Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Futbolli anglez kthehet të “pushtojë” Europën pas 35 vjetësh

Postuar: 20/04/2019 - 08:11

Liverpuli e Totenhemi ndodhen në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, kurse Çelsi dhe Arsenali janë kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League

Pas shumë vitesh dominimi absolut të klubeve spanjolle në kompeticionet e mëdha të UEFA-s, më në fund në skenë po rikthehen britanikët. Bëhet fjalë për klubet e mëdha angleze, ku pas 35 vjetësh kthehen si pretendente për të fituar UEFA Champions League dhe UEFA Europa League. Janë dy aktivitetet më të rëndësishme që organizohen nga UEFA në kuadër të klubeve dhe Spanja nuk është më favorite, megjithëse Barcelona e vijon fort garën dhe konsiderohet ende si një kandidate e fortë. Shkaku i rikthimit të klubeve angleze ka lidhje me numrin e madh të ekipeve të tyre në gjysmëfinale të Champions dhe Europa League. Janë katër klube, nga dy në secilin kompeticion dhe kjo nuk ndodhte prej vitit 1984. Shumë media politike në Europë e shihnin këtë sukses të klubeve angleze si një dëshmi të dominimit në futbollin europian, në një kohë kur vetë Britania e Madhe po zhvillon procesin e daljes nga Bashkimi Europian.

Duket ironike, por Britania po del nga Europa pikërisht atëherë kur klubet e saj të mëdha po “pushtojnë” Europën. “Është antipodi i “Brex”-it. Nëse nga njëra anë Anglia ekonomike dhe politike por organizon daljen nga Europa, futbolli ishullor po dominon në kompeticionet ndërkombëtare me 4 skuadra të kualifikuara në gjysmëfinalet e Championsit dhe Europa League”, shkruan ndje mediat e mëdha franceze e gjermane. Liverpuli, Totenhemi, Arsenali dhe Çelsi: katër ekipe të Premier League mund t’i bëjnë të dyja finalet të flasin vetëm anglisht. Kjo nuk ndodhte prej 35 vjetësh dhe objektivi është të thyhet dominimi spanjoll i viteve të fundit. Merita është e një Premier League spektakolare, ku mendohet për të sulmuar e jo për t’u mbrojtur. Mjafton të marrim për si shembull Mançester Siti-Totenhem 4-3. Meritë sigurisht edhe e parave që vijnë nga të drejtat televizive falë një produkti të pakrahasueshëm më atë që prodhohet në vendet e tjera. Në Champions, Liverpuli, pasi dështoi në finale sezonin e kaluar kundër Realit të Madridit, do të ketë përballë Barcelonën, ndërsa Totenhemi, pa Herri Kejn të dëmtuar, duhet të bëjë llogaritë me “fëmijët” e Ajaksit. Në Angli shpresojnë të shohin një derbi anglez në finale, 11 vite pas Mançester Junajtid-Çelsi. Muzika nuk ndryshon as në Europa League. Çelsi që drejtohet nga Maurizio Sarri, i etiketuar si Mister Europa (“kam fituar 18 nga 22 ndeshje në Europë”) do të përballet me Eintrahtin e Frankfurtit, ndërsa Arsenalit i është rezervuar si kundërshtare në gjysmëfinale Valencia. “Football’s coming home” (futbolli po kthehet në shtëpi). Kupat do të bëjnë të njëjtin udhëtim? Mbetet të shihet se çfarë performance do të bëjnë Liverpuli e Totenhemi në gjysmëfinale të Ligës së kampioneve, respektivisht përballë Barcelonës dhe Ajaksit, por nuk përjashtohet teorikisht të kemi një finale britanike si në Champions (Liverpul-Totenhem), ashtu dhe në Ligën e Europës (Çelsi-Arsenal)

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 20:57

Kastrioti arriti që të fitojë në shtëpi përballë Teutës me shifrat 2-1, por duke parë fitoren e Tiranës, tashmë shanset për krutanët duken shumë të pakta për të mbijetuar.

Postuar: 26/05/2019 - 14:30

Kur të gjithë presin shpërthimin e tij në fushën e blertë, Neymar më shumë bëhet protagonist ja

Postuar: 26/05/2019 - 07:52

Mbrëmjen e djeshme u luajtën finalet e kupave në disa vende europiane si në Gjermani, Spanjë, Por

Postuar: 26/05/2019 - 07:51

Goga Basket ishte surpriza e madhe e këtij sezoni në Superligën e meshkujve në basketboll, pasi m

Postuar: 26/05/2019 - 07:48

Peshëngritja vijon të jetë sport elitar dhe t’i sjellë vendit medalje të rëndësishme nga ak

Postuar: 25/05/2019 - 07:26

Juventusi dhe Interi kanë një rivalitet jo të zakonshëm në kampionatin italian, një rivalitet që

Postuar: 25/05/2019 - 07:24

Kategoria Superiore po shkon drejt fundit dhe skuadrat pop bëjnë llogaritë e tyre.