Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

FSHF refuzon kërkesën e Tiranës, “Air Albania” lihet në dispozicion vetëm për derbin me Partizanin

Postuar: 01/12/2019 - 07:47

Derbi midis Partizanit e Tiranës i planifikuar në kuadër të javës së 15-të të Superiores do të luhet në stadiumin e ri kombëtar, “Air Albania”, të paktën kështu besohet pasi FSHF nuk i ka kthyer përgjigje negative klubit të kuq që është dhe organizatori, apo më saktë pritësi i kësaj ndeshjeje. Kjo do të thotë se FSHF po e mendon seriozisht ta presë derbin kryesor shqiptar në stadiumin e ri si takimin e parë në kampionat që luhet në impiantin e ri e modern të futbollit shqiptar. Por nga ana tjetër, nëse për Partizanin nuk është shprehur refuzim, përkundrazi, mund të duket si miratim, Federata Shqiptare e Futbollit e ka refuzuar Tiranën në kërkesën e saj për të luajtur me Kukësin në këtë stadium, ndeshje e programuar në kuadër të javës së 14-të e që do të luhet fundjavën e ardhshme, tashmë si një vendim i marrë. Janë këto informacione që bindin që FSHF do ta lëshojë stadiumin 22500 vendesh të “Air Albania”, krenari e infrastrukturës sportive në Shqipëri, vetëm për derbin Partizani-Tirana (nëse nuk ndodh ndonjë refuzim i papritur), kurse ndeshja Tirana-Kukësi nuk ka gjasa të luhet në stadiumin e ri pasi refuzimi i FSHF-së është zyrtar dhe bardheblutë do të shfrytëzojnë stadiumin e tyre, pra “Selman Stërmasin”. Pikërisht një rikonstruksion i pjesshëm i fushës së tij kishte qenë justifikim për Tiranën, por nuk funksionoi.

Prapaskenat e kërkesës dhe refuzimi i federatës, gjendja e grupit

Siç dihet, Kategoria Superiore nuk zbriti këtë fundjavë në fushë, kjo për shkak të tërmetit që paralizoi të gjitha aktivitetet në vend. Kështu, kampionati do të rifillojë në fundjavën e ardhshme teksa sot FSHF ka zyrtarizuar edhe ditët se kur do të luhen ndeshjet. Ajo që bie në sy është se sfida mes Tiranës dhe Kukësit të shtunën në orën 16:30, do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stermasi”. Bardheblutë kishin bërë një kërkesë për ta zhvilluar ndeshjen në stadiumin e ri Kombëtar, “Air Albania Stadium”, por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga Federata. Stadiumi “Selman Stërmasi” i ishte nënshtruar një rehabilitimi të fushës, megjithatë, tashmë stadiumi ku kryeqytetasit luajnë rregullisht duket të jetë gati për të pritur verilindorët, ndërsa inaugurimi i një ndeshje të Superiores në impiantin e ri duket se do të vijë në derbin e kryeqytetit. Humbja me Skënderbeun në javën e 13-të solli një shqetësim jo të vogël në kampin bardheblu, aq sa edhe trajneri Julian Ahmataj dha dorëheqjen fillimisht por më pas me insistimin e Refik Halilit pranoi të ulë “hundën” e të vijojë punën, ndonëse në fillim kishte akuzuar që në radhët e brendshme të klubit punohet gjithë kohës si të shkarkojnë trajnerin. Ditët e pushimit që pasuan si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit sollën mundësinë të punohej me skemat dhe trajneri të bënte testet e tij taktike, pa lënë mënjanë vëzhgimin për gjendjen e gjithsecilit. Trajneri Ahmataj pretendohet se do të ketë një grup më të plotë në sfidën e radhës, atë ndaj Kukësit, por problemi i Tiranës duhet parë në vijimësi, pasi shumë lojtarë janë ngarkuar me kartonë të verdhë dhe një tjetër për ta do të sillte mungesën në derbin pasardhës me Partizanin. Situata duket jo stabile dhe për këtë është i ndërgjegjshëm edhe presidenti Halili që po përpiqet të gjejë ekuilibrat e duhur në funksionimin e grupit dhe të stafit, por është fakt se pas largimit të Ardian Memës gjendja nuk është përmirësuar, përkundrazi, duket se Tirana ka rrëshqitur në klasifikim dhe ka humbur sharmin e javëve të para ku u shfaq si një skuadër e frikshme në objektiva, dukshëm si një skuadër pretendente. Por ecuria e javëve të fundit e ka vënë në dyshim aftësinë e skuadrës bardheblu për të arritur maksimumin.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 13:33

E ardhmja e Shkëlzen Gashit është në Zvicër. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare është prej gati 6 muajsh pa ekip pasi ndërpreu bashkëpunimin  me amerikanët e Colorado Rapids.

Postuar: 13/12/2019 - 10:20

UEFA ka zgjedhur Robert Levandovskin si lojtarin më të mirë në fazën e grupeve.

Postuar: 13/12/2019 - 07:16

Pasi është mbyllur faza e grupeve e Ligës së Kampioneve, skuadrat po presin të vijë e hëna ku do

Postuar: 13/12/2019 - 07:15

Në futboll ekzistojnë edhe mrekullitë, sidomos në Champions, ku një skuadër nga vendi i fundit në

Postuar: 13/12/2019 - 07:15

Sot në mbrëmje do të luhet në stadiumin e ri kombëtar ndeshja derbi midis Partizanit dhe Tiranës,

Postuar: 12/12/2019 - 20:36

Në prag të derbit me Tiranën, Partizani kërkon kujdes maksimal duke qenë se është ai organizatori

Postuar: 12/12/2019 - 20:19

Futbollisti i Kategorinë e Dytë në Slloveni është përjashtuar nga ekipi i tij për shkak se ai kis