BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Sport

Fryjnë erëra të reja në basketbollin shqiptar, Klaudio Ndoja zbulon projektin e përthithjes në ekipet kombëtare të talenteve shqiptare në botë

Fryjnë erëra të reja në basketbollin shqiptar, Klaudio Ndoja

Basketbolli nuk i ka kushtet financiare dhe infrastrukturore të futbollit, ndaj dhe has vështirësi si në organizim ashtu dhe në rritjen e cilësisë sportive. Progresi nuk ka qenë në ato nivele që është pretenduar, ndërsa tkurrja e të rinjve që ushtrojnë sport duket se ka sjellë mungesë prurjesh edhe në basketboll. Për këtë arsye lindi si domosdoshmëri të hartohet një strategji e re, strategji që do të afrojë në radhët e kombëtareve të moshave elementët shqiptarë më të mirë që luajnë në Europë dhe më tej. Ndërkohë, për ta zbatuar këtë strategji është emëruar në Federatën Shqiptare të Basketbollit Klaudio Ndoja, ish-basketbollist dhe njëherësh kapiten i skuadrës përfaqësuese, me një karrierë 21-vjeçare si profesionist në basketbollin italian. Ai është tërhequr nga basketbolli aktiv dhe ka vendosur të provojë aftësitë e tij si skaut, pasi mbulon funksionin e përgjegjësit në zyrën e kërkimit e të zhvillimit të lojtarëve në FSHB. Gazeta “SOT”, intervistoi Ndojën, duke sjellë për lexuesit pikëpamjen e tij për përthithjen e talenteve dhe natyrisht rritjen e cilësisë së basketbollit shqiptar. Përvoja që ai ka fituar në basketbollin elitar, si një nga emrat më të mëdhenj të basketbollit tonë, deri edhe kampion i Italisë me Virtus Bolonjën, mund të ndihmojë në krijimin e një rryme progresiste në FSHB, në zbulimin e talenteve e në shërbim të basketbollit shqiptar.

- Jeni tërhequr nga basketbolli aktiv, por pa u larguar prej tij, pasi tani keni marrë një detyrë të re në Federatën e koshit në Shqipëri, pikërisht atë të skautit. Cilat janë objektivat e misionit tuaj?

- Puna që bëj konsiston në dy drejtime: së pari zbulimi i talenteve shqiptare që luajnë jashtë Shqipërisë dhe, e dyta, zhvillimi i basketbollit brenda vendit, duke u dhënë hapësirë të rinjve dhe duke përmirësuar në tërësi talentin vendas. Natyrisht kjo nuk është punë e lehtë, por shpresojmë të bëjmë më të mirën në shërbim të rritjes së performancës së basketbollit shqiptar.

- Ju flisni për elementë shqiptarë që luajnë jashtë vendit, pra në një shtrirje të madhe gjeografike. A keni ju momentalisht një database rreth këtyre lojtarëve? Ose më saktë, cili është ky kontigjent lojtarësh?

- Numri i basketbollistëve shqiptarë që luajnë në vende të ndryshme në Europë është shumë i madh, por në vëmendjen tonë janë ata elementë që kanë nivel për të përfaqësuar skuadrat kombëtare, pra flasim për lojtarë profesionistë, apo që kanë nivel të tillë që mund të përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Ndaj, kontigjenti është shumë i madh, por në fokusin e punës tonë është zbulimi dhe seleksionimi i atyre që bëjnë diferencë. Momentalisht kemi një listë me 22 lojtarë të moshës U-16 dhe U-18, të cilët nuk luajnë në Shqipëri, por jashtë saj. Ky kontigjent është objektiv parësor yni.

Fryjnë erëra të reja në basketbollin shqiptar, Klaudio Ndoja

- A mund të thuhet se ky kontigjent lojtarësh është në top-nivel?

 - Nuk mund të përgjithësohet termi “top nivel” për moshën që kanë, sepse është një moshë në zhvillim e sipër. Megjithatë, për nivelin që ka basketbolli shqiptar ata janë lojtarë-top. A mund të themi ne se janë lojtarë të nivelit top-europian? Këtë s’mund ta themi pasi duhen parë rrugës. Siç thashë, është mosha e tyre që s’mund të bësh vlerësim të tillë. Por unë ju siguroj se për nivelin e basketbollit shqiptar, për moshat U-16 deri në U-20 janë top-lojtarë.

- A keni ju si skaut apo ju si federatë ndonjë shifër të basketbollistëve shqiptarë që luajnë jashtë vendit?

- Jo, nuk kemi një shifër të saktë. Nëpër Europë, Kanada e SHBA, por edhe më tej, ka një numër të madh basketbollistësh shqiptarë, por ne nuk merremi me nivelin amator. Ne ndjekim ata lojtarë që kanë nivel të lartë që mund t’i bëjnë punë ekipeve kombëtare të Shqipërisë. Pra ne ndjekim lojtarët që kanë nivel të lartë.

- Duke u nisur nga strategjia që ka ndjekur federata e futbollit me grumbullimet dhe turnetë jashtë vendit, më lind e drejta e pyetjes: Po ju si federatë basketbolli, a keni ndonjë strategji grumbullimesh jashtë vendit për të zbuluar talentet shqiptare?

- Projekti është, por ne duhet të shtrijmë këmbët sa kemi jorganin. Kjo pasi ne kemi një buxhet qesharak, i cili është i papërfillshëm në terma financiarë. Që ta them troç, ne punojmë dhe i zbatojmë projektet me atë që kemi në dispozicion, jo me atë që ëndërronim të kishim. Natyrisht ne e dimë që grumbullimet bëjnë shumë punë për objektivat tona. E mira do të ishte të bëjmë një grumbullim 3-4 ditor në Greqi, një grumbullim 2-ditor në Romë etj, por sot kjo duket e vështirë. Mund të bëhet në të ardhmen, në vitet në vazhdim, por momentalisht është e pamundur. Ndaj, në kushtet kur jemi operojmë me video dhe metoda të tjera për të mbërritur tek elementët e duhur. Shfrytëzojmë lidhjet me klubet, materialet që ata disponojnë për lojtarët etj.

Fryjnë erëra të reja në basketbollin shqiptar, Klaudio Ndoja

- Por kjo nuk ju pengon të bëni grumbullime brenda vendit, apo jo?

- Brenda vendit mund të bëhen grumbullime më të shpeshta e më të gjata në kohë, patjetër, sepse është më e lehtë. Madje, kam kënaqësinë t’ju informoj se ne e kemi nisur këtë punë me U-16. Për më tepër, kemi dy evente të rëndësishme këtë vit që zhvillohen në Shqipëri, bëhet fjalë për evente të nivelit europian të vendeve të vogla. Kështu, për U-16 zhvillohet nga 9 deri më 14 korrik, kurse për U-18 aktiviteti zhvillohet nga 23 deri më 28 korrik.

- Të flasim konkretisht. Në një projekt të madh dhe ambicioz sikurse ju pretendoni, cilat janë planet afatshkurtra dhe afatgjata?

- Mund të flas vetëm për plane afatgjata, pasi afatshkurtra në këtë mision nuk ka. Për të gjetur elementët e duhur dhe për të pasur produktivitet prej tyre duhen vite të tëra. Në projektin tonë afatgjatë është të krijojmë kushtet për të afruar sa më shumë lojtarë cilësorë që luajnë jashtë vendit, por më kryesorja është të prodhojmë lojtarë cilësorë në Shqipëri, lojtarë që të jenë në gjendje të çajnë në tregun e huaj profesionist, në mënyrë që ëndrrat e këtyre të rinjve të realizohen. Sa vite duhen për këtë s’mund ta them, por e di që me këtë plan ne po hedhim sot themelet e një rruge të gjatë të suksesshme.

- Cilat janë problemet me të cilat ballafaqohet sot basketbolli ynë?

- Ka disa probleme që na sjellin pengesa. Natyrisht kryesorja është buxheti, e dyta infrastruktura dhe e treta ka të bëjë me kuadrin, më saktë me mësuesit dhe trajnerët e basketbollit. S’mund të kesh basketboll të zhvilluar pa i patur këta elementë.

- Ndryshe nga ne, Kosova ka një progres më të mirë në këtë sport….

- Kosova ka vite që ka investuar, plus që sjell trajnerë cilësorë të huaj, ka një përvojë nga shkolla jugosllave e basketbollit, ndërsa klubet në Kosovë financohen shumë më tepër. Eksperienca nëpërmjet trajnerëve të huaj cilësorë është e dobishme dhe këtë praktikë duhet ta ndjekim edhe ne.

- A mund të flisnim dy fjalë edhe për karrierën tuaj? A keni pengje nga karriera e gjatë si basketbollist?

- Karriera ime si lojtar aktiv tashmë është mbyllur. Unë kam bërë 21 vjet karrierë. A kam pengje? Sa të duash. Edhe ata që thonë nuk kemi, gënjejnë. Por në këtë moment jam në paqe me veten. Jam përsëri duke u marrë me basketboll, por në një formë tjetër, e tani për të mos bërë gabimet e dikurshme, por për të dhënë kontributin e duhur.

Fryjnë erëra të reja në basketbollin shqiptar, Klaudio Ndoja

- Shumë shqiptarë, kur arrijnë nivele profesioniste, zgjedhin të luajnë për vende të tjera. A keni pasur ju oferta të luani për vende të tjera?

- Siç e dini karriera ime është bërë në Itali. Kur isha 18 vjeç mora ftesë nga Shqipëria dhe Italia dhe isha në momentin e zgjedhjes. Unë zgjodha të përfaqësoj Shqipërinë, me të cilën kam fituar një medalje ari në Maltë.

Kush është Klaudio Ndoja?

Datëlindja: 18.05.1985

Vendlindja: Shkodër

Karrierë profesionale 21 vjeçare në Itali

Ka luajtur për klube të superligës italiane si Virtus Bolonja, Kremona, Verona etj.

Ka fituar titullin kampion në Itali me Virtus Bolonjën

Ka licencë të trajnerit të basketbollit

Punësuar në FSHB si skaut

Vlerësuar me urdhrin “Naim Frashëri”