës. Ai ka luajtur 648 ndeshje me Çelsin, duke shënuar 211 gola dhe duke ndihmuar klubin të fitojë tre tituj të Premier League-s, katër FA Cup, dy Kupat e Ligës, Championsin dhe Europa League. Por, nëse ai do të marrë përsipër të drejtojë në “Stamford Bridge”, do të trashëgojë një embargo transferimi, pasi Çelsit i ndalohet të blejë futbollistë në dy dritare të merkatos nga FIFA, një vendim që klubi e ka apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Mbetet të shihet nëse do të realizohet kjo lëvizje, por gjasat janë të mëdha që vendin e Mauricio Sarrit tek Çelsi ta zërë një ish-futybollist blu, pikërisht Frenk Lampard, një ikonë e klubit si futbollist, fitues i UEFA Champions League dhe njëherësh një prej lojtarëve që ka fituar shumë në kampionatin anglez. Derbi Kaunti nuk do të bëhet pengesë, kështu që Çelsit i takon të merret vesh me ish-lojtarin e tij vetëm në aspektin e termave financiare. Një eksperiencë në krye të pankinës së ish-skuadrës mund të jetë motivuese dhe joshëse në të njëjtën kohë për Frenk Lampard.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 07:23

Juventusi do të jetë një superskuadër gjatë edicionit të ri.

Postuar: 18/07/2019 - 07:21

Agim Canaj duket qartë se nuk do të jetë trajner i Vllaznisë për sezonin e ri.

Postuar: 18/07/2019 - 07:20

Partizani është eliminuar nga Liga e Kampioneve.

Postuar: 17/07/2019 - 23:12

Mbyllet shumë shpejt aventura e Partizanit në Champions League.
 

Postuar: 17/07/2019 - 17:42

Ish-futbollisti i Kombëtares, aktualisht drejtor sportiv tek Lacio, Igli Tare, vijon të tregojë m

Postuar: 17/07/2019 - 17:29

Te Arsenali ka pa plasur një tjetër problem pa filluar ende sezoni.

Postuar: 17/07/2019 - 17:23

Klubi i Vllaznisë ka zgjedhur trajnerin e ri në stol dhe ai është, Mirsad Jonuz.