Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

FSHF nuk zë mend, çmime të kripura për të parë Kombëtaren në ndeshjen kundër Skocisë

Postuar: 20/10/2018 - 07:30

Federata Shqiptare e Futbollit ka befasuar dhe një herë tjetër kur është fjala për çmimet e biletave të Kombëtares. Ajo nuk ka zënë mend dhe duket se nuk i ka marrë seriozisht apelet dhe sugjerimet që kishin dhënë analistët, gazetarët dhe mjaft specialistë të futbollit, të cilët, pas ndeshjes së parë me Izraelit të luajtur në “Elbasan Arena”, kishin kërkuar me urgjencë uljen e çmimit dhe promovimin e ndeshjeve, madje duke bërë edhe tolerime. Ato ditë u fol të kishte një ulje drastike çmimesh për miqësoren me Jordaninë, por FSHF nuk e bëri këtë. Ajo ruajti linjën e saj të çmimeve, duke shkaktuar një skandal. Nëse në ndeshjen kundër Izraelit ishte mbushur vetëm 30% e stadiumit, ndaj Jordanisë bëheshin jo më shumë se 500 vetë në stadium. Kjo rënie drastike e numrit të spektatorëve në ndeshjet e Kombëtares duhet të jetë një alarm për FSHF-në dhe për vetë skuadrën e stafin e saj. Duket se ekipi nuk bind as në lojë e as në rezultate, prandaj ka dhe një rënie të ndjeshmërisë ndaj ekipit përfaqësues. Më herët tifozët kuqezi e mbushnin stadiumin plot. Pothuajse të gjitha tifogrupet ishin të organizuara mirë dhe jepnin kontributin e tyre, por me këto çmime që ka vendosur FSHF, shoqërua dhe me një rënie të ndjeshme të cilësisë së skuadrës, po sjellin braktisjen e stadiumeve nga tifozët. Ndërkohë, ndeshja kundër Skocisë është padiskutim takimi më i rëndësishëm për kombëtaren tonë të futbollit, pasi në rast dështimi, do të zbresim në Ligën D të Ligës së Kombeve, që do të ishte një dështim. Para startit të këtij kompeticioni, Shqipëria synonte kreun e grupit dhe ngjitjen në Ligën B, por duket se dhe Liga C nuk është për djemtë e Panuçit, që kanë qenë zhgënjyes në takimet e këtij kompeticioni, ku kanë vetëm 3 pikë në po kaq takime. Ndeshja kundër Skocisë duhet fituar me patjetër dhe fakti që luhet në Shqipëri pritej që të ndihmonte kombëtaren kuqezi, por FSHF mendon ndryshe. Çmimet e biletave nuk janë ulur aspak, pavarësisht se ky do të jetë një takim që ka nevojë për mbështetjen e sa më shumë tifozëve. Rrezikohet seriozisht që tribuna përballë, D1 dhe D4, të mbeten të boshatisura. Çmimi i një biletë në atë tribunë është 1000 lekë. Ndërsa në tribunat D2 dhe D3, një biletë kushton 1500 lekë. Kurse në tribunat A dhe B, që janë praktikisht më të mirat, çmimi i biletës është 40 mijë lekë të vjetra, një shumë e konsiderueshme për tifozët e thekur shqiptarë. Kuptohet, tribuna VIP është më e shtrenjta dhe këtë herë çmimi i biletës për këtë tribunë kushton 60 mijë lekë të vjetër. Ndërkohë, mbetet dhe një muaj nga ndeshja e fundit në grup me Skocinë dhe e fundit për këtë fazë të Ligës së Kombeve. Në Divizionin C vetëm grupi i parë ku bën pjesë Shqipëria ka tre skuadra, kurse grupet e tjera kanë nga katër ekipe. Në këtë grup njëra skuadër do të bjerë në Ligën D, kurse ajo që zë vendin e parë do të ngjitet në Ligën B. Rregullorja është e qartë kështu që nuk ka vend për aludime. Shqipëria për momentin është në vendin e fundit, megjithëse ka 3 pikë, po aq sa Skocia me të cilën do të ndeshemi në “Loro Boriçi” më 17 nëntor. Shanset që ta mbyllim në vend të fundit janë të mëdha, kurse shanset që të dalim në vend të parë janë matematikore e teorike, por tepër të vështira të ndodhin. Kjo pasi çdo gjë tashmë varet nga kundërshtarët dhe nga fati. Shqipëria mund ta sigurojë vendin e parë në grup vetëm nëse Skocia fiton 1-0 ndaj Izraelit dhe të dyja ato skuadra shkojnë në gjashtë pikë. Shqipëria duhet të fitojë duelin e fundit me izraelitët me më shumë se katër gola diferencë që të kalojë në vend të parë në grup, gjë që duhet të ndodhë një mrekulli që të realizohet. Gjithsesi, trajneri Kristian Panuçi ka një muaj kohë të mendojë për zgjedhjet e tij dhe të hartojë një strategji që të paktën të mos na fundosë një ligë më poshtë. Për Shqipërinë, në çdo rast, duhet një fitore me shumë gola në duelin e fundit ndaj skocezëve. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/01/2019 - 18:40

Policia në Gana ka njoftuar sot se disa persona të armatosur teksa lëviznin me një motor kanë qëlluar me armë duke vrarë gazetarin hulumtues Ahmed Hussein, i cili po kryente investigime në futbollin afrikan.

Postuar: 17/01/2019 - 18:37

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane dhe jo vetëm.

Postuar: 17/01/2019 - 17:35

Barcelona ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga “El Mundo” se ka aktivizuar një

Postuar: 17/01/2019 - 08:43

 Menjëherë pas fitimt të Superkupës kundër Milanit, ka folur autori i golit vendimtar, Crist

Postuar: 17/01/2019 - 07:26

Juventusi fitoi trofeun e parë për vitin 2019 dhe është Superkupa e Italisë.

Postuar: 17/01/2019 - 07:25

Partizani dhe Kukësi mbyllin zyrtarisht fazën përgatitore dhe nisin menjëherë stërvitjet për ndes

Postuar: 17/01/2019 - 07:23

Lojtarët e Kombëtares po shfrytëzojnë këtë periudhë të ndërmjetme transferimi dimëror për të mund