BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

FSHF kthen futbollin në ligat inferiore, Ylli: Fund bojkotit, Rama po shqyrton kërkesat tuaja

FSHF kthen futbollin në ligat inferiore, Ylli: Fund bojkotit, Rama po

Federata Shqiptare e Futbollit kuptoi më në fund se presionet me Edi Ramën nuk funksionojnë, ndërkohë që një takim kokë më kokë i kreut të FSHF-së Armand Duka dhe kryeministrit Rama ka sjellë një farë zbutje të marrëdhënieve dhe duket se palët kanë rënë dakord për nisjen e aktiviteteve futbollistike. Padyshim që ky është lajm i mirë, ndërkohë që FSHF ende dridhet e spërdridhet në qëndrimet e saj për të “përfituar” diçka, në formë dhurate nga kryeministri, në lidhje me katër kërkesat që kishte parashtruar Liga Profesioniste e Futbollit, e cila është, në fakt, fasada e kreut të federatës, Duka. Gjithsesi, ndërsa kryeministri Rama ende nuk e ka thënë fjalën e fundit, por me premtimin se do të bëjë lehtësira në kërkesat ekonomike të Ligës, duket se kjo e fundit po ulet me këmbë në tokë dhe garat e futbollit janë më afër. Shenjën e parë e dha dje vetë FSHF-ja, e cila paralajmëroi kthimin në fushë të kategorive inferiore, si fillim, por la të hapur edhe mundësinë e rikthimit të Superiores, pas më shumë se 40 ditësh bojkot. Kthimi më parëi ligave inferiore do t’i hapë rrugën edhe Superligës që të zbresë në fushë, për të zhvilluar javët e prapambetura si pasojë e një bojkoti të paprecedentë, një shkëputje që nuk kishte ndodhur as në vitin e mbrapshtë 1997, ndërkohë që ndërprerje arriti të shkaktonte vetëm pandemia e koronavirusit, ndërprerje që në të gjithë botën zgjati mbi 3 muaj.

Kthehet futbolli i Kategorisë së Parë dhe të Dytë

Sikurse raportojnë edhe mediat sportive të afërta me FSHF-në, ka një lajm i madh për futbollin shqiptar. Bojkotit mesa duket po i vjen fundi dhe për këtë një sinjal e ka dhënë Federata Shqiptare e Futbollit që bën me dije se këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave. Sektori i Garave në FSHF i ka nisur njoftimet klubeve dhe po kryen përgatitjen e nevojshme për këtë rifillim. Sa i përket Kategorisë Superiore, ashtu siç është njoftuar edhe nga Liga Profesioniste e Futbollit, vendimi do të merret në mbledhjen që presidentët e klubeve do të zhvillojnë sipas programit ditën e premte.

Qëndrimi i deputetit Fidel Ylli

“Filloni futbollin, me premisë për plotësimin e kërkesave, pa afate në formë ultimatumesh”. Është kjo në thelb përgjigjja e të ngarkuarit të kryeministrit, Fidel Ylli, për negociatat me Ligën Profesioniste të Futbollit, që bëri të ditur se do të priste deri të enjten për një përgjigje zyrtare për të vendosur më pas në një takim të premten në lidhje me bojkotin. Deputeti socialist i është përgjigjur me një shkresë zyrtare organizmit të presidentëve të Superiores, ku, së pari, vlerëson zgjedhjen e Ligës për të nisur procesin e dialogut, si e vetmja rrugë për zgjidhjen, dhe jo ultimatimet ndaj qeverisë. Gjithsesi, deputeti Fidel Ylli shkruan se e gjen të pavend vendosjen nga ana e Ligës të një afati, pasi kjo nuk e shpejton zgjidhjen dhe as nuk i shërben klimës pozitive, pasi qeveria dhe kryeministri e kanë bërë të qartë se nuk negociojnë nën presionin e afateve apo kushteve të vendosura nga palë të tjera. Deputeti socialist e konsideron të kryer ndërkohë punën nga ana e tij dhe Ministria e Financave, pasi kryeministri Rama ka në tryezë katër opsionet përkatëse për përmbushjen e mundshme të kërkesave të Ligës Profesioniste. Më tej zoti Ylli bën të ditur se për të katërta kërkesat në fjalë ka një mirëkuptim në parim nga ana e kreut të ekzekutivit, ndërsa shton se duke qenë besimplotë në zgjidhjen e të katër kërkesave, fton miqësisht Ligën që të mos e vonojë procesin me bojkotin e Superiores, që sipas tij mbetet një kusht i papranueshëm për finalizimin e dialogut. Letra e Deputetit socialist, mbyllet me sugjerimin: Liga Profesioniste të rifillojë aktivitetin, pasi çdo ditë e humbur është në dëm të sportit, por edhe të zgjidhjes së problemit.