BREAKING NEWS

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela paralajmëron lëvizjen që do të luftojë korrupsionin politik në nivele të larta: Do jetë fundi i...

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela
x

Sport

Galiani komenton Milanin: Është klub i madh, nuk është për lojtarë të vegjël

Galiani komenton Milanin: Është klub i madh, nuk është

Trajneri Karlo Ançeloti po kalon momente të vështira tek Napoli, megjithëse dje presidenti Aurelio De Laurentis i dha atij votëbesim, duke e konfirmuar në krye të napolitanëve. E megjithatë pozitat e Ançelotit janë të lëkundura, pasi as loja e as rezultatet e Napolit nuk kanë qenë bindëse. Më mirë se kudo tjetër Ançeloti ka bërë në krye të Milanit, skuadër me të cilën luajti 5 vjet dhe e drejtoi për 8 vjet të tjera, duke njohur suksese të mëdha, midis të cilave tri finale të UEFA Champions League si dhe dy trofe të këtij aktiviteti. Madje me Milanin janë shkruar faqe të ndritura pasi atje edhe drejtuesit kishin harmoni me stafin teknik dhe për këtë flet një “ish”, i cili ka kujtuar kohët e lavdishme që nga Saki e deri tek Alegri, duke ngritur në “qiell” stafin teknik e veçanërisht trajnerët e suksesshëm kuqezi. Kështu, ish-drejtori i Milanit, Adriano Galiani është rikthyer të flasë për kuqezinjtë. Tashmë, është në krye të Monzës së bashku me Berluskonin, por nuk mund të rri indiferent ndaj “Djallit”. Galiani shprehet se Milani nuk është për të gjithë. Ndërsa, shprehet se është i lidhur me Alegrin si trajner, por dashuritë e tij mbeten Saki dhe Ançeloti. “ Milani nuk është për të gjithë. Të luash në “San Siro” kërkon eksperiencë. Lojtarët që vijnë nga klube të vogla, kanë vështirësi. Trajneri i zemrës? Jam shumë i lidhur me Alegrin. Mbi atë nuk u gabova. Që te Kaljari tregoi personalitet dhe që ishte i duhuri për Milanin. Dëgjohemi shpesh, edhe tre apo katër herë në javë. Saki? Arrigo është dashuri. Ançeloti? Dashuria. Pesë vite si lojtar dhe tetë si trajner”, u shpreh Galiani.

Ançeloti mund të kthehet tek PSG, e rivalizon edhe Alegri

Ndërkohë që Galiani i thur elozhe, trajneri i Napolit, Karlo Ançeloti, mund të kthehet te Paris Saint Germain verën e ardhshme. Humbja e fundit në ligë dhe raportet jo të mira në mes të Ançelotit dhe lojtarëve, kanë bërë që e ardhmja e trajnerit të vihet në diskutim te Napoli. Madje, sipas mediave italiane, Ançeloti mund të shkarkohet nga posti i trajnerit. Ançeloti mund të kthehet te parisienët si zëvendësim për Thomas Tuhelin, i cili është i lidhur me një kalim te Bajerni i Mynihut. Trajneri italian ishte pjesë e PSG-së, për 18 muaj, nga janari 2012 deri në qershor 2013, duke fituar titullin e kampionit. Sidoqoftë, De Laurentis e konfirmoi dje Ançelotin në krye të Napolit, duke ua prerë shkurt rrugën atyre që ishin “mprehur” për të vendosur kandidaturën si trajner në krye të napolitanëve. Nga ana tjetër, Saki vijon të jetë një prej më të mirëve që ka trajnuar ndonjëherë, megjithëse i tërhequr tashmë. Kurse Masimiliano Alegri është në pritje për të drejtuar një skuadër të re, teksa ka pasur oferta nga të shumta e besohet midis tyre edhe Paris San Zhermen, e cila pas largimit të Tuhel shpreson të bëjë goditjen e madhe në pankinë. Sidoqoftë, kur ishin tek Milani, secili në kohën e vet, kanë shkruar faqe të mëdha suksesi, por në atë periudhë nuk ishin vetëm trajnerit, por edhe administratori Galiani e president “Kavalieri”, pra Berluskoni. 

Adriatik BALLA