BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

FSHF shkel rregulloren, shton numrin e lojtarëve të huaj në fushë, justifikohet me pandeminë

FSHF shkel rregulloren, shton numrin e lojtarëve të huaj në

Pak ditë para se të niste zyrtarisht gara në kampionatin shqiptar, Kategoria Superiore, Federata Shqiptare e Futbollit, e cila qëndroi në krah të Ligës profesioniste gjatë bojkotit për plotësimin e katër kushteve të famshme si ultimatum ndaj qeverisë, ndërmori një vendim që ishte si “qokë” për presidentët e klubeve, duke lejuar aktivizimin deri në 5 lojtarë të huaj në fushën e lojës për çdo skuadër, një vendim që bie ndesh hapur me rregulloren e veprimtarive futbollistike të vetë federatës. Rregullorja parashikon saktë në nenin 15 të saj se në fushë një skuadër nuk mund të aktivizojë më shumë se 4 lojtarë të huaj dhe që të ndryshojë ky rregull duhet të mblidhet asambleja e të veprojë edhe Komiteti Drejtues, gjithmonë brenda rregulloreve përkatëse. Duke shtuar numrin e futbollistëve të huaj në fushë, me 1 në rastin konkret, federata u bëri lehtësira presidentëve të klubeve, të cilët në emër të investimit të tyre kërkojnë sukses në kohë të shkurtër, një politikë që ka rezultuar fatale për të ardhmen e futbollit. Që kjo është një “qokë” në favor të presidentëve të klubeve e provon më së miri marrëdhënia që krerët e federatës patën me presidentët e klubeve gjatë periudhës së bojkotit të Ligës Profesioniste, një bojkot pas së cilës qëndroi fshehur gjatë gjithë kohës FSHF dhe presidenti i saj Armando Duka.

Rregullorja e federatës

Rregullorja për veprimtaritë sportive të Federatës Shqiptare të Futbollit e ka ende në fuqi nenin që lejon aktivizimin deri në 4 lojtarë të huaj në fushën e lojës. Në fakt, një klubi nuk i vihen kufizime në federimin e lojtarëve të huaj, por në aktivizimin njëherësh në fushë nuk lejohen më shumë se 4. Kjo normë është bërë në mënyrë që klubet të mos aktivizojnë vetëm lojtarë të huaj, por t’u japin përparësi akademive të tyre, domethënë të investojnë tek lojtarët e rinj shqiptarë, gjë që nuk ka ndodhur mjaftueshëm. Shtimi i lojtarëve të huaj në fushë, me 5 të tillë, është një normë e ndërmjetme që është vendosur së fundmi, ku presidentët e klubeve kishin kërkuar 6 të tillë, kurse federata, e gjendur nën presionin e publikut dhe medias sportive, bën lëshime të pjesshme, duke rritur me një më shumë kuotën. Dhe justifikimi erdhi me faktin se në situatën e vështirë ku duhej të ndihmoheshin klubet kishte ndikuar pandemia e koronavirusit. Por rregullorja, që është ende në fuqi zyrtarisht, është e qartë: “Gjatë një ndeshje zyrtare nuk mund të aktivizohen njëkohësisht në fushën e lojës më shumë se 4 lojtarë me shtetësi të huaj”, kështu shkruhet në pikën 1 të nenit 15 të rregullores së FSHF-së për veprimtaritë sportive.

Shqiptarët nga trojet s’janë “të huaj”

Në të njëjtin nen të rregullores, pika 2, thuhet se lojtarët nga Kosova nuk futen në kategorinë e lojtarëve të huaj dhe ky ka qenë një veprim i drejtë. Në fakt, lojtarët shqiptarë nga rajoni nuk konsiderohen futbollistë të huaj dhe kjo mund të konsiderohet gjë pozitive që ka bërë federata. Problemi i vërtetë në lidhje me numri e të huajve është se ata bëhen pengesë për aktivizimin e lojtarëve të rinj shqiptarë dhe klubet tona e kanë dëmtuar së tepërmi elementin e ri, duke u dhënë favore lojtarëve të huaj, nisur nga përfitimet e momentit por që kanë penalizuar në plan afatgjatë objektivat e futbollit tonë në tërësi. Lojtarët shqiptarë në rajon po lëvizin lirshëm, si në kampionatin shqiptar dhe në atë kosovar. Madje vitet e fundit ka pasur mjaft lëvizje drejt IPKO Superligës së Kosovës, pasi klubet atje paguajnë më mirë dhe është rritur ndjeshëm cilësia. Disa lojtarë kanë gjetur më shumë protagonizëm në klubet kosovare dhe kjo u ka dhënë të drejtë në vendimmarrjet e tyre, pasi luajnë rregullisht, paguhen mirë dhe kanë shanse të luajnë në kupat e Europës me skuadrat e tyre.