BREAKING NEWS

Pas Skënder Brataj një tjetër zyrtare e njohur shqiptare del pozitive, kjo është Drejtoresha e Operatorit të Shërbimit shëndetësor e prekur nga COVID-19

Pas Skënder Brataj një tjetër zyrtare e njohur shqiptare del
x

Sport

Futbolli po kalon një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të Koronavirusit, futbollisti i infektuar rrëfen tmerrin e përjetuar: Kisha dhimbje të forta, për pak më ra të fikët

Futbolli po kalon një gjendje të jashtëzakonshme për shkak

Të shumtë janë futbollistët dhe personazhe të botës së sportit që kanë rezultuar të infektuar. Mes tyre edhe futbollisti i Elçes në Spanjë, Jonathas, i cili në një prononcim për mediat rrëfeu tmerrin që ka përjetuar.

“Unë nuk kisha forcë të lëvizja dhe të stërvitesha. E kisha të pamundur të bëja edhe dush, për pak më ra të fikët. Ishte një dhimbje shumë e fortë, nuk e kisha ndjerë kurrë atë. Ky virus nuk është shaka. Nëse unë jam sportiest dhe ndihesha kështu, imagjinoni se si do të ndjehet një i moshuar. Më dhemb zemra, sepse nuk mund të qëndroj me princeshat e mia.

Fillova të ndjeja një ethe, një ndjenjë shumë e keqe. Mendova se ishte një migrenë, por koka ime u rëndua shumë, edhe trupi gjithashtu. Të nesërmen fola me mjekun e ekipit dhe ai më tha të bëj testin sepse të gjithë ishin simptoma të koronavirusit ”, zbuloi Jonathas.

Futbolli po kalon një gjendje të jashtëzakonshme për shkak