BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x
BREAKING NEWS

SURPRIZA e Kongresit të PS-së, vajza e të ndjerit Bashkim Fino me lot në sy mban fjalimin drithërues dhe zbulon vendimin që ka marrë: Do plotësoj porosinë e babait!

SURPRIZA e Kongresit të PS-së, vajza e të ndjerit Bashkim Fino me
x
BREAKING NEWS

Pamje spektakolare/ Nis Kongresi i jashtëzakonshën i PS, ja kush e shoqëronte kryeministrin Rama në momentin e hyrjes dhe gjesti i tij që tërhoqi vëmendjen (VIDEO-LIVE)

Pamje spektakolare/ Nis Kongresi  i jashtëzakonshën i PS, ja kush e
x
BREAKING NEWS

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë, ja sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit (Harta e shpërndarjes)

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e
x
BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x

Sport

Fushat e stadiumeve shqetësojnë FSHF-në, UEFA mund të mos i licensojë për Europën

Fushat e stadiumeve shqetësojnë FSHF-në, UEFA mund të mos i

Infrastruktura sportive e amortizuar e shpesh pa kujdesin e duhur, por edhe e paktë në numër, ka kushtëzuar një sport përgjithësisht të dobët, pa shumë pjesëmarrje dhe me rezultate sporadike, pa pasur ndonjë platformë zhvillimore. Problem kohët e fundit kanë qenë fushat e futbollit, tapeti i të cilave nuk është cilësor dhe në këtë drejtim FSHF e bashkë me të edhe klubet kanë dështuar. Është një problem i hershëm dhe aspak i ri. Një problem që nuk po e lejon futbollin të marrë frymë lirisht. Edhe pse janë bërë investime shumë të mëdha në stadiume, tapeti i gjelbërt i tyre lë për të dëshiruar dhe për këtë mund të merret shembulli fusha e stadiumit të ri “Air Albania” në Tiranë. Ndeshja me Kazakistanin vërtetoi se ajo nuk ka cilësi, dilte masivisht dhe paraqet rrezik për lojtarët që mund të rrezikojnë edhe të dëmtohen. Prej kohësh ishte ngritur alarmi i tapetit të stadiumit të ri, pasi në aq ndeshje sa janë zhvilluar lojtarët, trajnerët dhe specialistët e kanë ngritur këtë shqetësim. Po ashtu me probleme është dhe fusha në Elbasan, në Shkodër e në shumicën e stadiumeve tona. Duket se kompania që është kontraktuar për këtë qëllim nuk ka prodhuar tapet cilësor. Mund të jetë edhe defekt i shtrimit, por këtu flitet për cilësinë e tapetit. Ndeshja e sotme e Kombëtares kundër Bjellorusisë mund ta dëmtojë dhe më tej tapetin e “Air Albania” për ta bërë atë të papërdorshëm. Edhe klubet po insistojnë të gjejnë fusha cilësore për të luajtur, pasi kanë probleme me impiantet e tyre.

UEFA mund të na penalizojë

Një nga kushtet që vendos UEFA për pjesëmarrjet në garat ndërkombëtare të saj janë cilësia e ambienteve të lojës. Më së parti ajo insiston për sigurinë fizike e pastaj për kushtet teknike të impianteve. Kuptohet, terreni zë peshë të rëndësishme, pasi ka të bëjë me formën e lojtarit dhe rrezikun e dëmtimit të tyre. Me këtë cilësi që kanë fushat tona, UEFA ka gjasa të mos e japë miratimin për luajtjen e ndeshjeve të Kombëtares në eliminatoret e ardhshme në stadiume që kanë tapet të tillë. Edhe më parë ajo ka lënë detyrë që të shtrihet tapet i ri. Në disa stadiume, si kusht për pjesëmarrjen e Kombëtares, domethënë ndeshjet e saj brenda fushës, është cilësia e fushës. Por edhe për klubet, në kualifikueset e ardhshme në Champions dhe Europa League mund të vendosë kushte, sepse në rang europian klubet kërkojnë të përmbushin disa detyra dhe një nga kushtet është cilësia e tapetit. Ky p[problem po e shqetëson së tepërmi FSHF-në, e cila nuk ka asnjë stadium që të ketë tapetin në standardin e kërkuar. Gjithsesi, kjo duket të jetë e keqja më e vogël, krahasuar sidomos me shumë qytete që nuk kanë fare stadium brenda kushteve. Qeveria Rama ka ndërtuar disa stadiume, ose i ka rikonstruktuar ata, por mbetet ende shumë për qytete të tëra, ku impiantet kanë nevojë për rikonstruksion urgjent. Pa infrastrukturë nuk mund të pretendohet të rritet cilësia e futbollit në Shqipëri.

Edhe Bjellorusia bën stërvitje në Elbasan

Situata me fushën e “Air Albania” nuk është aspak e mirë, e madje edhe Bjellorusia që kishte planifikuar seancën stërvitore të fundit para ndeshjes, është spostuar që ta zhvillojë atë në “Elbasan Arena”. E gjitha për shkak të tapetit dhe për ta ruajtur atë për ndeshjen e nesërme. U pa qartë edhe në ndeshjen e fundit ndaj kazakëve se fusha pësoi dëmtime në “të katër anët”, ndërsa më pas kanë ndërhyrë punonjësit e impiantit që ta kthejnë në gjendje optimale dhe kjo mbetet për t’u parë vetëm nesër se si do të jetë tapeti. Gjithsesi, me shumë gjasa, kjo me Bjellorusinë do të jetë ndeshja e fundit, pasi pritet që të ketë një rikonstruksion të impiantit, sidomos në tapetin e barit.