Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gëzim Krasniqi “harron” Partizanin, firmos me Rabotniçkin në Maqedoni

Postuar: 13/01/2018 - 10:06

Partizani largoi disa lojtarë të rëndësishëm të grupit të mëparshëm, për t’i zëvendësuar me emra të rinj. Në fakt, trajneri Sulejman Starova ishte ai që mori vendimin final, duke besuar se Partizani pa Malotën, Krasniqin dhe Vilën do të ishte më i mirë në fushë. Pati debate të shumta për këtë lëvizje të Starovës, por duke qenë se futbollistët e lartpërmendur kanë kualitet dhe eksperiencë, e gjetën veten shpejt në gjirin e skuadrave rivale të Partizanit. Së fundmi, gjen skuadër ku të luajë sezonin në vijim mbrojtësi Gëzim Krasniqi. Futbollisti ka arritur akordin me Rabotniçkin ku fillon një aventurë të re në kampionatin maqedonas. Mbrojtësit 28-vjeçar i janë dashur vetëm pak ditë pas largimit nga Partizani për të gjetur skuadrën e tij të re, edhe pse menjëherë pasi u la jashtë listës së të kuqve për përgatitjet në Antalia, Krasniqi u bë objekt dëshirash për disa klube të Kategorisë Superiore, vetë futbollisti ka preferuar një eksperiencë jashtë Shqipërisë për të vijuar karrierën. Për mbrojtësin, i cili e ka nisur karrierën si futbollist me Besën, skuadrën e qytetit të tij të lindjes, dhe ka qenë për 6 muaj edhe te Flamurtari në sezonin 2014-2015, kjo është eksperienca e parë jashtë kampionatit shqiptar. Te Rabotniçki ai vihet nën urdhrat e trajnerit Goran Stankovski me skuadrën maqedonase që gjendet në vendin e pestë në klasifikim me 23 pikë, po aq sa dhe skuadra shqiptare e kryeqytetit maqedonas, Shkupi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 39

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 07:51

Shqiptari Xherdan Shaqiri rezultoi deciziv dje në fitoren e madhe të Liverpulit.

Postuar: 23/09/2018 - 07:49

Java e 5-të e Kategorisë Superiore kulmoi dje në mbrëmje me kryendeshjen e kësaj xhiroje, atë mid

Postuar: 23/09/2018 - 07:46

Mundja është një prej sporteve me taban në Shqipëri, një sport me traditë, me arritje dhe natyris

Postuar: 22/09/2018 - 18:55

Sot u zhvilluan disa nga ndeshjet e javës së gjashtë në kuadër të Premierligës angleze, ku Liverp

Postuar: 22/09/2018 - 18:08

Pas problemeve shëndetësore, trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson të cilin R

Postuar: 22/09/2018 - 17:45

 Parma udhëheq ndaj Cagliarit me rezultatin 2-0.

Postuar: 22/09/2018 - 17:23

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish portierit Armir Grima,