
"Erdhi një mashtrues...", analisti plas deklaratën e fortë: McGonigal kuptoi se këtu bëhen para, mburreshin se kishin një shok në FBI

Skandali me ish-zyrtarin e FBI-së/ Deputeti i PS e zbulon: Ja e vërteta që ju nuk e dini

Deklarata ‘bombë’ e Kryemadhit: McGonigal është kontaktuar sulmuar Ilir Metën

Dosja McGonigal/ Klodiana Lala zbardh detaje të pathëna: Ish-agjenti vizitoi zyrën e Ramës i pashoqëruar nga ambasada, ja kush është Kutia e Pandorës

Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e forta: Ja çfarë i kërkoi Tom Doshi agjentit të FBI të hetonte për Ilir Metën

Artan Hoxha tregon si e gjeti Charlie McGonigal te restoranti i njohur: Ishte në tavolinë me ish-politikanin biznesmen

“Jemi më pranë se kurrë ‘amnistisë fiskale’”/ Artan Hoxha ironizon projektin e Portit të Durrësit dhe zbardh prapaskenat e forta: Çmimi ”dysheme” nis nga...

“Vetëm Luiz Ejlli e përmbys Ramën”/ Ish deputeti habit me deklaratën: Nuk janë burra shteti, por...

FSHF mban “në ajër” Rejën, nis “peshkimi” për një tjetër teknik italian

Shkruar nga Adriatik BALLA 1 Dhjetor 2022

Federata Shqiptare e Futbollit ka në tryezën e presidentit Armand Duka disa skenarë në lidhje me pankinën e skuadrës përfaqësuese, ku padyshim Edi Reja është sërish në tavolinë si emër kryesor, por këtë herë “plakushi” italian ndodhet në “ajër” e jo në tokë, sepse presioni i publikut është i madh dhe vetë presioni në zyrat e federatës është i lartë. Ky “tension i lartë” rrezikon të djegë vetë kupolën drejtuese të federatës nëse në eliminatoret e ardhshme nuk realizohet objektivi kualifikim, ndaj e kanë të vështirë të përtërijnë menjëherë kontratën me Rejën. Gjithsesi, në analizën që ka bërë “Supersport”, por edhe media të tjera sportive, vërehet se Reja është praktikisht pa kontratë nga ora 24:00 e datës 30 nëntor. Në këto rrethana, duhet një trajner i ri. Do të jetë Reja apo një tjetër italian? Shanset janë 50:50 (në dukje), edhe pse Reja gëzon simpatinë e Dukës, që e ka lavdëruar edhe publikisht për “punën e mirë” që ka bërë. Por disa takime me të tjerë tregojnë rrugë tjetër nga ajo e “plakushit”. Prania e Kambiasos në Tiranë si dhe tentivat për bisedime me një tjetër teknik italian sikurse është Di Biaxho, vërtetojnë se Duka dhe FSHF po kërkojnë një trajner që të ketë dalë nga shkolla italiane e futbollit.
Statistikat e Edi Rejës
Pas kualifikueseve të Botërorit, radha ishte për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku Shqipëria e Rejës do të tentonte që të ngjiten në Ligën A, pasi në grup u shortua me Izraelin, Islandën dhe Rusinë, por këta të fundit u përjashtuan për shkak të agresionit që nisi shteti rus ndaj Ukrainës. Në këtë edicion, Shqipëria nuk mori asnjë fitore në katër ndeshjet që luajti duke u renditur në vendin e tretë, duke zhgënjyer jo pak. Dy miqësoret jo zyrtare me Arabinë Saudite dhe dy takimet zyrtare me Italinë dhe Armeninë ishin dy ndeshjet e fundit të trajnerit Edoardo Reja në kontratën aktuale. Për të theksuar se ndaj armenëve, Shqipëria mori të parën dhe të fundit fitore në këtë vit kalendarik. Edoardo Reja numëron 38 ndeshje me Shqipërinë, me një bilanc prej 14 fitoresh, 9 barazimesh dhe 15 humbjesh. Vetë 77-vjeçari ka shprehur hapur dëshirën se ai kërkon besimin e presidentit Armand Duka për të vijuar projektin së paku dhe për kualifikueset e kampionatit europian që nisin në muajn mars, por do të jetë numri një i federatës shqiptare të futbollit që do të vendosë për zgjatjen ose jo të bashkëpunimit me italianin. Reja ka vënë theksin se ai ka ndërtuar një skuadër për të ardhmen dhe është treguar besimplotë se mund të kërkojë kualifikimin në kampionatin europian që do të luhet pas dy vitesh, por tani topi ëshë në anën e Dukës, i cili do të marrë vendimin për stolin e kombëtares. Ajo që mund të thuhet për momentin është që Reja nga 1 dhjetori është pa kontratë. Pra, trajnerit italian i ka përfunduar marrëveshja me federatën shqiptare të futbollit e tani pritet vendimi që do të merret për të ardhmen e stolit të kombëtares së shqipërisë. 77-vjeçari mori drejtimin e kuqezinjve në qershor të 2019, duke drejtuar Shqipërinë në edicionin e fundit të kualifikueseve për kampionatin europian, në dy edicione të Ligës së Kombeve dhe në kualifikueset për kampionatin botëror.
Më të lexuarat


Uzuni shkëlqen me dy gola, performanca pozitive për legjionarët. Mësoni notat e tyre për fundjavën që lamë pas

E rëndë/ Pëson infarkt në fushë, ndërron jetë futbollisti

Zidan në kërkim në të një skuadre të re, në skenë del dhe klubi historik europian

Monza mund për herë të dytë Juventusin, Sasuolo shkatërron e turpëron Milanin

Teuta fiton Kupën e Shqipërisë përballë Kamzës, treshen e “balerinave” të FSHB e ka zili dhe “dancing with the stars”!

Kukësi fitore entuziazmuese kundër Tiranës, Kastrioti humb me Bylisin

Pirro Kokalari: Mundja klasike kishte masivitet e cilësi, por politika e kohës na penalizoi në garat ndërkombëtare

Futbolli në zi/ Pësoi infarkt në fushë, lojtari i njohur ndërron jetë në spital

Formacionet zyrtare Real Madrid-Sociedad

Shokohet Milani në pjesën e parë, Sassuolo në avantazh me rezultatin 1-3
