Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë Ramës dhe Bashës: Ju jeni pala përgjegjëse, mos harroni marrëveshjen e ...

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë
x

Sport

FSHF “zëvendëson” opozitën politike: Qeveria të na plotësojë kushtet, ndryshe pushtojmë rugët e sheshet

FSHF “zëvendëson” opozitën politike: Qeveria të

Të mbledhur në Minsk të Bjellorusisë, klubet e Kategorisë Superiore dolën me një qëndrim të ashpër kundër qeverisë Rama, duke i vendosur asaj disa kushte për futbollin, si heqja e TVSH-së në masën 6%, apo dhe faljen e kamatëvonesave të gjobave të ndryshme. Kryesorja është pezullimin e tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve nga 2 deri në 10 vjet, një lëvizje që u intereson fort presidentëve të klubeve, por që e vë shtetin në humbje, një tregues që për vite me radhë nuk është deklaruar në shtet dhe vetë shteti ka bërë një sy “qorr” e një vesh “shurdh”, deri sa qeveria Rama e futi këtë tregues në rrugë ligjore. Kjo nuk u ka pëlqyer presidentëve të klubeve që në nuk e pranojnë këtë dhe duke u fshehur p-as Ligës Profesioniste dhe me mbështetjen e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, kanë vendosur kushtet e tyre karshi qeverisë, në të kundërt kanë paralajmëruar bojkotin. Por duket se nuk do të mjaftohen me bojkot, pasi nëpërmjet komunikatës së tyre të lëshuar për mediat, presidentët e Superiores, të grupuar në atë që njihet si Ligë Profesioniste, kanë paralajmëruar protesta në çdo rrugë e shesh të vendit për të fituar të drejtat e tyre (sikurse shprehen ata). Duket qartë se ka një mospajtim mes palëve, por dhe mungesë e gjetjes së mirëkuptimit me marrëveshje, pasi Ligji i Sponsorizimeve interpretohet sipas interesave të palëve. Sidoqoftë, ultimatumi i djeshëm i Ligës, mbështetur nga drejtuesit e federatës, për protesta e pushtim rrugësh e sheshesh, ngjan më shumë me një aksion të opozitës politike sesa me një lëvizje sportive e në shërbim të futbollit.

Qëndrimi i Ligës Profesioniste

Siç thamë, në mbledhjen e zhvilluar në Minks të Bjellorusisë, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e 9 klubeve, u vendos të dilet me një qëndrim zyrtar, ku bëhet e qartë se nuk do të ketë asnjë tërheqje nëse qeveria nuk përmbush kërkesat e Ligës Profesioniste. “Sot në mbledhjen e ligës së klubeve të Kategorisë Superiore të Shqipërisë, - nis komunikata e lëshuar nga liga profesioniste, - zhvilluar ne Minsk të Bjellorusisë, morën pjesë 9 klube nga 10 gjithsej. Pas një diskutimi të kujdesshëm dhe serioz, ne presidentët e klubeve vendosëm njëzëri dhe me unanimitet të plotë: 1.Të çojmë deri në fund luftën tonë për plotësimin e katër kërkesave drejtuar qeverisë një muaj më parë: Të ulet TVSH në masën 6%. b.Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura. Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite. Te miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimi për Sportin. 2) Të apelojmë komunitetin e futbollit shqiptar, që debuton brenda e jashtë kufijve tanë shtetërorë, bashkësinë e sporteve të tjera, inteligjencën dhe shoqërinë shqiptare, të bashkohen me luftën tonë të drejtë e të ligjshme. 3) Ftojmë Qeverinë, në tavolinën e bisedimeve. Katër kërkesat tona janë një pjesë shumë e vogël e premtimeve gënjeshtare të kahershme e të përsëritura të qeverisë. Qeveria duhet të na dëgjojë dhe t’i plotësojë këto kërkesa minimale”. Natyrisht, pika më interesante është pika 4. Kjo pasi aty jepet dhe ultimatumi, që do të thotë se të gjitha pikat e mësipërme marrin formë ultimative dhe FSHF në mbështetje të klubeve, në një rast të paprecedentë deri më sot, do të organizojë protesta në të gjithë vendin për të drejtat e futbollit, njëjtë si aksionet e opozitës politike. “Pika 4. Ne nuk do tërhiqemi nga bojkoti ynë i kampionatit sa kohë nuk do dëgjohemi. Në datën 12 shtator kampionati ynë i Kategorisë Superiore nuk do të luhet. Ne do të protestojmë me qytetari e vendosmëri në bulevardet e Shqipërisë dhe nuk do të kthehemi më në fushat e blerta të stadiumeve, pa u përmbushur të katër kërkesat tona. Ne do të bëjmë të njohur për opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjendjen katastrofike të klubeve shqiptare për shkak të politikave të gabuara e të papërgjegjshme të shtetit dhe qeverisë shqiptare”, shkruhet në fund të vendimit të djeshëm të presidentëve të Superiores.