BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Sport

Futbollistë pa paguar, kontrata fiktive dhe mangësi dokumentesh, FIFA nis me Kukësin ndëshkimin e klubeve shqiptare

Futbollistë pa paguar, kontrata fiktive dhe mangësi dokumentesh, FIFA

Kontrata fiktive, shpesh pa të dhëna të sakta juridike, mangësi të theksuara në dokumentacion, futbollistë të papaguar prej muajsh dhe kushte mizerabël trajtimi. Kjo është pasqyra e trajtimit të lojtarëve të huaj që ankohen më pas në UEFA e FIFA dhe ku këto të fundit nuk hezitojnë t’u tregojnë normat disiplinore klubeve shqiptare, duke i ndëshkuar me gjoba të rënda në aspektin financiar dhe me masa të tjera penalizuese, sikurse ka ndodhur ditët e fundit, kur Kukësit, skuadrës nënkampione të Shqipërisë, i është pezulluar merkato e verës pas mospërmbushjes së detyrimit ndaj një lojtarit Filip Zderiç.

Letra e FIFA-s për bllokim merkatoje

Qeveria botërore e futbollit, FIFA, raportohet edhe zyrtarisht që i ka bllokuar merkaton klubit verilindor pasi nuk ka shlyer borxhin ndaj futbollistit Filip Zderiç, i cili ka qenë pjesë e kësaj skuadre në gjatë pjesës së dytë të sezonit 2017-2018. Lojtari në fjalë, i cili ka patur përplasje me klubin dhe është larguar para kohe, ka fituar gjyqin, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar Kukësit, që duhet t’i paguajë mbi 50 mijë euro në total, ku përfshihet paga dhe dëmshpërblimi. Kukësi duhet t’i kishte mbyllur më herët llogaritë me këtë lojtar, për të mos rrezikuar dënimin (pezullim të merkatos në tri dritare), por ka vendosur ta çojë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS i Lozanës), i bindur se do të dalë triumfues. Pas daljes së lajmit, erdhi dhe reagimi i klubit verilindor që i mëshonte faktit se është vetë lojtari fajtor, por mes palëve duket se ka ndasi të thella dhe mungesë faktesh të përbashkëta. Kukësi nuk është hera e parë që ndëshkohet nga UEFA e FIFA, sikurse shumë skuadrat tona si Tirana, Vllaznia, Partizani, Flamurtari, Skënderbeu, Besa, Elbasani etj. Problemi i klubeve tona është se bëjnë kontrata fiktive, kanë probleme me dokumentacionin, nuk paguajnë futbollistët dhe lojtarët e huaj, duke i njohur rregullat ndërkombëtare në këto raste, nuk përtojnë që t’i hedhin klubet tona në gjyq, duke i fituar në shumicën e herës ato. Pse ndodh kjo? Kjo gjë ndodh pasi presidentët e klubeve të futbollit në Shqipëri kanë sjellje arrogante ndaj lojtarëve dhe kontratave që kanë me futbollistët. Presidentët e klubeve bëjnë kontrata fiktive, me probleme shqetësuese në dokumentacion, me premtime të mëdha që nuk mbahen gjatë rrugës, me arrogancë në sjellje dhe prepotencë në trajtimin e sportistëve.

Reagimi i Kukësit

Klubi i Kukësit ka dhënë sqarimin dhe qëndrimin e tij për këtë çështje kaq serioze, që nuk është e para me klubet shqiptare, por një rast i përsëritur, duke ia hequr vetes barrën e fajtorit dhe duke akuzuar lojtarin se kishte braktisur skuadrën e Kukësit B, ku ishte dërguar për shkelje të normave të klubit sepse nuk kishte shkuar në grumbullimin e skuadrës. “Kukësi kërkon të sqarojë opinionin sportiv në lidhje me një vendim të dhënë nga FIFA në muajin janar, ku është bllokuar merkatoja jonë për shkak të një ankimimi të ish-futbollistit tonë Filip Zderiç. Është e vërtetë që në klub ka ardhur një vendim i tillë, mirëpo ky vendim është i pakuptimtë dhe klubi ka marrë masat e nevojshme për ta çuar çështjen deri në fund. Ky vendim tashmë është në CAS dhe është pikërisht kjo gjykatë, ajo që do të thotë fjalën e fundit. Klubi siguron se nga kjo çështje do të dalim të fituar, sepse nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo çka pretendon futbollisti në fjalë. Mbrojtësit i është komunikuar që të bashkohet me grupin në grumbullim, mirëpo futbollisti ka refuzuar dhe për pasojë klubi e ka dënuar duke e dërguar të stërvitet me Kukësin B (aktiv asokohe). Futbollisti nuk e ka marrë parasysh këtë dënim të klubit, duke u larguar nga Shqipëria e duke shkelur kontratën dhe njëkohësisht duke bërë një denoncim me pretendimin se nuk është paguar. Klubi ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në CAS dhe tashmë jemi në pritje të vendimit për të fituar gjyqin!”, shkruan klubi verilindor në komunikatën e tij për shtyp, duke bërë me faj kështu lojtarin Zderiç dhe duke pretenduar se do ta fitojë betejën në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës (CAS).