BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Sport

Futbolli shqiptar dominon rajonin, 4 skuadra shqiptare në Champions League

Futbolli shqiptar dominon rajonin, 4 skuadra shqiptare në Champions League

Për shkak të shtrirjes së shqiptarëve në disa shtete ballkanike, rrethanat e kanë sjellë që edhe kampionatet e futbollit në këto vende t’i dominojnë ekipet shqiptare. Kështu, në Shqipëri pritet të mësohet skuadra kampione, pas finales së 26 majit. Kurse në Kosovë verdikti për titullin është dhënë, pasi Ballkani i Ilir Dajës konfirmohet për herë të tretë radhazi kampion, skuadër që do të marrë pjesë në Champions League. Madje Ballkani ka qenë deri në fazën e grupeve për dy sezone radhazi dhe kjo bëri që kampionati Kosovar të përmirësojë shumë vende e të radhitet brenda 30-shes së parë në ligat kontinentale. Duhet thënë se për të dytin vit radhazi doli kampione në Maqedoninë e Veriut skuadra e Strugës, e cila do të marrë pjesë në Champions League. Thënë ndryshe, kampionia e Shqipërisë, kampionia e Kosovës, kampionia e Malit të Zi dhe kampionia e Maqedonisë së Veriut, të gjitha skuadra shqiptare, do të jenë sezonin e ri në Champions League, një ngjarje historike kjo për futbollin shqiptar në rajon.

Historike në futbollin e Malit të Zi, Tuzi shqiptar fiton titullin kampion

Deçiçi i Tuzit ia doli të shpallet kampion në ligën elitare të futbollit në Malin e Zi, duke nisur festën një javë para fundit të sezonit të rregullt. Skuadra shqiptare dominoi këtë sezon dhe hapi shampanjën e titullit pas suksesit me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Sutjeskës, ku për më shumë se një pjesë luajti me një futbollist më pak. Fitorja e skuadrës shqiptare të Tuzit, e shoqëruar edhe me humbjen e Buduçnostit në shtëpi, bëri që Deçiç të ngjitet në kuotën e 67 pikëve, 6 më shumë e kryeqytetasit malazezë dhe të shpallet zyrtarisht kampion një javë para fundit. Ky është titulli i parë kampion në histori për skuadrën e Deçiçit, që për herë të parë në elitën e futbollit malazez ka debutuar në sezonin 2006-2007. Deçiçi i Tuzit është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke u renditur gjithmonë në nivele të larta në futbollin malazez, teksa këtë sezon shënoi edhe emrin në librin e artë të fituesve.

Mbyllet kampionati në Maqedoninë e Veriut, dy skuadra shqiptare shkojnë në Europë

Të shtunën që lamë pas, kampionati i Maqedonisë së Veriut “uli siparin” me dy skuadra shqiptare që siguruan pjesëmarrjen në arenën europiane. Struga, që fitoi matematikisht titullin kampion para një jave e mbylli këtë sezon me humbjen 1-2 ndaj Shkupit. Golin për Strugën e shënoi Shabani në minutën e 30’, i cili arriti kuotën e 200 golave në këtë kampionat, teksa për Shkupin i realizuan Ramani në minutën e 9’ dhe Avornyo në minutën e 51-të. Struga e mbyll sezonin në kuotën e 64 pikëve, teksa Shkupi mbetet jashtë Europës, duke u renditur në vend të tretë me 62 pikë. Pas fitores 0-2 në transfertën e Rabotniçkit, Shkëndija siguroi pjesëmarrjen në Europë. Shkëndija e mbylli sezonin në vend të dytë po me 64 pikë sa Struga, por me këta të fundit që kanë statistika më të mirë sa u përket ndeshjeve direkte. Sa i përket skuadrës tjetër shqiptare KF Gostivari mori barazimi 1-1 në transfertën e Voska Sport, falë golit të realizuar nga Abazi në minutën e 79-të dhe e mbylli sezonin në vend të gjashtë me 42 pikë.