BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x
BREAKING NEWS

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i ka futur duart në informacionet sekrete brenda institucioneve të reja të vetingut

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i
x
BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x

Sport

Gallatasarai barazon me Junajtid e ka një shans kualifikimi, Napoli s'ia del me Realin, Arsenali "tërmet 6 ballë" ndaj Lensit

Gallatasarai barazon me Junajtid e ka një shans kualifikimi,  Napoli

Liga e Kampioneve zhvilloi mbrëmë dulet e fundit të xhiros së pestë të fazës së grupeve, ku u mësuan edhe emra të tjerë ekipesh që do të vijojnë më tej në rrugën drejt trofeut. Padyshim që skuadrat e mëdha e siguruan kalimin e turit e një pjesë madje e kishin siguruar kualifikimin që më parë. Mbrëmë u zgjidhën situatat në grupin A, ku në rrezik ishte Mançester Junajtid. Anglezët u përballën mbrëmë në Stamboll me Gallatasarain, në një duel spektakolar me shumë gola, me të papritura dhe me shumë ankth deri në fund, pasi të dy palët luanin për fatet e kualifikimit. Në fillim shënuan anglezët dy gola të shpejtë me Gamaçon dhe Fernandez në minutat 11-të dhe 18-të, por turqit ngushtuan diferencën në minutën e 29-të me Zijeç. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për Junajtid. Anglezët do të gjenin edhe golin e tretë në minutën e 55-të me anë të MekTominai. U duk se ky gol e "vrau" ndeshjen dhe fitorja po shkonte për ekipin e trajnerit Ten Hag, por nuk ndodhi kështu, Gallatasarai e përmbysi ndeshjen me dy gola të shpejtë, fillimisht me Zijeç në minutën e 62-të dhe më pas me Aktuturkoglu në minutën e 74-t. Deri në fund pati një duel shumë të fortë dhe emocionues, ku të dy palët përpiqeshin të shënonin golin e fitores. Por nuk pati më gol tjetër dhe ndeshja u mbyll në barazim 3-3. Me këtë rezultat Gallatasarai mbetet në vend të dytë me 5 pikë, kurse Junajtid mbetet i katërti me 4 pikë. Grupi mbetet praktikisht i hapur, me Bajernin e kualifikuar, por të tri skuadrat e tjera janë në vallen e kualifikimit. Ndeshja tjetër e grupit, ajo mes Bajernit dhe Kopenhagenit u mbyll në barazim pa gola. Duel vendimtar do të jetë ai mes Kopenhagenit dhe Gallatasarait në duelin e fundit. Në grupin B, PSV Eindhoven përmbysi Seviljen në fushën e kësaj të fundit, nga 2-0 në 2-3, duke marrë një trepikësh me të cilin hedh një hap drejt kualifikimit. Kjo pasi holandezët shkojnë në 8 pikë dhe duelin e fundit luajnë një duel direkt me Lensin, ndaj të cilit i duhet thjesht një pikë. Po në këtë grup, Arsenali u përball me Lensin francez, të cilin e shkatërroi me shifrat e thella 6-0. Një ndeshje mjaft e bukur dje ishte ajo mes Benfikës dhe Interit, ku portugezët po udhëhiqnin 3-0 në pjesën e parë, por italianët barazuan në pjesën e dytë shifrat në 3-3. Rezultatet dhe renditjen e grupeve e jep tabela e mëposhtme

 

Grupi A

Gallatasarai-Mançester Junajtid 3-3

Bajern Mynih-Kopenhagen                          0-0

Renditja: Bajern Mynih 13, Kopenhagen 5, Gallatasarai 5, Mançester Junajtid 4.

 

Grupi B

Sevilja-PSV Eindhoven                    2-3

Arsenal-Lens                                      6-0

Renditja: Arsenal 12, PSV Eindhoven 8, Lens 5, Sevilja 2.

 

Grupi C

Real Madrid-Napoli                         4-2

Braga-Union Berlin                           1-1

Renditja: Real Madrid 15, Napoli 7, Braga 4, Union Berlin 2.

 

Grupi D

Benfika-Inter                                      3-3

Real Sociedad-Salzburg                 0-0

Renditja: Real Sociedad 11, Inter 11, Salzburg 4, Benfika 1.