Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

FSHF del me njoftim zyrtar: Stadiumi do quhet “Air Albania” për 5 vite, tribunat do mbajnë ermat e këtyre legjendave

Postuar: 15/11/2019 - 20:14

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një njoftim për të gjithë publikun sportiv, duke lajmëruar për emrin e ri të stadiumit kombëtar dhe ndarjen e tribunave. Emri i ri i stadiumit do të jetë zyrtarisht “Air Albania”, kontrata mes dy palëve është firmosur dje. Ndërsa ndarja e tribunave do të jetë e tillë:

– Tribuna qendrore do të emërtohet – Tribuna Qemal Stafa.
– Tribuna Lindore(Ballore) do të emërtohet – Tribuna Panajot Pano.
– Tribuna Veriore do të emërtohet Tribuna Fatmir Frashëri.
– Tribuna Jugore do të emërtohet Tribuna Vasillaq Zëri.

Njoftimi i plotë i FSHF-së:

Qendra Sportive Kuq e Zi Sha njofton opinionin publik për përfundimin e procesit të përzgjedhjes së partnerit për të drejtat e emrit të stadiumit.

Në këtë proces pati 2 oferta financiare konkrete dhe 4 shprehje interesi. Ofertuesit ishin kompania ajrore Air Albania dhe kompania e njohur e karburanteve Bolv Oil.

Këshilli i Administrimit i Qendra Sportive Kuq e Zi sha, në vlerësim të ofertave vendosi të përzgjedh shoqerinë Air Albania Shpk, përzgjedhje e cila u aprovua nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionarëve (75% Federata Shqiptare e Futbollit dhe 25% Ministria e Financave dhe Ekonomisë).

Përfitojmë nga rasti të falenderojmë gjithashtu edhe kompanitë Bolv Oil, Sigal Uniqa Group Austria dhe Vodafone Albania për shprehjen e interesit për të qenë edhe ata sponsor të stadiumit të ri.

Dje u nënshkrua kontrata e sponsorizimit mes palëve Qendra Sportive Kuq e zi dhe Air Albania, sipas të cilës kompania ajrore Air Albania do të ketë të drejtën e vënies së emrit ‘Air Albania Stadium’.

Pra që nga sot e deri në përfundim të kontratës 5 vjecare stadiumi do të quhet Air Albania Stadium.

Shoqëria Air Albania shpk është krijuar në vitin 2018, me aksioner kryesor Turkish Airlines (49%), duke qenë në këtë mënyrë përfaqësuesi zyrtar i gjigandit botëror të fluturimeve në tregun shqiptar. Shteti shqiptar gjithashtu zotëron 10% të aksioneve të shoqerise, me anë të Albcontrol Sha.

Ndërkaq Këshilli i Administrimit dhe Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve të Qendra Sportive Kuq e zi ka vendosur që Tribunat e stadiumit të marrin emrat e personaliteve të historisë dhe të futbollit Shqiptar, si vijon:

– Tribuna qendrore do të emërtohet – Tribuna Qemal Stafa.

– Tribuna Lindore(Ballore) do të emërtohet – Tribuna Panajot Pano.

– Tribuna Veriore do të emërtohet Tribuna Fatmir Frashëri.

– Tribuna Jugore do të emërtohet Tribuna Vasillaq Zëri.

Në këtë mënyrë jo vetëm respektohen këto personalitete të shquar, por edhe mbahet gjallë përgjithmonë kujtesa historike e stadiumit të vjetër.

Ne e vlerësojmë këtë marrëveshje të arritur me Air Albania si një ndihmëse të rëndësishme për mirëmbajtjen në standarde bashkëkohore të këtij kompleksi, dhe aspak si një marrëveshje biznesi. Të ardhurat që do gjenerohen nga kjo kontratë do jenë të dedikuara për shpenzimet e mirëmbajtjes dhe për moderniziminin e stadiumit me të rejat më të fundit të teknologjisë.

Inaugurimi i shtëpisë së re moderne të Futbollistëve Kuq e Zi është padyshim një moment historik dhe i gëzueshëm për të gjithë. Ju ftojmë në “Air Albania Stadium” për të mbështetur kombëtaren dhe njëkohësisht për të parë nga afër ndryshimin e madh.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2019 - 08:50

Bota e futbollit ka marrë një lajm të hidhur mëngjesin e sotëm.

Postuar: 11/12/2019 - 07:12

Liga e Kampioneve dhuroi mbrëmë emocione të mëdha në xhiron e fundit në grupe, teksa u eliminuan

Postuar: 11/12/2019 - 07:11

Tirana nuk e gjeti trajnerin as dje, madje dhe kur pritej një emër në orët e fundit të ditës.

Postuar: 11/12/2019 - 07:11

Ekipet kombëtare të moshave kanë dështuar në objektivat e tyre dhe është fakt se shumë pak ndeshj

Postuar: 10/12/2019 - 23:53

Napoli triumfoi 4-0 përballë Genk dhe u kualifikua për në fazën me eliminim direkt të UEFA Champi

Postuar: 10/12/2019 - 23:08

Barcelona ka mposhtur 2 me 1 Interin në Itali për t’ia shuar ëndrrën për kalim të fazës së