Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Sport

FSHF nxit Ligën të dalë në protesta para Kryeministrisë, Fidel Ylli: Po bëjnë si “Mimoza Llastica”

FSHF nxit Ligën të dalë në protesta para

Futbolli nuk ka gjasa të kthehet në fushë për ca kohë, të paktën jo deri sa të ketë një takim midis përfaqësuesve të qeverisë dhe atyre të futbollit. Madje qeveria ka kërkuar një takim mes Fidel Yllit, deputetit të PS dhe përfaqësuesve të Ligës në Ministrinë e Financave. Ky propozim nuk është pranuar nga Liga, që ka vendosur të mos dërgojë përfaqësues në këtë mbledhje të planifikuar. Ata kërkojnë vetëm takimin me kryeministrin dhe do vazhdojnë të insistojnë për këtë edhe përmes protestave. Raportohet nga burime brenda Ligës se presidentët e klubeve kanë vendosur të përshkallëzojnë këmbënguljen e tyre në reagimin konkret të qeverisë, duke nisur protesta simbolike, me qëllim që bojkoti i tyre të marrë përmasa më të mëdha. Janë zbuluar dy versione. I pari është që të gjithë skuadrat e Superiores të dalin në bulevardin para kryeministrisë të veshura me uniformat përkatëse në shenjë proteste, duke kërkuar të drejtat e tyre. Gjithashtu ekipet do të paraqiten në ditët e ndeshjes në stadiumet përkatëse sipas dueleve të përcaktuar në kalendar dhe pasi të kenë lexuar kërkesat ndaj qeverisë, të futen menjëherë në dhomat e zhveshjeve në shenjë proteste ndaj mos plotësimit të katër kushteve të paraqitur.

 Fidel Ylli: Sjellja e Ligës si Mimoza Llastica

Për bojkotin dhe raportet e krijuara ka folur dhe vetë deputeti Fidel Ylli “Mandatar” i qeverisë për bisedimet me Ligën. Ai dha një intervistë për “News 24”, ku tha se Rama nuk është Zeusi që i zgjidh çështjet menjëherë. “Ne do bënim negociata, ata do bëjnë kërkesat, unë do isha në mbështetje të FSHF, pasi jam njeri i sportit. Por kjo qeveri ka bërë më shumë se ç’është bërë në 100 vite parlamentarizëm. Unë kam mendimin tim, s’dua të përmend emra. Kemi filluar diskutime në komision pavarësisht se nuk erdhi Liga. Gjithë këto kohë kanë qenë në tryezën e punës. Kemi dëshirë për të negociuar, këta i refuzojnë. Kryeministri s’mund t’i takojë ata pa negociata me grupin e punës. Në momentin që këta kanë bënë kërkesën, kryeministri pavarësisht se ka qenë i okupuar më thirri të premten në takim. Diskutuam gjatë për të gjithë problemet. Duhet momenti që të vijë reforma. U bë ligji për dhunën, i sportit, sponsorizimeve. Ligje si rrallë ndonjëherë. Këtë radhë e kemi seriozisht që do bëjmë ndryshim radikal në sport. Jemi me stadiume bosh”, tha Ylli. Më pas del direkt e në temë, duke thënë se më parë se të takojnë Ramën duket të hyjnë në bisedime me përfaqësuesit e qeverisë dhe parlamentit. “Bisedat bëhen në tavolinë, mos kenë frikë, s’ka gjë që nuk zgjidhet. Dëshira është për të parë mundësinë, për një kërkesë që ata kanë treçerek do e realizojë Komisioni me qeverinë. Të gjithë jemi të dëshiruar të kthehet futbolli në fushë. Nuk më shqetësojnë grevat dhe protestat sepse jemi në demokraci. Por më shqetëson që ekipet janë në kualifikuese dhe duhet të luajnë. Pa bisedime s’ka zgjidhje. Rama s’është Zeusi që zgjidh situatat, ai vendos në fund. Nuk mund të shpalos tani çfarë kemi diskutuar. Jemi në debate ende, ku do tolerojmë, ku do shtrëngojmë. Ata bëjnë si Mimoza Llastica, por do i këshillojë mos politizojnë Ligën Profesioniste. Aty ka kryebashkiakë të majtë dhe të djathtë. Boll me ndarje politike, ta fusni në kanale politike. Ne jemi të gatshëm t’i japim zgjidhje që nesër.

Kërkesat e Ligës

Liga Profesioniste ka shpalosur këto kushte për tu plotësuar nga qeveria dhe për të përfunduar bojkotin: Ulja e TVSH-së në masën 6%; falja e gjobave dhe kamatëvonesave të detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura; efekti i pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihet nga 2 në 10 vite, si dhe të miratohet ligji i vërtetë i sponsorizimeve. Në fakt, Liga zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme me anëtarët e saj më 12 shtator, ku mori pjesë edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka. Në këtë mbledhje u diskutua mbi vazhdimësinë e bojkotit të kampionatit pas reagimit të qeverisë dhe qëndrimi që do të mbahet në negociatat me qeverinë si edhe masat që duhet të merren në rastin e përshkallëzimit të protestave. Në përfundim të mbledhjes Liga Profesioniste e Futbollit doli me një vendim unanim të dakordësuar nga të gjithë presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore. Katër kërkesa fikse, prej të cilave Liga nuk tërhiqet, pika që kanë të bëjnë kryesisht me lehtësimin e barrës financiare për presidentët e klubeve, një pikë ku qeveria, nëse pranon kërkesat i bie të shkelë ligjin vetë. Situata duket disi e pakuptimtë, por rrugë për zgjidhje ka.