
Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

FSHF bën një sy “qorr” për Tiranën, e lejon të luajë në “Air Albania” edhe me Apoloninë

Shkruar nga Adriatik BALLA 2 Prill 2021

Në fundjavë do të rikthehet kampionati kombëtar i futbollit, me ndeshjet e javës së 26-të, ku ka plot duele direkte ndërmjet kryesuesve të garës dhe priten me interes rezultatet, sepse ato janë përcaktuese për fatet e sezonit. Në të vërtetë nuk janë vendimtare për titullin, pasi gara është ende e gjatë dhe rivaliteti i spikatur ka sjellë një ngjeshje të ekipeve në renditje, por në duele të tilla direkte fitorja i lartëson shumë ekipet fituese dhe humbja i nxjerr nga objektivat skuadrat humbëse. Natyrisht, këtë edicion ka një veçanti të bukur, që lidhet me praninë e pesë skuadrave deri tani që lakmojnë titullin kampion. Një rivalitet i tillë mund ta bëjë garën interesante deri në javën e fundit, por këtë xhiro të kampionatit mund të marrin zgjidhje disa pikëpyetje që janë ngritur rreth formës së skuadrave dhe kapaciteteve të tyre. Në garë për titullin është futur së fundmi edhe Tirana, e cila është 7 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Vllaznia. Duelet direkte mund të jenë vendimtare dhe bardheblutë do t’i shfrytëzojnë avantazhet që siguron kalendari e natyrisht përplasjet direkte, por më së pari duhet të fitojë duelin e radhës, atë ndaj Apolonisë, që konsiderohet e lehtë në letër por hap shumë probleme në fushë. për këtë ndeshje duket se FSHF ka bërë një tolerim, duke i vënë Tiranës në dispozicion fushën e stadiumit kombëtar “Air Albania”. Nuk ndodh shpesh, pasi vetëm në derbi apo në ndonjë duel të rëndësishëm është lexuar hapja e tij për ndeshjet e kampionatit, por duket se edhe në këtë drejtim, bëjnë punë miqësitë. Dihet që Tirana është me sy të mirë tek Federata Shqiptare e Futbollit gjatë kësaj kohe dhe kjo “dashuri” është evidentuar edhe sezonin e kaluar në disa forma. Ndoshta Duka po i jep një shans Tiranës edhe në këtë formë që të futet me pretendime në garën për titull dhe ecuria e javëve të fundit të skuadrës bardheblu ka qenë e tillë që është shpresëdhënëse.
A është “Air Albania” për ndeshjet e Superiores? Kush e mban përgjegjësinë për dëmtimin?
Shumë pikëpyetje ngrihen kur ndeshjet caktohen të luhen në impiantin e ri kombëtar të futbollit në kryeqytet. Kjo pasi dëmtohet fusha dhe precedentët janë dhënë edhe më parë. por ndoshta një ndeshje e vetme si ajo me Anglinë nuk mund ta çojë fushën në kolaps sikurse ka ndodhur muaj më parë kur pjesë të caktuara të fushës dolën jashtë funksionit. Sikurse shkruajnë e raportojnë vetë mediat që janë të afërta në qëndrime me FSHF-në, pas kombëtares, fushën e rehabilituar të “Air Albania” do ta prekë edhe Tirana. Kampionët në fuqi të Superiores, rikthehen të luajnë në impiantin më të rëndësishëm në vend teksa hera e fundit ishte derbi i fazës së parë ndaj Partizanit, takim i përfunduar në barazim 0-0. Këtë herë, bardheblutë do të presin në ditën e diel Apoloninë teksa do të kërkojnë fitoren e tretë radhazi në kampionat, ndërsa edhe pse shtatë pikë larg kreut, duket se ende nuk janë dorëzuar. Kujtojmë se takimi ndaj fierakëve ishte parashikuar të luhej në orën 13:00, por tashmë me ndryshimin e stadiumit, ka ndryshuar edhe ora, që tashmë është 16:00. Sakaq, “Air Albania” mund të konsiderohet edhe si një fushë me fat për bardheblutë, teksa në sezonin e kaluar aty arritën shumë suksese që në fund i kurorëzuan si kampionë për herë të 25.
Vllaznia-Partizani, duel për kreun
Ndërkohë që Tirana po mendon për duelin ndaj Apolonisë që do të luhet të dielën në stadiumin “Air Albania”, në Shkodër do të ketë një kryepërballje këtë fundjavë. Të shtunën luhet Vllaznia-Partizani, një ndeshje midis kryesuesve dhe dy pretendentëve kryesorë për titullin. Shkodranët janë entuziastë që diktohet nga vendi i parë, por Partizani shihet si pretendent kryesor për trofeun, nisur nga qëndrueshmëria në rezultate dhe konsolidimin e grupit nga trajneri Ilir Daja, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer me “demat e kuq”.
Më të lexuarat


Italia do të hapë stadiumet para se të nisë Europiani, e konfirmon kreu i federatës, Gravina

Porrini mbron Rejën nga kritikat: Ka lënë gjurmë kudo ku ka drejtuar

Përplasje për KOKSH, Duka i futbollit kërkon shtyrjen e asamblesë, zgjedhjet më 17 prill

Champions dhuroi emocione të forta mbrëmë, ku madrilenët barazuan në “Anfield” 0-0 e shkojnë më tej falë fitores së parë 3-1. Në gjysmëfinale shkon dhe Siti i Guardiolës

Skënderbeu-Vllaznia, finalja e madhe e Kupës, Teuta dhe Laçi eliminohen

Situatë kaotike në ndeshjen e Kupës, futbollisti shqiptar mbetet i shtrirë në fushë (VIDEO)

Bajerni jep spektakël por 1 gol s’mjafton, në gjysmëfinale shkon PSG

Kupa e Shqipërisë/ Teuta mund të bëjë “bis” këtë sezon, Vllaznia e Laçi sërish kokë më kokë

Reja “peshkon” në Zvicër për mesfushorë cilësorë që i kungojnë Kombëtares kuqezi

Klubi i madh europian ku luan dhe futbollisti shqiptar merr goditjen e rëndë, përjashtohet nga kampionati
