BREAKING NEWS

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe vulos divorcin me SHBA pas kërkesës së Yuri Kim për rrotacion politik

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe
x

Sport

Futbolli në zi, ndahet nga jeta legjenda e Interit

Futbolli në zi, ndahet nga jeta legjenda e Interit

Futbolli italian është zgjuar në zi sot kur ka mësuar humbjen e njërit prej talenteve më të mëdhenj të së shkuarës.

Mario Korso, sallaksi fenomenal i Interit të Madh të viteve ’70, ka ndërruar jetë në spital ku gjendej shtruar prej disa ditësh. Më 25 gusht do të festonte 79-vjetorin.

Lajmi u dha nga klubi zikaltër në faqen e tij zyrtare.

“Me këmbën e tij të majtë, ai simbolizoi një epokë të futbollit me Interin. Të gjitha mendimet tona shkojnë për familjen e tij në këtë moment të vështirë”, shkruhet në faqen e Interit.

Korso, një nga emrat më të mëdhenj të Interit të Anxhelo Moratit që bashkë me Sartin, Pikin, Faketin, Pieron, Tanjin, Milanin dhe Landinin formuan një superekip kampionësh. 16 sezone zikaltër përpara se ta mbyllte karrierën te Xhenoa. Dy Kupa Kampionësh, dy Kupa Interkontinentale, tre tituj të Serie A me fanellën zikaltër, e bëjnë Korson një nga më të mëdhenjtë e futbollit italian.

Futbolli në zi, ndahet nga jeta legjenda e Interit