Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Futbollisti i kombëtares zbulon enigmën pse luajti me maskë kundër Islandës dhe Francës

Postuar: 11/09/2019 - 09:47

 Kombëtarja shqiptare ka pësuar një formatim për sa i përket skuadrës dhe lojtarët, krahasuar me europianin e 2016.

Në skuadër janë afruar shumë lojtarë dhe talente të rinj të cilët i kanë dhënë një frymëmarrje tjetër kuqezinjve. Një prej këtyre lojtarëve është dhe Klaus Gjasula i cili luan me maskë në kokë.

Në një intervistë për “RTSH” ai shpjegon arsyen pse e mban maskën, dhe se ndihet pozitiv për ndeshjen e ardhshme me Turqinë.

“Ndihem mirë që fituam pas humbjes në Francë dhe pas një muaji kemi dy ndeshje të rëndësishme. Duhet stërvitje e fortë për ato ndeshje. Është ndeshje e vështirë me Turqinë por po të luajmë si sot me ofensivë të fortë dhe më pak gabime në mbrojtje, mund të fitojmë edhe atje.

Maska? Kam thyer një kockë në kokë dhe e vura atë. Kur e hoqa, më ra një portier sërish te vendi i dëmtuar dhe vendosa ta mbaj gjithmonë.

Jurgen Gjasula? Vëllai im është shumë i mirë dhe jo se është vëllai im. Ka shumë talent por nuk i ka ecur me Kombëtaren. Dua të ndihmoj skuadrën tani që erdha këtu”, tha Gjasula.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2019 - 20:19

Ashtu siç parashikohej, ashtu ndodhi. Barcelona ka shkuar për “turizëm” në Milano dhe formacioni i katalanasve përballë Interit, e tregon këtë gjë.

Postuar: 10/12/2019 - 16:20

 Sot është përcaktuar axhenda zyrtare, për sa i përket derbit të kryeqytetit mes Partizanit

Postuar: 10/12/2019 - 10:22

Kristiano Ronaldo është penduar dhe e ka pranuar se gaboi që e braktisi Real Madridin për të nisu

Postuar: 10/12/2019 - 09:49

Lojtari maqedonas Tome Kitanovskin wshtw ndarw pwrfundimisht me Kukësin.

Postuar: 10/12/2019 - 08:36

Interi pret mbrëmjen e së martës Barcelonën në “San Siro”, në një ndeshje ku zikaltri

Postuar: 10/12/2019 - 07:17

Një ngjarje e paprecedentë ishte ajo që ka bërë Rusia për vite me radhë, duke falsifikuar kartelë