
"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që mund të përmbysë rezultatin në Shkodër

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti që lë mandatin për t’u bërë kryebashkiak (Emri)

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”, ish-deputeti plas deklaratën e fortë dhe bën denoncimin e bujshëm

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të policisë: Operacion i gabuar, ja çfarë duhej bërë

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh detajet e forta nga atentati i Ylli Brahimit: Atentatorët bllokuan valët e kamerave

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa reagon për korrupsionin e ish-agjentit: Ka përpjekje për të njollosur Edi Ramën në SHBA

Analisti zbërthen lëvizjen e dyshimtë të Bashës: Po luan me mendjen e Berishës, në momentin...

Ramës do t’i konfiskohen dhuratat nga FBI? Ish-deputeti zbardh detaje nga hetimi: Ja çfarë pritet të ndodhë

Futboll femra/ FSHF organizon ndeshjet e grupit 7 në Ligën B të Europianit

Shkruar nga SOT.COM.AL 9 Dhjetor 2022

Futbolli i femrave në Shqipëri ka njohur një progres domethënës gjatë viteve të fundit, dëshmuar jo vetëm me rezultatet në përmirësim në ekipet kombëtare, por edhe me praninë e Vllaznisë në nivelin më të lartë për klube në Europë, pra në UEFA Champions League. Në këtë mënyrë, futbolli i femrave po jep shpresë për një ringritje të shpejtë dhe e vërteta është se UEFA nuk është kursyer për ta mbështetur futbollin e kësaj gjinie në Shqipëri, nëpërmjet projekteve të saj. Ndërkohë, shorti për disa ekipe kombëtare moshash për garat kualifikuese të Europianit është hedhur. Në këtë mënyrë, edhe Kombëtarja Shqiptare U-19 për vajza, njohu kundërshtaret e raundit të dytë të eliminatoreve të Kampionatit Europian për vajza 2023. Shorti e ka vendosur skuadrën e drejtuar nga Kreshnik Krepi në grupin B7 në Ligën B, aty ku përballë do të ketë Skocinë dhe Lihtenshtejnin. Ashtu sikurse ndeshjet e kualifikueseve të Kampionatit Europian për vajza U-17 që do të zhvillohen në Shqipëri, pas konsultimeve me federatat anëtare dhe UEFA-n, edhe sfidat e raundit të dytë të këtyre kualifikueseve do të zhvillohen në Shqipëri në datat 5, 8 dhe 11 prill në formën e një mini-turneu. Shqipëria e drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi është pjesë e Ligës B edhe për këtë vit, teksa do të garojë në ndeshjet e muajit prill për një vend të parë në grup, duke synuar ngjitjen në Ligën A për herë të parë. Në ndeshjet e raundit të parë për këtë grupmoshë që u zhvilluan në muajin tetor në vendin tonë, nën organizimin e suksesshëm të FSHF-së dhe UEFA-s, Shqipëria U-19 për vajza u rendit në vendin e dytë në grup, me dy fitore dhe një humbje. Duhet thënë se ambiciet e vajzave kuqezi këtë herë janë për më shumë dhe shpresohet të kemi sukses me kualifikim.
Më të lexuarat


Uzuni shkëlqen me dy gola, performanca pozitive për legjionarët. Mësoni notat e tyre për fundjavën që lamë pas

E rëndë/ Pëson infarkt në fushë, ndërron jetë futbollisti

Zidan në kërkim në të një skuadre të re, në skenë del dhe klubi historik europian

Monza mund për herë të dytë Juventusin, Sasuolo shkatërron e turpëron Milanin

Teuta fiton Kupën e Shqipërisë përballë Kamzës, treshen e “balerinave” të FSHB e ka zili dhe “dancing with the stars”!

Kukësi fitore entuziazmuese kundër Tiranës, Kastrioti humb me Bylisin

Pirro Kokalari: Mundja klasike kishte masivitet e cilësi, por politika e kohës na penalizoi në garat ndërkombëtare

Futbolli në zi/ Pësoi infarkt në fushë, lojtari i njohur ndërron jetë në spital

Formacionet zyrtare Real Madrid-Sociedad

Shokohet Milani në pjesën e parë, Sassuolo në avantazh me rezultatin 1-3
