BREAKING NEWS

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”, Suedia e Finlanda përgatiten për konflikt me Rusinë

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”,
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u largua deri sa numëroi të gjithë votat”/ Ina Zhupa mes dhimbjes ndan lajmin e trishtë: Një nga djemtë më të mirë! Po na plas zemra

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u
x
BREAKING NEWS

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu nipi i deputetit të njohur të PD-së, rrëqeth me mesazhin politikani dhe jep lajmin tronditës: Më fal Armando…

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu
x
BREAKING NEWS

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është 22-vjeçari që vdiq mbrëmjen e sotme në Sarandë

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është
x
BREAKING NEWS

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë, ndërron jetë në spital 22-vjeçari

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë,
x
BREAKING NEWS

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në Sarandë shiu bën namin, ja mbathin pushuesit

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në
x
BREAKING NEWS

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i përkiste trupi i dekompozuar në Malin e Gramozit (Emri)

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i
x
BREAKING NEWS

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me Ramën në Sofje, Shqipëria ka probleme me...

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me
x

Sport

“Futboll buzë Drinit”, spektakël i madh sportiv e artistik në Dibër

“Futboll buzë Drinit”, spektakël i madh sportiv e artistik

Korabi i Peshkopisë do të ketë një duel të rëndësishëm “play-off”-i me Apoloninë, me shpresën se do t’ia dalë mbanë të kapë finalen dhe duke e fituar atë të ngjitet në Kategorinë Superiore. Por në Dibër ngjarja më e bujshme në fundjavën që lamë pas ishte një aktivitet i veçantë i organizuar nga gazetari i njohur sportiv, Defrim Methasani, ish-mësues i edukimit fizik në shkollën “Myslim Shyri” në Fushë-Çidhën, i cili kthehej në këtë zonë për të organizuar pas 35 vjetësh gara sportive. Aktiviteti rezultoi të jetë një manifestim i madh sportiv e artistik në Fushë-Alie të Dibrës, në një prej vendeve më të bukura të Shqipërisë, buzë lumit Drini i Zi. Në organizimin e aktivitetit patën kontribut shumë njerëz që kanë lindur në këtë zonë, ndërkohë që miq të shumtë e të ftuar kishin ardhur nga qytetet e ndryshme të vendit e madje nga shumë vende të botës, duke sjellë një atmosferë festive që rrallë ishte parë gjatë këtyre viteve në këto anë. Një ndihmesë në zhvillimin e këtij aktiviteti e dha edhe Bashkia e Dibrës me kryetar Rahim Spahiun.

Garat

Organizimi festiv sportiv parashikonte disa ndeshje futbolli, ku organizatorët kishin përfshirë gjithsej 4 ekipe me emërtime shumë domethënëse si “Vendasit”, “Ish-nxënësit”, “Diaspora” dhe “Gazetarët”, me sistem eliminimi. Në fund, turneun “Futboll buzë Drinit” e fitoi ekipi i “Diasporës” që vinin nga Belgjika. Për fituesit u dhanë medalje e kupa të ndryshme. Duhet thënë se me këtë rast u shpërndanë çertifikata mirënjohjeje për emra të spikatur të futbollit e të sportit në tërësi që kanë dalë nga kjo zonë. Entuziazmin e rriti edhe prania e skuadrës së Korabit. Duhet thënë se personalitete të sportit, gazetarisë sportive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe njerëz të artit, kulturës e arsimit kishin zgjedhur të ishin të shtunën në Dibër, për të parë e kontribuar në këtë manifestim të madh sportiv dhe artistik. Spikati me praninë e tij ish-futbollisti i Flamurtarit dhe Kombëtares, Kreshnik Çipi e shumë emra të tjerë. Një aktivitet, që siç e përmendëm, u zhvillua në një prej vendeve më të bukura e më të begata të Shqipërisë, siç është lugina e Drinit të Zi, aty ku jeton një komunitet i spikatur për vlerat e tij të mikpritjes, kulturës dhe sportit.

Donacione për shkollën

Në kuadër të këtij manifestimi të madh, një nga momentet më emocionuese ishte dhënia e donacioneve për shkollën në Fushë-Alie. Uniforma sportive, bazë materiale sportive dhe 200 libra për bibliotekën ishin dhuratë për mësuesit dhe nxënësit e shkollës. “I lehtësuar tashmë si kurrë më parë. Misioni u kry. Futboll buzë Drinit mori bekimin e tij, falë qindra e mijëra njerëzve që u bënë pjesë e tij në Fushë-Alie të Dibrës. Falënderoj me shpirt çdokënd që më mbështeti, që mu bë krah, më ndihmoi dhe më motivoi. Aty ku dikur bëheshin betejat e luftës, aty ku të duket se natyra ka pikturuar me dorë, aty këtë 21 maj u luajt futboll, u dhuruan kupa, medalje, uniforma, topa, u kënduan këngë, u bënë valle, u shpalos traditë, u dhuruan libra dhe u bë tifozllik. Falënderoj ata njerëz që na pritën siç i ka hije Çidhnës dhe Dibrës”, shkroi pas aktivitetit gazetari e njëherësh organizatori Defrim Methasani.