BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Sport

Fundjavë pozitive për lojtarët e Kombëtares, spikasin më shumë kuqezinjtë në Turqi

Fundjavë pozitive për lojtarët e Kombëtares, spikasin

Kuqezinjtë i kanë dhënë “gaz” performancës së tyre në këtë kohë, pasi kemi të bëjmë me moment final para se të hartohen listat me emrat e lojtarëve që do të grumbullohen në duelet miqësore të marsit, por njëherësh edhe emrat ë do të marrin ftesë në Europian. Ndaj dhe përpjekja e tyre duhet vlerësuar pozitivisht dhe për këtë ka menduar trajneri Silvinjo, i cili prej ditësh ka nisur një turne takimesh me kuqezinjtë, duke i ndjekur nga afër në kampionatet ku aktivizohen dhe duke mbajtur shënime për formën dhe cilësitë e tyre tekniko-taktike. Ndërkohë, futbollistët e Kombëtares shqiptare që luajnë në kampionatet jashtë vendit kanë mbyllur një tjetër javë me paraqitje pozitive me klubet e tyre, duke lënë gjurmë edhe në kompeticionet Europiane. Kështu, në Europa League, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci ishin protagonistët kryesor në kualifikimin e Sparta Prague ndaj Gallatasarai. Indrit Tuci u aktivizua në pjesën e dytë dhe fillimisht gjeti rrugën e rrjetës, e më pas asistoi në golin e tretë. Ndërsa Qazim Laçi dhuroi asistin në golin e katërt të shënuar në minutën e 90+6 nga Jan Kushta. Ernest Muçi gjeti golin e parë me skuadrën e tij të re Beshiktash. Sulmuesi kuqezi zhvilloi një super ndeshje në fitoren 2-0 ndaj Istanbulspor, teksa realizoi golin e dytë dhe në fund u shpall lojtari i ndeshjes, i vlerësuar me notën 8.2 nga sajti i specializuar për statistika “sofascore”.

Kuqezinjtë në Turqi

Në kampionatin turk vijon të shkëlqejë Rei Manaj, i cili shënoi golin e radhës në takimin Sivaspor-Pendikspor. Sulmuesi kuqezi realizoi golin e tretë në fitoren 4-1 të Sivaspor, teksa ky ishte goli i 14-të për Manajn në kampionat. Edhe Mirlind Daku gjeti rrugën e rrjetës në sfidën miqësore të Rubin Kazan ndaj Rodina Moskës. Sulmuesi i Kombëtares realizoi golin e vetëm në humbjen e skuadrës së tij 1-4.

Kuqezinjtë në Itali dhe në Spanjë

Në Itali, Kristjan Asllani e nisi si titullar me Interin sfidën ndaj Leçes, ku nga minuta e parë ishte një tjetër futbollist kuqezi, Ylber Ramadani. Asllani bëri një paraqitje mjaft të mirë në fitoren e Interit 4-0, teksa asistoi në golin e parë të shënuar nga Lautaro Martinez. Nedim Bajrami u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë në sfidën e Sasuolos ndaj Empolit. Bajrami ishte menjëherë protagonist teksa asistoi në golin e dytë të Sasuolos. Në fund triumfoi Empoli me rezultatin 3-2 ku titullar ishte mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli. Edhe Keidi Bare zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në sfidën e Espanyol në transfertë ndaj Eibar. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, asistoi për golin e barazimit në minutën e 96-të, ndërsa Espanyol realizoi edhe një tjetër gol pas tre minutave duke marrë një fitore të rëndësishme. Keidi Bare ishte titullar përgjatë gjithë ndeshjes duke qenë një ndër më të mirët në këtë sfidë. Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klaus Gjasula, Taulant Seferi, Arbnor Muçolli dhe Sokol Cikalleshi, ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Frederik Veseli dhe Arbnor Muja.