BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Sport

Provokoi tifozët, reagon për herë të parë futbollisti polak që shënoi ndaj Shqipërisë: Ishte dhe faji im për atë që ndodhi, pasi...

Provokoi tifozët, reagon për herë të parë futbollisti

Dy ditë më parë në stadiumin kombëtar "Air Albania" u luajt ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit "Katar 2022". Shqipëria humbi me rezultatin 1-0 dhe pikërisht në momentin e shënimin nga ana e miqve, tifozët kuqezinj reaguan të irrituar duke qëlluar me shishe lojtarët polakë.

Në lidhje me incidentin ka folur edhe vetë autori i golit në minutën e 77-të Karol Sviderski. Ai u shpreh se një pjesë e fajit i takon edhe atij, pasi zgjodhi anën e gabuar të stadiumit për të festuar. Megjitahtë Sviderski tha se e bëri këtë nën efektin e emocioneve dhe se qëllimi i tij nuk ishte të provokonte tifozerinë shqiptare.

Në një intervistë për “Polsat Sport” futbollisti polak mori përgjegjësinë e tij për veprimet e tifozëve dhe tha se vrapoi në mënyrë të panevojshme drejt tifozëve shqiptarë për të festuar. “Ishte një ndjenjë fantastike të shënosh një gol në një ndeshje të tillë, në një stadium të huaj. Me siguri do ta mbaj mend. Nga ana tjetër, fakti që tifozët reaguan kështu, ishte pjesërisht faji im. Unë vrapova pa shkak drejt tyre për të festuar, por isha nën ndikimin e emocioneve. Është e vështirë, ndodhi”- u shpreh ai ndërsa mori një pjesë të fajit për atë që ndodhi.