BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Sport

FSHF i kthehet debatit me qeverinë, kuron ndryshime në Ligjin e Sportit, kërkesa ka prapavijë ekonomike

FSHF i kthehet debatit me qeverinë, kuron ndryshime në Ligjin e

Vështirësitë financiare të klubeve duket se kanë nxitur presidentët e klubeve të kampionatit shqiptar t’i drejtohen FSHF-së dhe kjo e fundit, duke mbledhur Ligën Profesioniste paralajmëroi nisjen e një turi të ri negociatash me qeverinë, për të bërë ndryshime në atë që quhet “Ligj Sporti”. Natyrisht, shkaku i gjithë kësaj është situata e rënduar financiare e klubeve, por edhe një derë e hapur nga kryeministri Rama për këtë problem lënë e tillë që një vit më parë. kështu, përfaqësues të Ligës Profesioniste të Futbollit në vend, bashkë me Federatën Shqiptare të Futbollit, janë ulur në një takim, ku kanë vendosur t’i kërkojnë zyrtarisht qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, ndryshimet në ligjin e sponsorizimit. Një kërkesë e tillë u artikulua edhe vjeshtën e kaluar nga Liga Profesioniste e Futbollit, që madje bojkotoi kampionatin përreth dy muaj, megjithatë gjithçka u kthye në normalitet pas një premtimi të qeverisë për të marrë në konsideratë kërkesat. Në mbledhjen e zhvilluar sot, ku ishin të pranishëm 10 drejtuesit e klubeve pjesëmarrëse në “Abissnet Superiore” dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u diskutua në lidhje me këtë kërkesë dhe u bënë propozime konkrete për mënyrën se si do të vijojë dialogu me përfaqësuesit e Qeverisë dhe Kuvendit për ndryshimin e ligjit për sponsorizmet në sport. Liga Profesioniste e Futbollit së bashku me FSHF-në do të riaktivizojnë negociatat me të gjithë institucionet dhe aktorët përgjegjës për të finalizuar ndryshimet ligjore që do t’i japin një frymëmarrje të madhe sportit shqiptar.

Po cilat ishin kriteret e Ligës për qeverinë një vit më parë?

Një vit më parë, Liga Profesioniste kishte kërkuar nga qeveria lehtësira financiare, kuptohet, duke bërë ndryshime në Ligjin e Sportit. Letra e Ligës drejtuar kryeministrit Rama nuk u mor parasysh, gjë që solli edhe bojkotin, i cili po ashtu nuk e zgjidhi tërësisht problemin, pasi, duhet thënë, kërkesat kanë prapavijë ekonomike që vijnë si kërcënim për qeverinë dhe ajo s’mund të bëjë diferencime me kategori të tjera të shoqërisë. “Në këto kushte, anëtarët e Ligës, pas një analize të kujdesshme dhe profesionale, konkluduan se situata e tyre financiare për sot dhe në perspektivë, paraqitet mjaft e vështirë dhe pesimiste për vazhdimin normal të veprimtarisë sportive. Të ndodhur përballë kësaj situate, anëtarët e Ligës i kërkojnë qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të rishikojnë kuadrin aktual ligjor dhe të marrin disa nisma ligjore në kuadër të mbështetjes së veprimtarive sportive të Kategorisë Superiore, si më poshtë: 1.Ndryshime në ligjin për sponsorizimet duke aplikuar sistemin e zbritjes nga tatim fitimi, pasi varianti aktual nuk është atraktiv për sponsorat, ç’ka e vërteton edhe realiteti i deritanishëm. 2.Përfshirjen e të gjitha veprimtarive ekonomike të klubeve të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6 % , si bujqësia dhe turizmi. 3.Faljen e gjobave dhe kamat vonesave për detyrimet fiskale të klubeve. 4.Zgjatjen e periudhës së përjashtimit nga tatim fitimi mbi të ardhurat personale të futbollistëve nga 2 vite në 10 vite”, shkruante Liga Profesioniste në gusht të vitit 2020.