BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja me koronavirus janë shënuar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të
x

Sport

Futbollisti shqiptar rezulton pozitiv, merret vendimi për gjithë ekipin

Futbollisti shqiptar rezulton pozitiv, merret vendimi për gjithë

Skuadra e Zurih në Zvicër është vënë nën alarm, pas konfirmimit të rastit të parë me koronavirus në skuadër.Mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu rezultoi dje me COVID-19, duke u bërë rasti i parë me koronavirus në kampionatin zviceran.

Klubi zvicerian ka marrë vendim që të gjithë lojtarët dhe stafi i ekipit të karantinohen për 1 javë. Kështu do të shtyhen edhe dy ndeshjet në kampionat që ky ekip kishte, me Sionin dhe Bazelin.

Mediat vendase thonë se Kryeziu nuk kishte pasur kontakte me pjesën tjetër të skuadrës pasi kishte ndjerë simptomat, por për siguri i gjithë ekipi ka vendosur të karantinohet.